Si ta kuptoni nëse është koha për punonjës të rinj?

18 Maj '20

Si ta kuptoni nëse është koha për punonjës të rinj?
	 	 

Për shumë pronarë të bizneseve, ideja e punësimit krijon imazhe të një jete më të lehtë. Do të keni më shumë kohë dhe më pak stres. Punët nuk do të ngecin dhe më në fund do të jeni në gjendje të rritni biznesin tuaj. Shumë pronarë të bizneseve kanë përvoja të ndryshme kur sjellin stafin dhe mund të mos përfundojnë të kënaqur.

Në fakt, një nga ankesat më të mëdha që kanë pronarët e bizneseve të vogla, janë vështirësitë për punësimin dhe marrëdhëniet me punonjësit.

Punëdhënësit mund ta gjejnë arsyen duke shqyrtuar dy gjëra të rëndësishme, të cilat janë përgatitja dhe koha. Nëse i shqyrtoni këto dy pika si duhet, atëherë do të rriten edhe gjasat për të punësuar njerëz të duhur që do të jenë pranë jush në arritjen e objektivave që keni. Pra, para se të vendosni të punësoni njerëz të rinj, lexoni këta hapa për t'u siguruar nëse jeni të gatshëm.

Analizoni mirë situatën në të cilën ndodheni

Është me të vërtetë e rëndësishme që ta  pyesni veten pse doni të punësoni dike? Jo çdo biznes me patjetër duhet të ketë një ekip të madh. Ju mund të keni presion për të rritur biznesin tuaj nga miqtë, familja, ose shoqëria në përgjithësi, por ju personalisht i njihni nevojat që përputhen me qëllimet e biznesit tuaj.

Para se të vendosni për rritjen e stafit, rishikoni nëse keni nevojë për përmirësime dhe nëse rritja e stafit do t'ju ndihmonte në arritjen më të shpejtë të qëllimeve që keni.

Cili do të jetë ndikimi nga punësimet e reja?

Sjellja e anëtarëve të rinj në ekip është mjaft e rëndësishme, mirëpo fillimisht ju duhet të merrni parasysh peshën dhe ndikimin afatgjatë të këtij vendimi. Punësimi dhe trajnimi i dikujt për të qenë pjesë prodhuese e biznesit tuaj kërkon shumë kohë, energji, durim si dhe mjete të mjaftueshme financuese. Prandaj, ju si punëdhënës duhet t’i parashihni të gjitha këto situata me të cilat do të ballafaqoheni.

Më e rëndësishmja, të punësosh dikë do të thotë se ata po shfaqin dëshirë dhe gatishmëri të jenë pjesë e ekipit tuaj. Ata do të kërkojnë stabilitet, burime për të përfunduar punën dhe mundësi për ngritje në karrierë. Nëse tashmë kanë pranuar të punonjë bashkë me ju do të thotë që ata me siguri po heqin dorë nga oferta tjera për punë që mund të kenë.

Prandaj është përgjegjësi nëse jeni pronar i ndonjë biznesi kur punësoni dikë, pasi duhet përkushtim për t’i ndihmuar ata të zhvillohen. Pastaj, ky përkushtim i juaji padyshim se do t’ju kthehet me punë dhe mirëbesim nga ana e tyre.

Vlerësoni nevojat tuaja

Kur bëhet fjalë për të sjellë një person të ri, së pari do të duhet të keni një ide shumë të mirë se çfarë detyrash dëshironi të kryej ai person. Për ta bërë këtë, së pari duhet të keni një ide rreth kërkesave aktuale të tregut, se ku keni nevojë për përmirësime dhe si punonjësi i ri do t'ju ndihmoj në përmbushjen e këtyre kërkesave.

A jeni të gatshëm financiarisht?

Ka shumë rëndësi të siguroheni nëse jeni financiarisht të gatshëm për të sjellë punonjës të ri. Ju nuk duhet të bazoheni vetëm në pagën që ia jepni punonjësit dhe ta shihni këtë si shpenzim të vetëm, pasi përveç pagës, punonjësit do të kenë nevojë edhe për trajnime të ndryshme në mënyrë që produktiviteti i tyre të rritet në punë.

Ju gjithashtu duhet të shikoni përtej asaj që tregojnë tani financat tuaja dhe të siguroheni që do të ketë punë të qëndrueshme edhe në të ardhmen. Punësimi  i më shumë personave do t'ju lejojë të zgjeroni kapacitetet, por duhet të ekzistojë një plan se cila është mënyra e duhur që kjo të funksionojë./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC