Kreativiteti dhe mungesa e thashethemeve janë çelësi i një vendi të lumtur pune

10 Shtator '24

Kreativiteti dhe mungesa e thashethemeve janë çelësi i një vendi të lumtur pune
	 	 

Sipas një sondazhi, vlerësimi i punonjësve më shumë se fitimi, besimi për të bërë punën dhe mos marrja me thashethemet janë ndër përbërësit kryesorë për një vend pune të lumtur.

Një ekzaminim i kulturës së vendit të punës eksploroi qëndrimin e të punësuarve ndaj mjedisit të tyre të punës dhe identifikoi se çfarë e bën atë pozitiv.

Hapësira për të qenë kreativ ishte veçanërisht e rëndësishme për të anketuarit, siç ishte koha për të reflektuar mbi gjërat dhe për të pasur një shef që është i afërt.

Tutje ata u shprehen se një vend pune i cili fuqizon të gjithë anëtarët e stafit për të bërë një ndryshim - pavarësisht se cili është roli i tyre, gjithashtu ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të lumtur.

Aty u theksua se udhëheqja e duhur dhe kolegët punëtorë gjithashtu ishin përbërës jetik për një vend pune pozitiv.

Perkbox, një kompani që u ofron punëdhënësve shërbime për mirëqenien e punëtorëve bëri një studim me mbi 2000 e të rriturve të punësuar për të eksploruar kulturën e vendit të punës.

Saurav Chopra, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i Perkbox, tha: “Siç tregon hulumtimi ynë, ne po bëjmë hapa të qartë kur bëhet fjalë për ndërgjegjen rreth krijimit të kulturave të shkëlqyera në vendin e punës në MB.

"Kultura zbulon shumë për një vend pune edhe pse përfshihen sektorë të ndryshëm që kanë kultura shumë të ndryshme në vendin e punës”.

Studimi zbuloi gjithashtu se gjashtë në 10 punëtorë ishin të kënaqur me nivelet e përpjekjeve që punëdhënësit e tyre bënë për ta bërë mjedisin e tyre të punës pozitiv.

Dhe gjysma menduan se punëdhënësit e tyre kishin formuar një kulturë pozitive jashtë përditshmërisë duke organizuar aktivitete të rregullta larg vendit të punës. Megjithatë, 72 për qind thanë se besonin se ishte përgjegjësi e gjithë fuqisë punëtore të krijonte një kulturë pozitive dhe jo vetëm e menaxhmentit.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 70 për qind e të rriturve të punësuar në të vërtetë prisnin me padurim të shkonin në punë në vend që t'i frikësoheshin.

Tre të katërtat e konsideruan rolin e tyre si shpërblyes dhe 82 për qind e shijonin punën e tyre, ndërsa pothuajse dy të tretat besonin se punonin në një mjedis të lumtur dhe mbështetës.

Për 77 për qind, kjo mund të jetë pjesërisht për shkak se shefat e tyre i inkurajuan pozitivisht që të performojnë në një nivel të lartë. Tre të katërtat thanë se "duhet të punojnë shumë" në punën e tyre - por 52 për qind besojnë se mirënjohja që morën për këtë e bëri të gjithë përpjekjen e vlefshme.

Sondazhi i Perkbox i kryer përmes OnePoll zbuloi gjithashtu se shtatë në 10 e konsideronin vendin e tyre të punës si pranues dhe tolerant – që do të thotë të hapur ndaj qasjeve dhe këndvështrimeve të ndryshme.

Fjalë të tjera për të përshkruar kulturën e vendit të punës në mesin e të anketuarve përfshijnë "mirëseardhje" (27 përqind), "bashkëpunues" (24 përqind), "i drejtuar nga qëllimet" (13 përqind) dhe "i ndërgjegjshëm ndaj rrezikut» (11 përqind)./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC