Hulumtimi dhe studimi që ka bërë Goldman Sachs ka dalë me të dhëna shokuese sa i përket ndikimit të inteligjencës artificiale në aspektin e punës. Ky studim tregon se zbulimet e fundit në inteligjencën artificiale mund të çojnë në automatizimin e një të katërtës së punës në SHBA dhe eurozonë.
Banka e investimeve tha të hënën se sistemet "gjeneruese" të IA si ChatGPT, të cilat mund të krijojnë përmbajtje gati se të padallueshme nga performanca njerëzore kanë ndikuar në këtë.
Sipas artikullit të Joseph Briggs dhe Devesh Kodnani nëse teknologjia do të përmbushte premtimin e saj, ajo do të sjell gjithashtu "përçarje të konsiderueshme" në tregun e punës dhe do të ekspozonte ndaj automatizimit ekuivalentin e 300 milionë punëtorëve që punojnë me orar të plotë në ekonomitë kryesore, sipas. Avokatët dhe stafi administrativ janë më të rrezikuarit për tu shkarkuar.
Ata llogaritën se rreth dy të tretat e vendeve të punës në SHBA dhe Evropë përjetojnë njëfarë niveli të automatizimit të inteligjencës artificiale, bazuar në të dhënat mbi detyrat që kryhen zakonisht në mijëra vende pune.
Shumica e njerëzve do të shihnin se më pak se gjysmën e ngarkesës së tyre do të shndërrohet në punë të automatizuar dhe megjithatë ata mund të vazhdojnë angazhimet e tyre vetëm se duke u ndier më të liruar që pjesën e kohës së mbetur ta kalojnë me aktivitete më produktive.
Sipas autorëve të lartcekur në SHBA, kjo do të zbatohet për 63 për qind të fuqisë punëtore. Pjesa tjetër, rreth 30 për qind do të mbeten e tjerë që punojnë fizikisht ose jashtë nuk do të preken, megjithëse puna e tyre mund të jetë e cenueshme ndaj formave të tjera të automatizimit.
Rreth 7 për qind e punëtorëve amerikanë kanë punë në pozita ku të paktën gjysma e detyrave të tyre mund të kryhen nga Inteligjenca Artificiale dhe janë të cenueshëm ndaj zëvendësimit.
Goldman tha se hulumtimi i tij tregoi për një ndikim të ngjashëm në Evropë. Puna manuale që përbën pjesën më të madhe të punësimit në botën në zhvillim, rreth një e pesta e punës globalisht mund të bëhet nga IA - ose rreth 300 milionë vende pune me orar të plotë në ekonomitë kryesore.
Vlerësimet e Goldman-it për ndikimin janë më konservatore sesa disa studime akademike që konsideruan ndikimin e një game më të gjerë teknologjish të lidhura.
Një punim i botuar javën e kaluar nga OpenAI, krijuesi i GPT-4, zbuloi se 80 për qind e fuqisë punëtore në SHBA mund të shihte të paktën 10 për qind të punëve të tyre të kryera nga Inteligjenca Artificiale.
Vlerësimet e Goldman bazohen në një analizë të të dhënave amerikane dhe evropiane mbi detyrat që kryhen zakonisht në mijëra punë të ndryshme. Studiuesit supozuan se Inteligjenca Artificiale do të ishte në gjendje të kryente detyra të tilla si plotësimi i deklaratave tatimore për një biznes të vogël; vlerësimi i një dëmi kompleks sigurimi; ose të dokumentoj rezultatet e një hetimi në vendin e ngjarjes.
Parashikimet nuk përfshijnë që IA do të përdorej për detyra më të ndjeshme si marrja e një vendimi gjyqësor, kontrolli i statusit të pacientit në kujdesi intensiv ose studimi i ligjeve ndërkombëtare të taksave./ AkademiPune