7 gjëra që mund t’i negocioni në ofertë të punës

2 Shkurt '22

7 gjëra që mund t’i negocioni në ofertë të punës
	 	 

Shumë kandidatë, sidomos fillestarët nuk janë në dijeni që edhe ata mund ta shqyrtojnë një vend pune dhe të bëjnë negociata për çështje të caktuara. Ata mendojnë që paga është gjëja e vetme për të cilën mund të negociojnë, por edhe për këtë kanë dyshime. Epo, tashmë është koha që t’i dini të gjitha gjërat e tjera për të cilat mund të bisedoni me shefin.

Gjetja e një kandidati të denjë e të kualifikuar për rekrutuesin është punë e mundishme, prandaj nëse ju gjejnë nuk do të dëshironin t’ju humbasin edhe aq lehtë. Kjo i nxitë ata për të punuar me kushtet tuaja. Pra, ky është shansi juaj për të negociuar kushtet e ofertës së punës, si dhe disa përfitime të rëndësishme për ju.

1.    Paga

Kur negocioni për pagën, synoni për një shumë që mendoni se pasqyron aftësitë dhe vlerën që sillni në tryezë. Kthehuni te punëdhënësi duke deklaruar se keni disa shqetësime në lidhje me pagën edhe pse vërtet do të dëshironit ta pranoni punën! Arsyetoni shqetësimin tuaj me informacione të verifikueshme dhe të besueshme mbi tarifat aktuale të tregut për kandidatët me aftësitë ose titullin tuaj! Këtë mund ta bëni duke lundruar nëpër aplikacione që ndihmojnë në llogaritjen e pagës në një treg, p.sh. Rroga.com.

2.    Vendi i punës

Sot më shumë se kurrë kompanitë po punojnë në mirëqenien e punonjësve të tyre. Nëse jetoni në një qytet larg nga vendi ku po pretendoni të punoni, flisni me shefin se çfarë mund të bëjë ai, derisa të gjeni një vend të përshtatshëm për t’u vendosur.

Vendin mund ta negocioni edhe nëse për shkak të shëndetit ndiheni të rrezikuar dhe keni nevojë të mbroheni më shumë. Mund t’i kërkoni punëdhënësit t’ua mundësojë të punoni nga shtëpia për disa ditë e, disa të tjera kur është e nevojshme të punoni nga zyra. Frekuenca mund të varet nga nevojat tuaja.

3.    Orë fleksibile të punës

Kompanitë po punojnë edhe në një drejtim tjetër: Baraspesha jetë – punë e punonjësve të tyre. Pyesni punëdhënësin nëse mund t’jua mundësojë që ta krijojni një orar duke e mbajtur specifik numrin e orëve të punës! Mund të dëshironi të largoheni për të mbajtur mësim ose për t’i marrë fëmijët nga shkolla. Gjithashtu mund të kërkoni që të filloni ditën tuaj të punës pak më vonë dhe të qëndroni pak më vonë në punë. Për sa kohë që jeni gati të tregoni se mund t’i kryeni të gjitha detyrat që keni.

4.    Plotësim të pajisjeve

Shumë pozita kërkojnë që punonjësit të përdorin pajisje personale ose të kujdesen për disa shpenzime nga xhepi i tyre. Mund të negocioni që kompania të rimbursojë shpenzimet e telefonit dhe të internetit, veçanërisht nëse do të punoni nga shtëpia me kohë të pjesshme ose të plotë. Shpenzime të tjera që mund të negocioni dhe që kërkohen për të bërë punën përfshijnë laptopët, telefonat celularë, transportin ditor dhe shpenzime të tjera që i bëni me klientët.

5.    Sigurimi shëndetësor

Sigurimi shëndetësor është një përfitim shumë i vlerësuar që mund ta negocioni edhe në ofertën tuaj të punës. Pyesni nëse kompania është e gatshme të mbulojë pjesërisht ose plotësisht sigurimin tuaj shëndetësor! Nëse ata mund të mbulojnë një pjesë të kostos, kuptojeni se sa përqind janë të gatshëm të kontribuojnë.

6.    Titulli i punës

Një gjë tjetër që mundtë mos e keni ditur që mund ta bisedoni është edhe titulli i punës. Nëse nuk mendoni se titulli aktual është një pasqyrim i saktë i përgjegjësive dhe nivelit të përvojës suaj, mund të pyesni nëse mund ta ndryshojnë atë në diçka më të mirë. Titujt e punës janë më shumë suvjektiv, prandaj është më lehtë për t’u ndërruar. Nuk është aspak e dëmshme që t’i kërkoni një ndryshim të vogël në titull, gjithmonë pa e lënduar sedrën e tij. Punëdhënësit zakonisht janë të hapur për të negociuar këtë sepse, nuk u kushton atyre as edhe një cent.

7.    Kurset me pagesë

Që të rriteni profesionalisht dhe në karrierë, duhet të vazhdoni të përditësoni aftësitë tuaja. Në vend të më shumë parave, disa njerëz mund të dëshirojnë trajnime ose të marrin pjesë në një program mentorimi të kompanisë. Diskutoni nëse kompania mund të sponsorizojë ndonjë trajnim ose një program zhvillimi profesional për ju si pjesë e ofertës së punës! Shumë punëdhënës përfshijnë opsionin për të rimbursuar shpenzimet për certifikatat dhe arsimin shtesë si pjesë e ofertës së punës. Rimbursimet arsimore janë një investim i rëndësishëm dhe ju nuk duhet t'i hidhni poshtë. Konsiderojeni situatë të favorshme nëse punëdhënësi pranon të paguajë për arsimimin tuaj! /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC