Si t’i përgjigjeni pyetjes pse po kërkon një punë tjetër?

9 Nëntor '20

Si t’i përgjigjeni pyetjes pse po kërkon një punë tjetër?
	 	 

Kjo pyetje nuk bëhet në intervistën e parë të punës që keni bërë ndonjëherë. Zakonisht ndodhë që kjo të jetë pyetja pasi keni vendosur ta lini një punë, apo edhe kur jeni ende në një marrëdhënie pune, por jeni në kërkim të një tjetre.

Çdo përgjigje e juaja do ta ndihmojë intervistuesin në vendimin që ai do të marrë për punësmin tuaj apo jo. Fjalët që do të përzgjedhësh dhe gjestet që do të bësh, do t’i japin punëdhënësit të kuptojë nëse keni vendosur vetë që të largoheni nga puna, apo jeni pushuar nga ajo. Është e rëndësishme që ta tregoni vetën në mënyrë pozitive, por jo të filloni me gënjeshtra. Ku i dihet, ndoshta intervistuesi është shoku apo shoqja e shefit apo shefes së kaluar.

Jini të sinqertë

Nuk është e nevojshme që ta tregoni të gjithë të vërtetën. Vetëm është mirë që të përqëndroheni në arsyen e vërtetë që po largoheni, apo jeni larguar. Për shembull, mund të thoni që nuk ishit të kënaqur me hapësirën, që ju ofrohej për mundësi të reja. Filloni duke përshkruar disa nga arritjet që keni pasur atje, por me pas shpjegoni që ju janë bllokuar rrugët që të arrini edhe më shumë. Do të kishit pikë bonues gjatë intervistës, në rast së dini sesi ta lidhni përgjigjen, se pse mendoni që puna në të cilën keni aplikuar mund të të sjell mundësi të reja, që përkojnë me interesat tuaja.

Shembull: Erdhi një kohë që u mërzita me punën dhe kërkoja më shumë sfida. Unë dua të jem punonjës i përgjegjshëm dhe nuk doja që pakënaqësia ime të kishte ndikim në punën që bëja për punëdhënësin tim.

Përgjigje e duhur sepse:  Ky kandidat nuk tha asgjë të keqe për ish punëdhënësin e tij. Ai e hedh veten në një dritë pozitive duke thënë se pakënaqësia që kishte ndjerë në punën e mëparshme nuk kishte dashur të ndikojë tek ish punëdhënësin.

Përgatitni përgjigjet paraprakisht

Përgatitni një përgjigje të shkurtër para se të shkoni në intervistë, kjo do ju ndihmojë të përgjigjeni pa ngecur në kohën sa jeni duke folur. Përgjigja mund të jetë e shkurtër, por të jetë e sinqertë dhe duke lënë anash detaje personale.

Shmangni negativitetin

Mos flisni keq për menaxherët, kolegët apo kompaninë. Mund të flisni në vija të trasha, për gjithë llojin e biznesit në të cilin jeni të përfshirë dhe për atë se nuk jeni të kënaqur. Sigurohuni që të mos jepni përgjgjigje personale, sepse industritë shpesh mund të jenë të vogla dhe ndërmarrësit e kompanive mund të kenë lidhje së bashku.

Praktikoni përgjigjen

Bëni prova për përgjigjet që do të jepni. Të praktikuarit, sidomos para pasqyrës, do të ju ndihmojë që të ndiheni më rehat duke ju përgjigjur kësaj pyetje të vështirë. Pyetja do të jetë edhe më e vështirë në rastet kur ju kanë pushuar nga puna. Kur përballeni me këtë situatë, jepni një përgjigje të shkurtër, të qartë dhe jo emocionale.

Mos përmend pagën

Mos pyesni për pagën në intervistën tuaj të parë, deri kur intervistuesi e hap vetë temën e pagesës.

Mos zgjeroni përgjigjen tuaj të përgatitur

Tentoni që të mos e zgjeroni përgjigjen që e keni përgatitur më parë. Kur flisni më shumë, padashje mund të përfshini gjëra që nuk do të jenë të këndshme për asnjërën palë./Akademi Pune

            Këshilla të shkurtëra:

  • Balanconi përgjigjen; Mos flisni keq për ish punëdhënësin, por tregoni pritshmëritë tuaja!
  • Mundohuni të lidhni punën për të cilën po intervistoheni me kualifikimet tuaja dhe faktin se për çfarë arsye mendoni që do të përshtatej me aftësitë tuaja!
  • Intervistuesi dëshiron që ta dijë arsyen kryesore pse dëshironi që ta ndërroni punën, jo detaje personale!
  • Përgatitni një përgjigje të shkurtër dhe të goditur!
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC