Kimia është fushë studimi i elementeve dhe komponimeve dhe se si elementet ndërveprojnë me mjediset e ndryshme. Kimia është ndihmë e madhe për shumë fusha të tjera të rëndësishme. Nëse jeni të interesuar për këtë fushë, mbase jeni duke e pyetur se çfarë saktësisht mund të bëni nëse e studioni kiminë. Në këtë artikull, Akademi Pune do t’i rendis disa nga punët që mund t’i bëni nëse keni diplomë në kimi dhe çfarë kualifikimesh të tjera nevojiten.
Shkencëtar i bujqësisë
Një shkencëtar i bujqësisë ose teknik i ushqimit, punon me bujq dhe kompani bujqësore për të mbledhur prodhime bujqësore dhe prodhimet blegtorale. Ata i bëjnë hulumtimet themelore rreth këtyre elementeve bujqësore dhe hapësirave bujqësore, pastaj i publikojnë gjetjet e tyre dhe bëjnë rekomandime, se si të rritet siguria e ushqimeve bujqësore. Ata i përdorin njohuritë e tyre në kimi për t’i analizuar kemikatet përbërëse.
Teknik kimik
Këta profesionistë punojnë në laboratorë me kimistë. Asisitojnë në hulumtime dhe i ndihmojnë të bëjnë eksperimente. Ata vendosin pajisje, pastrojnë laboratorin, përgatisin kimikate dhe përpilojnë grafikët për raportin përfundimtar. Roli i tyre është të ndihmojnë në aktivitetet e kimistëve dhe inxhinierëve kimik në laborator. Përgjegjësitë e tyre të nivelit fillestar mund të plotësojnë dhe përmirësojnë mësimin e një programi bachelor ose master në kimi, degë të kimisë ose inxhinieri kimike.
Kimisti mjekoligjor
Kimistët mjeko-ligjorë punojnë në zbatimin e ligjit, duke analizuar provat e gjetura në skenat e krimit. Ata zakonisht ekzaminojnë provat jobiologjike për t'i përshtatur ato me substancat e njohura. Për shembull, i testojnë papastërtitë ose gjejnë lëngje për të dhënë informacion në lidhje me një skenë krimi. Zakonisht punojnë në laboratorë dhe kryejnë teste në mostrat që i mbledhin anëtarët e tjerë të zbatimit të ligjit që janë në vendin e krimit. Kimistët mjeko-ligjorë ndjekin politika strikte për të siguruar që mostrat janë të sakta. Projektet e tyre shpesh janë të ndjeshme ndaj kohës, kështu që ato kërkojnë aftësi për të kryer shumë detyra dhe prioritare.
Studues i mjedisit
Një shkencëtar mjedisor monitoron shëndetin dhe elementët e tokës, ujit dhe veçorive të tjera mjedisore. Ata gjithashtu punojnë për të parandaluar ndryshimet klimatike dhe për të zvogëluar efektet e dëmshme të aktiviteteve njerëzore në mjedis. Punojnë mes një ekosistemi, duke mbledhur mostra dhe duke bërë vëzhgime. Shkencëtarët e mjedisit punojnë gjithashtu në laboratorë, duke përdorur pajisje laboratorike për të vlerësuar mostrat, për të ngritur kërkime dhe për të bërë vëzhgime. Shkencëtarët e mjedisit punojnë për institucione akademike, organizata qeveritare, biznese konsulente, jofitimprurëse, korporata etj.
Profesor i kimisë
Porfesorët e kimisë punojnë në shkollë fillore, të mesme ose nivele universitare dhe ua mësojnë kiminë nxënësve apo studentëve të tyre. Shumë teste të standardizuara përfshijnë pyetje të kimisë, kështu që është thelbësore që studentët të kenë një kuptim bazë të parimeve të kimisë. Ky ekspozim i hershëm ndaj studimit të kimisë mund të ndikojë në dëshirën e studentëve për të mësuar më shumë dhe ndoshta për të ndjekur kiminë si një fushë karriere të tyre. Këta mësues zhvillojnë plane mësimore, japin mësime, dhe ofrojnë udhëzime personale për studentët e tyre.
Biokimist
Një biokimist është një profesionist që studion proceset kimike të gjallesave. Hulumtimi i tyre përfshin teori kimike dhe biologjike dhe fokusohet në zhvillimin e qelizave, rritjen, trashëgiminë dhe sëmundjet. Shumica e biokimistëve janë akademikë, që do të thotë se ata punojnë me ose për universitete dhe institucione akademike që financojnë kërkimin e tyre. Në varësi të projektit, ata zhvillojnë projekte kërkimore, aplikojnë për grante dhe kryejnë eksperimente në ekipe të biokimistëve të tjerë ose fusha të tjera shkencore. I publikojnë gjetjet e tyre dhe ofrojnë rishikime nga kolegët e kërkimeve të mëtejshme në fushën e tyre.
Inxhinier kimik
Inxhinierët kimikë i vlerësojnë metodat e kthimit të kimikateve në produkte të tregtueshme dhe të përdorshme. Ata ndihmojnë në krijimin e produkteve për industri të ndryshme, si produkte pastrimi, ngjyra veshjesh, plehra dhe petrokimikate. Duke përdorur të kuptuarit e tyre për kiminë dhe nevojat e tregut, ata analizojnë produktet për të siguruar metoda efikase të prodhimit. Zakonisht punojnë në departamentin e kërkimit dhe zhvillimit ose prodhimit të një kompanie të prodhimit kimik, të tilla si një kompani prodhuese farmaceutike ose plastike. Inxhinierët kimikë gjithashtu sigurojnë që i gjithë transporti dhe trajtimi i kimikateve të jenë të sigurta dhe brenda rregulloreve.
Toksikologjist
Toksikologu është një profesionist që studion efektin e kimikateve te njerëzit dhe kafshët. Toksikologët testojnë faktorët mjedisorë, të tillë si niveli i materialit toksik në produkte specifike ose burime uji. Ata gjithashtu ofrojnë rekomandime për produkte të sigurta nga toksinat ose mënyra për të minimizuar toksinat në mjedis. Ata mund të mbledhin mostra, t'i analizojnë ato në laboratorë, të nxjerrin përfundime dhe të shkruajnë raporte për gjetjet e tyre.
Farmakologjist
Farmakologu është përgjegjës për zhvillimin e barnave të reja për kompanitë farmaceutike. Ata që merren me këtë fushë i hulumtojnë efektet e kimikateve në pjesë dhe sisteme të trupit, të tilla si sistemi i qarkullimit të gjakut, riprodhimi ose sistemi limfatik. Farmakologët mund të punojnë në një mjedis klinik me pacientë dhe t’i monitorojnë efektet e barnave të reja në provat klinike. Gjithashtu mund të punojnë në një mjedis laboratorik eksperimental dhe të fokusohen në krijimin dhe testimin e medikamenteve të reja. /Akademi Pune