Kjo është mosha kur entuziazmi për punë bie

9 Qershor '23

Kjo është mosha kur entuziazmi për punë bie
	 	 

Vazhdimisht flitet për punën, përkushtimin dhe entuziazmin që duhet pasur për të nxjerrë më të mirën nga vetja në punën tuaj. Ky entuziazëm mund të ndryshojë me vite dhe kjo bazohet në rrethana të ndryshme që lidhen me zhvillimin profesional por edhe me ndryshimet e individëve.

Megjithatë shumë njerëz thjesht nuk arrijnë asnjëherë të lidhen me punën e tyre. Hulumtimi i ri nga kompania globale e burimeve njerëzore Robert Half na tregon saktësisht se kur fillon të shuhet entuziazmi i punonjësve për punën.

Sipas hulumtimit të firmës të publikuar nga Bloomberg, ka të ngjarë të filloni të ndiheni të pakënaqur me punën në moshën 35 vjeçare. Kompania që kreu hulumtime në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se një në gjashtë punëtorë që ishte në oshën mbi 35 vjeç është shprehur se ndihet i pakënaqur, që ishte më shumë se dyfishi i numrit për punëtorët nën moshën 35 vjeç. Rreth një e treta e njerëzve mbi 55 vjeç raportuan se ndiheshin të pavlerësuar, me 16 përqind të cilët theksuan se nuk kanë miq në punë.

Pra, pse është mosha 35 pika e thyerjes?

Nëse jeni në një pozicion të nivelit të lartë, stresi i tij fillon të rëndojë mbi ju. Nga ana tjetër, nëse nuk jeni shumë lart me pozitë gjasat janë që do të ndiheni të zhgënjyer nga mungesa e përparimit tuaj.

Menaxherja rajonale e Robert Half në Filadelfia, Stephanie Naznitsky, tha për revistën Philadelphia se punëtorët midis moshës 35-55 janë zakonisht më të punësuarit, por gjithashtu ndjehen më pak të kënaqur ose të përmbushur në pozitën e tyre aktuale. Megjithëse paga që merrni në këtë moshë mund të jetë shumë më e madhe, jeta është më e shtrenjtë dhe "balanci punë-jetë" nuk ka të bëjë me ju, ka të bëjë me kujdesin për fëmijët nëse keni zgjedhur këtë rrugë.

"Pjesa më e madhe e [stresit në rritje] vjen nga balancimi i përgjegjësive të punës dhe familjes që mund të mos kishin ekzistuar më parë në karrierën e tyre," ka thënë Naznitsky.

Mosha 35 është gjithashtu pika në të cilën ju e rivlerësoni vërtet qëllimin tuaj në punë me pyetje të tilla si: "A më pëlqen kjo?" dhe "A ka rëndësi kjo?"

Disa këshilla për të luftuar ndjenjën "E urrej punën time" rreth moshës 35 vjeçare:

“Filloni duke gjetur pasionin tuaj – duke u përfshirë në fusha të ndryshme të kompanisë që janë më interesante. Ju gjithashtu mund të thelloni miqësitë tuaja duke u angazhuar më shumë me kolegët në zyrë”, ka thënë ajo.

Për më tepër, Naznitsky ka dhënë edhe një këshillë tjetër që ndihmon në përmirësimin e pozicionit tuaj të kompanisë dhe në përftimet tuaja.

"Nëse nuk jeni të kënaqur për shkak të pagesës, edukohuni për tendencat e kompensimit dhe komunikoni me shefin tuaj për detyra të reja që mund të çojnë në një rritje të pagës”, ka shtuar tutje ajo. Megjithatë disa njerëz arrijnë deri në pension duke mos e humbur asnjëherë entuziazmin e madh për punën që e kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre. / AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC