Qeveria malazeze është pranë një zgjidhjeje e cila është e gatshme të prezantojë një orar pune shtatë orësh, nga i cili model pritet se do të mbesin të kënaqur si punëdhënësit ashtu edhe sindikatat. Kështu ka njoftuar presidenti i qeverisë malazeze, Millojko Spajiq, raporton Index.hr.
Ai ka theksuar se ky vendim erdhi pas shumë diskutimeve dhe erdhën në përfundim për ta prezantuar këtë model që do t’i kënaqte si sindikatat, ashtu edhe punëdhënësit.
Spajiq thesoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku, siç tha ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.
Kreu i shtetit të Malit të Zi sqaroi se qëllimi është që të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës në këtë shtet përmes konsultimeve të gjera, e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe “më shumë kohë për familjen, por edhe punë më efikase dhe produktive”.
Nga Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi (UPCG), thonë se nuk ka kushte për orar pune prej shtatë orësh. Ndërkaq, Bashkimi i Sindikatave të Lira thotë se e kupton rezistencën e ekonomisë, por beson se Mali i Zi duhet të lëvizë në atë drejtim./ AkademiPune