Pse kompanitë i fshijnë dhe i publikojnë përsëri konkurset e punës?

7 Maj '21

Pse kompanitë i fshijnë dhe i publikojnë përsëri konkurset e punës?
	 	 

Ju e keni parë një konkurs për pune të publikuar prej njërës nga kompanitë, keni aplikuar, por ndodhë që pas disa kohësh ta shihni atë përsëri. Kjo zakonisht i bën kuriozë jo vetëm aplikantët por edhe ata të cilët nuk kanë aplikuar, por e kanë parë atë postim të punës. Ndodhë që dikush fillon të mendojë negativisht për atë kompani pas kësaj, por janë disa aryse që “i detyron” ata që ta bëjnë këtë.

Arsyet që i bën punëdhënësit t’i ripostojnë konkruset e punës

Kërkojnë më shumë kandidatë të kualifikuar: Pasi që kanë intervistuar një numër kandidatësh, rekruterët mund ta kuptojnë që ato përvoja dhe shkathtësi që i kanë kërkuar te kandidatët nuk i kanë gjetur ende. Kështu që ripublikimi iu ndihmon që të gjejnë atë që po e kërkojnë.

Mbajtja e një statusi të mundësisë së barabartë të punësimit: Rekruterët që janë punëdhënës për mundësi të barabarta të punësimit zakonisht duhet të sigurohet që u japin të gjithë kandidatëve një mundësi, duke hapur rolin e tyre për një gamë të gjerë të kandidatëve.

Kërkimi i një game më të gjerë të kandidatëve: Pasja e një numri të madh të kandidatëve ndihmon në rritjen e mundësive të punëdhënësve për gjetjen e punonjësve më të kualifikuar, që mund të jetë një përshtatje e mirë për pozitën. Nëse ata nuk kanë kandidatë të mjaftueshëm që aplikojnë për atë vend pune, mund ta ripostojnë atë rregullisht për t'u siguruar që ajo të shihet nga sa më shumë kandidatë.

Punësimi i më shumë se një personi për këtë punë: Disa tituj pune përmbajnë aq shumë përgjegjësi dhe detyra sa punëdhënësit mund të kuptojnë se duhet të punësojnë më shumë se një person për të përfunduar me sukses të gjitha detyrat e punës në kohën e duhur. Ata mund të ripostojnë rolin disa herë për të gjetur të gjithë punonjësit që u duhen për të plotësuar pozicionin.

Realizimi i listës origjinale të punës është gati të skadojë: Mund të ketë momente kur punëdhënësit e tyre e shohim që konkursi i tyre po skadon, por nuk kanë marrë ende ndonjë kërkesë që ia vlenë. Kjo i shtyn ata që t’i plotësojnë listat origjinale dhe t’i rifreskojnë përgjegjësitë, përfitimet, ose elemente të tjera në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të tërheqin një numër më të madh të kandidatëve.

Personi që e kanë punësuar nuk e ka pëlqyer punën: Mund të ndodhë që punonjësi të cilin kompani e ka punësuar për atë pozitë të mos e ketë pëlqyer punën dhe është larguar që në javën e parë. Kështu që ata janë detyruar që përsëri ta hapun atë vend të punës. /Akademi Pune

Lexo edhe: A duhet kandidatët të riaplikojnë për një punë që është ripublikuar?

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC