Serdzan Arnautovic: Duhet të vendosim vetë për balancin mes jetës dhe punës

24 Mars '23

Serdzan Arnautovic: Duhet të vendosim vetë për balancin mes jetës dhe punës
	 	 

Serdzan Simsek Arnautovic ka folur rreth rritjes dhe tërheqjes së talenteve për të ardhmen: Si munden kompanitë t’i kuptojnë, përshtatin dhe zbatojnë strategjitë e rekrutimit që korrespondojnë me epokën e re. Ai është ndalur në tri faza “Kupto, Adapto dhe Plaso”. Pika kryesore ku është ndalur Arnautovic janë të dhënat. Sipas tij të dhënat janë thelbësore në çdo fushë. Në mes të opinionit dhe të dhënave ka thënë se zgjedhë gjithnjë të dhënat. Ai ka veçuar aftësitë si thelbësorë për të kërkuar te një kandidat dhe në mënyrën se si mund të transformohen ato brenda kompanisë. Nga samiti “Power to HR” ai thotë se ka shkëmbyer shumë përvoja.

“Ishte një konferencë shumë e mirë, ku kemi ndarë shumë gjëra dhe kemi ndarë shumë gjëra. Ishte një mundësi shumë e mirë të takojmë shumë profesionistë të fushës së burimeve njerëzore”, ka thënë ai.

“Në Kosovë ka shumë pasion dhe kjo është shumë e rëndësishme”

Sa i përket bisedave dhe diskutimeve që ka pasur me pjesëmarrësit, Serdzani ka thënë se cfarë është më e rëndësishmja që ka vërejtur – është pasioni. Sipas tij kjo është e rëndësishme për hapat e mëtejmë në këtë fushë.

“Ka shumë ndikim që duhet bërë. Një ngjarje si kjo tregon për interesimin e madh. Mendoj që këtu ka shumë mundësi dhe ka shumë pasion që është shumë e rëndësishme. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Si menaxher i rekrutimit në kompaninë META, AkademiPune e ka pyetur edhe për ndikimin që kanë rrjetet sociale sot te të punësuari se si mund t’i përdorim ato për rritje të mëtejme.  Ai ka theksuar se ka shumë mënyra për të gjetur punë duke listuar plaformën LinkedIn, Facebook, Instagram dhe duke iu refuerar dhe platformës #1 të punësimit në Kosovë, KosovaJob.

“Nëse i përdorni rrjetet sociale në mënyrën e duhur ne absolutisht mund të arrijmë të kemi një impakt shumë të mirë”, ka thënë ai në një intervistë për AkademiPune.

“Puna është punë por jeta është e ndryshme për individë të ndryshëm”

Një pikë tejet e rëndësishme sipas Serdzanin është edhe balanci mes jetës dhe punës. Kur ky balanc arrihet gjithçka është më efektive. Por, sipas tij për këtë balanc duhet të kujdeset secili ta arrij vetë sipas rrethanave.

“Kur flasim për balancin mes jetës dhe punës, mendoj që duhet të jemi të vëmendshëm dhe të angazhuar. Nuk mund ta lemë dikë tjetër të na tregoj se çfarë është balanci jetë-punë. Dallimi është se puna është punë por jeta është e ndryshme për individë të ndryshëm. Dikush ka fëmijë dhe i duhet të shkojë t’i marr nga çerdhja pas punës dhe duhet të dalin më herët, dikush është “single” dhe dëshiron të shkoj në “gym”. Jeta është ndryshe për secilin por ju duhet ta mbani në kontrolle. Ju duhet të vendosni se çfarë funksionon për ju për të arritur balancin punë-jetë”, ka thënë ai.

Samiti “Power to HR” është mbajtur më 23 shkurt në Klan Arena në Prishtiën. Mysafire speciale ka qenë edhe Hava Maloku e cila në një intervistë për AkademiPune ka treguar se si të jeni të suksesshëm në një intervistë pune. / AkademiPune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC