Një vend i mirë për të punuar nuk krijohet lehtë por kërkon shumë përkushtim. Shumica e drejtuesve të kompanive, duan të krijojnë një kulturë pozitive të punës dhe kombinimi i disa elementeve mund të çojë drejt saj. Kësisoj, punëtorët do të jenë më të motivuar dhe më të përkushtuar.
Përpos kësaj, krijimi i një mjedisi të mirë të punës tërheqë punonjës në masë më të madhe dhe i mban ata gjatë në kompani.
Vlerat dhe misioni i kompanisë
Paga apo përfitimet e tjera, në të shumtën e rasteve janë ndër elementet kryesore që i motivojnë punonjësit. Mirëpo, jo më pak i rëndësishëm është edhe misioni i kompanisë apo vlerat e saj. Misioni dhe vlerat e kompanisë ndikojnë që një individ të marrë vendimin e drejtë ose jo. Kjo ju ndihmon atyre të kuptojnë se ku qëndron kompania dhe se sa mirë ndeshen vlerat e saj me të tyre.
Mundësitë e rritjes / zhvillimit
Një ndër elementet e tjera që shumicën e punëtorëve i bën ta vlerësojnë kompaninë, janë edhe mundësitë e ngritjes në një vend punë. Një gjë e tillë nuk nënkupton gjithmonë rritjen e pagës apo një pozitë pune më të lartë. Punonjësit e vlerësojnë shumë edhe nëse kompania investon në pjesën e trajnimeve, programeve, kurseve të ndryshme, etj. Një gjë e tillë i bën ata të ndjehen më të vlerësuar. Ndër tjera, mundësitë e zhvillimit nuk i kontribuojnë vetëm punëtorëve por edhe punëdhënësve sepse sigurohet një fuqi punëtorë më e kualifikuar dhe gjasat që ata të largohen nga puna janë shumë më të vogla.
Transparenca
Transparenca është shumë shpesh një ndër gjërat kryesore që punonjësit vlerësojnë në një vend pune. Transparenca në vendin e punës ndërton një shtyllë besimi mes punëdhënësit dhe punonjësve. Kur një kompani është transparente, punonjësit do të jenë më të përkushtuar dhe do të ndjehen se punojnë për një kompani me standarde të larta të etikës. Një ndër format më të mira për të përmirësuar transparencën në një vend punë, është duke lehtësuar komunikimin dhe duke e përfshirë të gjithë ekipin në çështje me rëndësi për kompaninë.
Ekipi
Punonjësit duan të gjejnë më shumë kuptim në punën e tyre. Ekipet e mira e ndërtojnë dhe forcojnë njëri-tjetrin. Në mënyrë që të krijojnë një ambient të këndshëm dhe produktiv të punës, shumica e liderëve apo kompanive duan të krijojnë ndjenjën e të punuarit si ekip apo të familjes. Një kulturë e fortë ekipore çon në zgjidhje më kreative të problemeve dhe kënaqësi më të madhe në punë.