5 shprehi që jua shkatërrojnë karrierën

6 Maj '22

5 shprehi që jua shkatërrojnë karrierën
	 	 

Ndërtimi i karrierës është punë e vështirë dhe proces i gjatë. Fillon që nga puna e parë e vazhdon çdo ditë në grumbullimin a përvojave dhe aftësive të reja. Ky rrugëtim vazhdon deri në shkëlqimin tuaj në fushën që keni zgjedhur. Ky duhet të jetë qëllimi i secilit.

E nganjëherë, për dikë gjatë këtij rrugëtimi fillon zvetënimi, për shkak të disa veprimeve qofshin ato me apo pa qëllim. Kështu që Akademi Pune, jua tregon disa veprime të cilat, shumë lehtë mund t’jua prishin karrierën që e keni fillur me shumë mund.

“Harresa” që gjithçka është e lidhur

Edhe në vendet e punës ekziston rregulli që “unë e njoh dikë që, e njeh dikë jetër, që të njeh ty”. Në fakt rrethi mund të jetë edhe më i ngushtë, varësisht nga fusha në të cilën veproni, kështu që fjalët e marrin dhenë. Bërja e gjërave të pamenduara mire, duke u nisur nga ajo që ndoshta nuk del jashtë zyres nuk është veprimi më i duhur. Kjo do të thotë përgojimi i kolegëve dhe shefave, dërgimi i emaileve pa turp, lënia e punës pa paralëjmërim, ose edhe trajtimi jo i duhur i klientëve.

Këto janë disa nga gjërat që nëse i keni bërë në të kaluarën do t’ju ndjekin edhe në të ardhmen, prandaj kini kujdes!

Nuk kujdeseni se si e prezantoni veten

Prezentimi i vetes është gjithçka, si drejtpërdrejt me dikë ashtu edhe online. Një herë nëse e keni dreqosur punën, do ta keni të vështirë ta rregulloni reputacionin, e imazhin që e keni ndërtuar do t’ju ndjek gjatë.

Në këtë vijë duhet të kujdeseni edhe për praninë në rrjetet sociale. Po, është hapësira personale në ato platforma që ju lejojnë ta shprehni veten, por duhet të mendoni se çfarë do të tregoni dhe se si ato gjëra do të shihen nga të tjerët.

Prezantimi i vetes ka rëndësi edhe te kolegët në punë. Askush nuk dëshiron të punojë me persona që janë të çrregullt. E nëse do të largoheni nga një punë duke lënë këtë përshtypje, përgatituni të keni vështirësi në marrjen e ofertave të tjera të punës.

Rezistenca për të mos ndryshuar

A jeni dikush që keni frikë nga ndryshimet? Atëherë, me shumë mundësi që do të përballeni me stagnime në karrierë, të cilat do t’jua shkatërrojnë atë. Punëdhënësit në ditët e sotme duan të ndryshojën strategji e të vazhdojnë me gjëra të reja, rrjedhimisht duan të kenë edhe punonjës që i përshtaten këtyre ndryshimeve.

Vazhdoni të kërkoni aftësi të reja, të grumbulloni njohuri, të kërkoni të merrni projekte të cilat nuk e keni pasur më parë, të jepni ide të reja etj. Madje edhe CV-së duhet t’ia jepni një frymë të re.

Sjellja e jetës personale në zyre

Shumë njerëz i kontrollojnë vazhdimisht telefonat e tyre dhe rrjetet sociale, në mënyrë që të jenë vazhdimisht në rrjedhë të gjërave. Por, shpenzimi madh i kohës se punës në rrjete sociale, bën që shumë lehtë shefi t’ju këtë në sy të keq.

Në të njëjtën rrjedhë, nëse e lejoni edhe jetën personale t’ju ndikojë në përqendrimin në punë dhe mungesa në punë, atëherë mundësi të largoheni nga puna është shumë e madhe. Edhe punëdhënësit e tjerë do të ngurrojnë t’ju marrin në punë, nga frika e përsëritjeve.

Mungesa e arritjes së pritshmërive

Nëse dikujt i thoni që do të tregoni rezultate në një mënyrë të veçantë, në mënyrë specifike, në një kohë të caktuar, atëherë ai do t’i presë ato rezultate që i keni premtuar. Mund të jetë e lehtë që të premtoni, sidomos kur e keni që punoni shumë dhe jeni në gjendje t’i mbërrini të gjitha ato që i keni thënë, por nëse një herë dështoni besimi në sytë e bashkëbiseduesit do të fillojë të bjerë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC