Gjirafa është një nga kompanitë e teknologjisë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore. Si në staf i cili punën e ka të orientuar kah përmbushjen e pritshmërive të klientëve, Greta Kamberi e cila është udhëheqëse e departamentit “Kultura dhe Njerëzit”, ka treguar në “Power to HR” për rritjen e kompanisë, sfidat me pandeminë dhe ristrukturimin gjatë kësaj kohe. Vetëm gjatë kohës së pandemisë se koronavirusit, “Gjirafa” është zgjeruar me 100 punonjës të ri.
Gjirafa është një kompani e teknologjisë informative që operon në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut dhe në Pragë. Greta ka treguar se rritje e Gjirafës po shkon me hapa të shpejt, po aq sa teknologjia.
“Si pjesë e teknologjisë, rritja po shkon në hapat e rritjes së teknologjisë. Ka qenë një rritje jashtëzakonisht e madhe sidomos në dy vjet e fundit kemi pasur ma shumë se 130% rritje më fuqinë punëtore apo në staf”, ka treguar ajo.
Kultura dhe kompania – dy shtylla drejt suksesit
Greta ka thënë që gjatë kohës së pandemisë si kompani u gjenden në një situatë të re ku duhej përshtatur me rrethanat. Por, sipas saj kjo periudhë i ka sfiduar edhe më shumë profesionalisht se si të udhëheqin proceset e burimeve njerëzore. Ajo kësaj fushe më shumë i referohen si kulturë e kompanisë.
“Ne nuk i quajmë burime njerëzore, ne jemi kultura dhe kompania e që mendojmë që janë dy shtylla kryesore që e bëjnë kompaninë të funksionojë sa më suksesshëm”, ka thënë tutje ajo.
Greta ka treguar për AkademiPune se gjatë kohës së pandemisë janë rritur si staf me punonjës të ri dhe kanë gjeneruar ide të reja. Po ashtu, ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe edhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin në fusha të ndryshme dhe kanë ndjerë njëfarë “solidarizimi” me profesionet e njëri-tjetrit.
“Pandemia të gjithëve na ka ndihmuar se si të adaptohemi në një situatë të re. Jo vetëm “Gjirafa” si kompani, por mendoj që kompanitë në gjithë botën e kanë pasur këtë sfidë. Sa i përket neve, fatmirësisht pjesa e e-commerce është rritur aq shumë. Jemi shumë krenarë me menaxhmentin që gjatë asaj kohe kemi marr një vendim shumë të mirë që pagat, anëtarët e njëjtë të mos ketë lëvizje apo shkëputje të kontratave. Kemi pasur një riorganizim. Gjatë pandemisë përveç rritjes shumë të madhe ku na u janë bashkangjitur mbi 100 anëtarë, kemi filluar ta krijojmë një ide të reja që është edhe “Gjirafa Tech”, ka treguar Greta.
Ajo ka qenë pjesë e mbi 300 pjesëmarrësve në samitin e parë të organizuar për BNj në Kosovë - Power to HR. Këtë organizimin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm dhe si një mundësi të mirë për të ndarë njohuri.
“Një organizim shumë i mirë veçmas për komunitetin e njerëzve që merren me BNj. Ishte shumë i mirë, shumë informues dhe mendoj që patëm hapësirë të ndajmë njohuri dhe mendoj që si samit i parë ishte mjaft i suksesshëm”, ka thënë ajo./ AkademiPune