Ndryshimi nuk është diçka që kompanitë dhe individët thjesht e mirëpresin. Por nëse mund të mësoni ta përqafoni atë dhe të mësoni ta udhëheqni, do të keni një avantazh të madh në vendin dhe tregun e punës. Në fakt, punëdhënësit sot e konsiderojnë përshtatjen si një aftësi thelbësore në punë.
Edhe kur ndryshimi është pozitiv – nëse kompania juaj po zgjeron dhe punëson anëtarë të rinj në ekip, kjo situate prap mund të shoqërohet nga stresi dhe pasiguria e sipërmarrjes në terrene të reja. Ndërsa, kur një kompani po pëson një ndryshim negativ, siç është dështimi i një produkti të ri, një industri kontraktuese ose pushimet nga puna, stresi tek anëtarët e ekipit është i pranishëm.
Megjithatë, ndryshimi siguron gjithashtu mundësi të mëdha për njerëzit dhe kompanitë që të evoluojnë në mënyra që mund t'i bëjnë ata më të pregatitur. Ai i jep secilit anëtar të një organizate një mundësi që të shfaqin aftësitë e tyre drejtuese dhe të zhvillojnë ide të reja.
Akademi Pune ju njofton me shtatë aftësi udhëheqëse të ndryshimit thelbësor, të cilat është mirë t’i aplikoni.
1. Vetëbesimi
Kur bëhet fjalë për të udhëhequr përmes ndryshimit ose krizës mentaliteti i një lideri ka rëndësi të veçantë. Kjo do të thotë vetëbesim për të ndërmarrë vendime në situata të caktuara kritike. Fundja, ju jeni në rolin tuaj si udhëheqës për një arsye. Prandaj duhet të shfaqni siguri se mund ta trajtoni situatën nëpër të cilën po kalon kompania dhe të gjeni mëtyra për ta motivuar ekipin tuaj.
2. Transparenca
Sigurohuni që njerëzit të informohen sa më shpejt për ndonjë ngjarje të rëndësishme rreth kompanisë në mënyrë që të shmangni keqkuptimet e mëvonshme. Një pjesë thelbësore e komunikimit duhet të jetë përparësia, vendimi për hapat e rradhës që planifikoni t’i ndërmerrni, si dhe caktimi i detyrave që janë top prioritet dhe ku duhet të zhvendoset fokusi.
3. Jeni dëgjues i mirë
Nëse jeni në një pozitë menaxheriale, bëni një kontroll çdo ditë, edhe nëse nuk e keni bërë atë më parë. Provoni një përzierje të takimeve, aplikoni takime joformale dhe formale, orë të hapura zyre ose kohë të caktuar kur njerëzit mund t'ju telefonojnë. Pyetni ekipin tuaj se çfarë mund të bëni për t'i mbështetur? Pastaj dëgjoni përgjigjet e tyre pasi që është me të vërtetë e rëndësishme për njerëzit që kalojnë përmes ndryshimit të përshtaten plotësisht me gjendjen e krijuar.
4. Fokusohuni te zgjidhja dhe jo te problemi
Ndonjëherë gjatë fluksit dhe tranzicionit, ju ndjeheni sikur po përpiqeni të bëni gjithçka dhe të gjitha në të njëjtën kohë. Nëse kompania juaj po kalon nëpër një kohë krize qoftë financiare apo diçka tjetër, duhet të jeni të fokusuar të zgjidhja e jo te problemi. Ju mund të arrini deri te zgjidhja e problemit nëse jeni në komunikim të vazhdueshëm me secilin anëtar të ekipit që ta zbuloni se në cilat fusha ka ngecje dhe nevojë për ndryshim.
5. Delegimi i detyrave
Udhëheqësit që përpiqen të marrin shumë detyra vetë kanë vështirësi t'i përfundojnë detyrat me sukses. Këta udhëheqës shpesh kanë frikë se delegimi i detyrave është një shenjë dobësie, në fakt kjo është një shenjë e një udhëheqësi dhe bashkëpunuesi të duhur.
Si rrjedhojë, duhet të identifikoni aftësitë e secilit prej punonjësve tuaj dhe t'i caktoni detyra secilit punonjës në bazë të aftësive dhe përvojës që kanë. Duke i deleguar detyrat te anëtarët e stafit, mund të përqendroheni në detyra të tjera të rëndësishme. Disa aftësi që posedon një delegues i mirë janë:
6. Tregoni fleksibilitet
Mund të ketë raste kur ka nevojë për ndryshim të ndonjë projekti në vendin e punës. Drejtuesit duhet të jenë fleksibil, duke pranuar çfarëdo ndryshimi që vjen në rrugën e tyre. Punonjësit do të vlerësojnë aftësinë tuaj për të pranuar ndryshime në hapa dhe zgjidhjen krijuese të problemit. Udhëheqësit duhet të jenë të hapur për sugjerime dhe kritika. Nëse stafi juaj është i pakënaqur me mjedisin të zyrës, dëgjoni shqetësimin e tyre dhe tregohuni të hapur për të bërë ndryshime të nevojshme. Punonjësit do të vlerësojnë aftësinë e një udhëheqësi për të pranuar reagime të përshtatshme.
7. Jepni përgjegjësi
Një udhëheqës i mirë jep përgjegjësi si për sukseset ashtu edhe për dështimet e ekipit. Prandaj, duhet të jeni të gatshëm ta pranoni fajin kur diçka nuk shkon siç duhet. Nëse punonjësit tuaj shohin liderin e tyre duke fajësuar të tjerët, ata do të humbasin respektin për atë. Pranoni gabimet dhe dështimet dhe më pas krijoni zgjidhje të qarta për përmirësim./AkademiPune