Aleksander Kochovski: Industria e HR-it dhe rekrutimit janë duke shkuar drejt AI

29 Tetor '24

Aleksander Kochovski: Industria e HR-it dhe rekrutimit janë duke shkuar drejt AI
	 	 

Aleksander Kochovski – menaxher operacional në KosovaJob ka qenë një nga folësit e samitit më të madh të Burimeve Njerëzore në vend, “PowerToHR” që organizohet nga platforma #1 e punësimit në vend. Ai para të pranishmëve ka prezantuar produktin më të ri të KosovaJob që ka të bëj më integrimin e Inteligjencës Artificiale në KosovaJob i cili po tregon rezultate efektive te kompanitë.

Ai në një intervistë ka treguar për emocionet e tij për të prezantuar para komunitetit të HR-it në Kosovë e rajon dhe për të prezantuar produktin më të ri të KosovaJob dhe specifikat e tij para klientëve.

““PowerToHR 2” ishte i mrekullueshëm pasi që për herë të parë në jetën time pata mundësinë të dal në një skenë të madhe dhe të flas para njerëzve. Ndihem i emocionuar për të sepse fola për një temë që mua më pëlqen dhe të prezantojë para klientëve produktin tonë të ri në KosovaJob që është SIMBA i kombinuar me Inteligjencën Artificiale që klientët të dinë se çfarë do të bëjmë për të”, ka thënë ai në intervistë.

Integrimi i AI në KosovaJob po jep rezultatet e veta. 24 % e klientëve të KosovaJob i kanë besuar platformës SIMBA për të arritur kandidatët e tyre ideal. Kjo platformë shërben si një databazë ku ruhen të gjithë aplikantët për çdo shpallje të publikuar nga kompania juaj dhe ju mundëson t’i klasifikoni ata në pesë faza kryesore: lista e ngushtë, intervistë, dërgimi i ofertës, punësim dhe refuzim. Alexi ka treguar se si AI nw KosovaJob ka lehtësuar shumë procesin e rekrutimit.

“Inteligjenca Artificiale në KosovaJob ua bën jetën më të lehtë. Kur merr qindra aplikime do të duhet t’i shikosh një nga një se a i plotësojnë kriteret, ku duhet t’i ndash dhe të bësh një listë të shkurtër, tani me një buton ju e leni AI që ta bëj punën për ju”, ka thënë ai përgjatë intervistës.

Ai tutje ka theksuar se gjithë industria e HR-it dhe rekrutimit po shkon drejt Inteligjencës Artificiale dhe kjo u mundëson rekrutereve të marrin kohën e duhur drejt vendimeve më të pagabueshme.

“Industria e HR-it dhe e rekrutimit janë duke shkuar në këtë rrugë. Çdokush dëshiron të kursejë kohën dhe resurset që të punojnë në diçka tjetër. Nëse ua mundësojnë rekruterëve që të shpenzojnë kohën në vend të të filtrimit në rekrutim atëherë ata do të kenë rezultate më të mira”, ka treguar tutje ai.

KosovaJob në maj të vitit 2024 lansoi produktin më të ri, integrimin e AI në KosovaJob duke e revolucionarizuar mënyrën e punësimit në vend. / AkademiPune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC