Në të gjitha fazat e jetës na duhen njerëz të ndryshëm në jetën tonë, përfshirë edhe në vendet e punës. Duke qenë që shumicën e kohës e kalojmë në punë, është mirë që të bëni shoqëri. Me të gjitha momentet stresuese në pozitë, ju duhet diçka për ta lehtësuar dhe kaluar atë. Të pasuri shoqëri përreth është e shëndetshme dhe e bën mjedisin e punës më argëtues.
Por, pavarësisht numrit të madh të përfitimeve nga shoqëria në vendet e punës, janë edhe disa gjëra të tjera që duhet t’i keni parasysh kur krijoni shoqëri në punë.
Rregullat e pashkruara
Shoqëritë e punës janë një mënyrë e mirë për të mësuar aftësi të reja. Mund të jetë shumë përmbushëse, duke e ditur që keni njerëz me të cilët i ndani interesat e njëjta. Disa prej tyre, shkojnë aq larg sa bëhen shoqëri edhe jashtë punës. Nëse kjo nuk menaxhohet mirë, mund t’jua vështirësojë punën dhe t’jua largojë karrierët nga binarët. Prandaj, është e rëndësishme që t’i kuptoni disa rregulla të shoqërisë në punë. Mëposhtë po i sjellim disa rregulla që ju ndihmojnë në këtë drejtim.
Kufijtë
Është në rregull të “chat-oni” me kolegët dhe të diskutoni në lidhje me lojërat e ditës së djeshme. Por, duhet ta dini, se kur ndërveprimet sociale fillojnë të bëhen shkujdesje. Filloni që të bisedoni dhe e shihni që dita pothuajse ka mbaruar, detyrat që i keni pasur nuk janë përfunduar ende, kjo do t’ju çojë në panik. Gjëja më e mirë është që bashkë me miqtë tuaj ta caktoni një kohë, si pauzën e drekës, ose edhe të dilni paspunës për të biseduar për gjëra të ndryshme. Menaxhoni këtë duke i vendosur disa kufij të shëndetshëm. Miqtë mund edhe të mos ju kuptojnë në fillim pse jeni aq strikt, por gjithnjë duhet t’ua bëni me dije pse jeni aty.
Qëllimet e shoqërisë
Duhet ta pyesni veten pse jeni shoqëruar me ta dhe çfarë vlerash po ju shtojnë? Duhet t’i identifikoni nevojat e shoqërisë suaj dhe vlerat që i shkëmbeni. Shembull, mund të jetë që ata ju sfidojnë që të dilni nga zona e rehatisë tuaj dhe mendësia pozitive që keni i bën që t’u ngritet morali. Mos u shoqëroni me dikë që ju përdor!
Jini gjithëpërfshirës
Gjersa jeni duke punuar në ndonjë projekt, njerëzit e parë me të cilët merreni për bashkëpunim janë shokët tuaj të zyrës. Është e kuptueshme që të dëshironi të punoni dhe lidheni me njerëz të cilëve ju besoni. Por, çështja është se duhet të përfshini edhe njerëz të tjerë të cilët mund të japin gjithashtu në projekt. Është gjë e mençur të përfshini edhe kolegë të tjerë. Sepse edhe pse mund të jenë njerëzit e fundit, ata mund të japin ide briliante dhe prespektive të re se si të bëhen gjërat.
Shmangni thashethemet
Ashtu si edhe në shoqëritë e tjera edhe në vendet e punës mund të gjendeni në mes të thashethemeve. Disa punonjës, mund të mendojnë që ju jeni dikush më të cilët mund të fillojnë të flasin parapa shpinës për dikë tjetër. Shokët tuaj mund të flasin më shumë për juve se që e mendoni. Të qenit në grupin e thashethemeve ndikon në besueshmërinë me të tjerët. Askush nuk do t’ju besojë më informata të rëndësishme. Kur të shihni që një bisedë fillon të bëhet negative dhe e parëndësishme, ndaleni menjëherë, përpara se situata t’ju rrëshqasë nga duart. Në fund të fundit, vendi i punës është për të punuar.
Trajtim i barabartë
Në një grup të shoqërisë gjithmonë ndodhë që me dikëtë jeni më të lidhur. Pa e ditur, përfundoni duke e favorizuar atë kundrejt të tjerëtve, dhe kjo e bën dikë tjetër të ndihet i lënë anash. Duke qenë kështu, mund të ndodhë që të krijoni mendim dhe energji negative në atë zyre. Trajtoni secilin aty me respekt dhe kujdes! Jepni hapësirën kohore për të gjithë që t’i ndajnë idetë dhe mendimet! Sapo të veproni kështu do të nxisni produktivietet dhe bashkëpunim. Të gjithë i kanë aftësitë që mund të ndihmojnë që një detyrë të përfundohet.
Mosndarja e gjërave të shumta
Mund ta ndjeni nevojën që të ndani diçka personale, por një ditë atë mund ta përdorin kundër jush. Mos beso shumë lehtë! Njihni kolegët tuaj përpara se të ndani informata personale me ta! Është më e mençur që të flisni për dëshirat, interesat e të tilla të ngjashme. E më e rëndësishmja shmangni ndarjen e detajeve intime!
Reputacioni juaj
Kompania ju ka zgjedhur sepse ka parë potencial te ju. Në fund të ditës, ju duhet të vlerësoheni për atë që po bëni. Arritjet dhe performanca do të bëhet individualisht. Mos lejoni shoqëritë e zyrës t’ju mbulojnë! Duhet të përpiqeni që të qendroni jashtë nga turma, nisur nga puna dhe personaliteti. Bëni më të mirën! /Akademi Pune