Periudhën derisa jemi punësuar e kujtojmë si një periudhë të madhe pritjeje. Presim për ta gjetur punën që na përshtatet, aplikojmë, mandej presim për të na telefonuar për intervistë, e cila mund të jetë ndoshta disa ditë më vonë, pastaj presim përsëri për përgjigjen. E gjithë kjo na duket e lodhshme, nganjëherë edhe zhgënjyese, por ndoshta pasi ta kemi kuptuar se si shkon gjithë ky process, do të na ndihmojë që të mos ndihemi më të tillë.
Kërkimet për kandidatët
Rekrutimi dhe punësimi i punonjësve zakonisht fillon me takimin rreth planifikimit të punësimit. Rishikimi i dokumenteve tuaja të dorëzuara që bëhet nga burimet njerëzore dhe rekruterët është një process i gjatë, që asnjëherë nuk e dimë nëse ata i kanë klasifikuar dokumentet tuaja në mes të aplikantëve të tjerë të kualifikuar. Ndodhë që në disa raste punëdhënësit krijojnë një sistem, që automatikisht i njoftojnë kandidatët, sapo kanë pranuar dokumentet e tyre, por kjo nuk është diçka që ndodhë shpesh.
Pas kësaj, personat e burimeve njerëzore caktojnë intervistat, varësisht nga kultura e kompanisë, koha për takimet e intervistave mund të zgjasë deri në disa javë. Pritja mund të duket sidomos shumë e gjatë pas intervistës së parë, kur prisni t’ju njoftojnë përsëri për intervistën e dytë, që të njihen më shumë me punonjësit potencialë.
Në kompanitë e mëdha apo institucione, shpesh burokracia e rritë periudhën kohore të të gjithë procesit të punësimit. Shto edhe atë që aty kanë aplikuar një numër shumë i madh kanidatësh. Në të tilla vende hapat janë më të gjatë, edhe për shkak që aty merren në konsideratë edhe kandidatët e brendshëm, përpara se të merren parasysh kandidatët e jashtëm. Nganjëherë është pikërisht kjo vonesë që i bën organizatat “famëkeqe” për kërkuesit e punës, madje, shpesh edhe për mungesë të mirësjelljes dhe mënyrën e komunikimit me kanidatët. Shumë organizata nuk e bëjnë këtë, sepse mendojnë që është çështje kohe dhe burimesh.
Sa shpejt ndërmarrjet në zhvillim i punësojnë punonjësit?
Procesi i punësimit varet shumë edhe nga ajo se sa shpejt po rritet ajo. Në një kompani të tillë, anëtarët e stafit të burimeve njerëzore zakonisht kanë shumë rekruterë. Por, në të njëjtën kohë, pikërisht në këto kompani shumë sisteme të punës janë prishur. Çfarë ka fonksionuar për 75 punonjës, nuk funksionin më me 150 apo 200 të punësuar.
Pra, personat që janë përgjegjës për punësimin e punonjësve të rinj janë dyfishuar, duke rekrutuar kështu “punonjës të duhur” sa më shpejt që është e mundur. Është sfidë e madhe që t’u kthehen edhe njëherë kanidatëve, madje edhe për ta caktuar një intervistë të dytë.
Çfarë të bëni ju?
Në kohën sa jeni duke pritur çfarë mund të bëni ju? Sigurohuni që ta dërgoni një letër falënderuese pas intervistës së parë! Por, nuk do të thotë thjesht të prisni, mund ta bëni një telefonatë të sjellshme dhe vetëm një herë, t’i dërgoni personit përgjegjës të burimeve njerëzore apo rekruterëve një email, për të pyetur në lidhje me statusin tuaj.
Në një mjedis pune fuqizues dhe përfshirës të punonjësve, numri i personave të përfshirë në vendimet rreth punësimit të punonjësve të rinj është gjithashtu sfidues. Mbledhja e pesë apo gjashtë rekruterëve për ta bërë një intervistë pune mund të zgjasë disa javë. Kështu që kompanitë e mira (më të njohura), marrin më shumë kohë. /Akademi Pune