Departamenti i marrëdhënieve me punonjësit i ndihmon ata me të gjitha çështjet në vendet e tyre të punës. Ata duan të krijojnë një mjedis pune pozitiv dhe të krijojnë marrëdhënie të mira mes punonjësve dhe menaxherëve. Është e rëndësishme që punonjësit ta dinë se kur duhet të flasin me specialistin e marëdhënieve me punonjësit, apo edhe personin përgjegjës për atë pozitë, pjesë e burimeve njerëzore. Prandaj, Akademi Pune ju sjellë disa situata, kur mund të shkoni për të diskutuar me ata dhe disa të tjera kur nuk mund të shkoni.
Probleme serioze me shëndetin
Fillimisht shkoni tek mjeku, por nëse problemet me shëndetin ndikojnë në punë, duhet të flisni me specialistin e marrëdhënieve me punonjësit! Për shembull, nëse jeni diagnostikuar me migrenë, mund të kërkoni të punoni nga shtëpia kur ju duhet. Kompania mund të mos e ketë mundësinë e punës nga shtëpia, por mund të punoni në një zyrë private në të cilën nuk do të ketë shumë zhurmë.
Pra, departamenti per marrëdhëniet me punonjës e menaxhon këtë proces dhe punon me punonjësit dhe supervizorët.
Sjellje të paligjshme, të paparanueshme
Duhet të raportoni sjellje të papritura nga menaxheri ose ndonjë pjesëtar tjetër i kompanisë. Kur duhet ta bëni këtë? Ndiqni shembujt më poshtë:
Kur dikush ju ngacmon seksualisht
Kur ndiheni se po paguheni më pak për shkak të racës, gjinisë, ose ndonjë karakteristike tjetër.
Shefi ua jep orarin e papërshtatshëm grave, ndërsa meshkujve të përshtatshmin ose anasjelltas.
Departamenti do ta hetojë çështjen, për secilin rast, që keni raportuar. Por duhet të keni sa më shumë detaje si emri, data, koha, vendi dhe kush çfarë ka thënë. Kjo do ta lehtësojë hetimin.
Mosmarrëveshjet menaxher/punonjës
Punonjësit e departamentit për marrëdhenie të punonjësve nuk janë terapistë, por mund t’ju ndihmojnë përgjatë situatave të vështira në vendet e punës. Nëse keni problem me menaxherin apo ndonjërin nga punonjësit, mund të jetë koha për ta lënë një takim. Kështu që ai ose ajo do t’ju ndihmojë që t’i zhvilloni aftësitë e nevojshme që t’u bëni ballë në mënyrën e duhur këtyre problemeve.
Këshillë: Kur drejtoheni për situate të tilla është mirë të pyesni “Çfarë mund të bëj për ta rregulluar çështjen?”, në vend se të thoni “Ky person duhet të ndryshojë”.
Probleme personale
Nëse jeni duke u përballur me probleme personale si dështim i martesës, problem financiare, apo me çështje ligjore, mund të drejtoheni. Por sigurisht, ata nuk mund të marrin role të avokatëve apo psikologëve, sepse nuk janë të licensuar për këtë pjesë. Në raste të tilla departamenti i marrëdhënieve me punonjësit, apo stafi i burimeve njerëzore mund t’ju gjejë burime të tjera jashtë, të cilat mund t’ju zgjidhin problem të ndryshme. Ndërsa, nëse këto çështje janë duke ndikuar në punë, ata mund ta bëjnë me dije menaxherin për t’ju pasur në konsideratë deri në zgjidhje.
Ngacmimet
Shumë kompani nuk kanë aspak tolerancë për ngacmimet në poltikat e saj. Nëse ndiheni që jeni duke u ngacmuar pavarësisht se prej çfarç pozite ajo vjen, mos ngurroni të shkoni për konsultë!
Kur të mos kërkoni ndihmë?
Departamenti i marrëdhënieve me punonjësit nuk luan rolin e monitoruesit të lojërave brenda kompanisë. Ata nuk janë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vogla ose për t'i qortuar punonjësit për sjelljen e tyre të keqe. /Akademi Pune