Të punosh në shitje nuk është aspak e lehtë. Ju duhet të gjeni perspektiva, të ndërtoni marrëdhënie, të krijoni fusha unike dhe të ndiqni vazhdimisht trende të reja. Personat më të suksesshëm të shitjeve janë këmbëngulës në tejkalimin e pengesave për të arritur qëllimin e tyre që i qon drejt mbylljes së marrëveshjeve.
Jo të gjithë janë të aftë për shitje, por nëse posedoni disa nga këto tipare, atëherë mund të cilësoheni si shitës i suksesshëm.
Cilat janë tiparet që ju duhen për të pasur sukses në këtë fushë konkurruese?
Të përgjegjshëm
Një shitës i shkëlqyeshëm pranon përgjegjësinë. Nëse ka një problem, ata janë të përgjegjshëm dhe do të gërmojnë për të gjetur shkakun kryesor të çështjes. Kur ndodh ndojnë gabim ata nuk drejtojnë gishtin kah kompania ose menaxheri i tyre. Shitësit e dalluar kanë përgjegjësi për kompaninë e tyre, anëtarët e ekipit dhe klientët e tyre. Kjo nënkupton se ata nuk shqetësohen thjesht për mbylljen e marrëveshjes dhe largimin, por janë të përqendruar në mënyrën se si ndikon ekipi përreth tyre.
Empatik
Empatia është një tipar i rëndësishëm për secilin prej nesh. Për tu bërë një shitës i suksesshëm, duhet të keni dëshirë të thellë të kuptoni shqetësimet me të cilat mund të përballet një klient dhe të gjeni një zgjidhje ideale. Aftësia për të krijuar raport shpejt dhe me lehtësi është veçanërisht e dobishme në uljen e tensionit të marrëdhënieve me perspektiva të reja.
Të shkathët
Aftësia për të menduar në forma kreative është tipar i një anëtari të fortë të ekipit të shitjeve. Kjo do të thotë të përdorësh teknika imagjinare dhe qasje të ndryshme në mënyrë që të mbyllësh me sukses një shitje. Të qenurit në gjendje të interpretosh nevojat e klientit dhe të ndërrosh metodat nën presion për të mbyllur një shitje është një tipar i dëshirueshëm.
Optimist
Optimizmi është një tipar thelbësor, veçanërisht kur përballeni me ndonjë refuzim ose dështim. Të qenurit optimist ju ndihmon që të mos ndjeheni lehtë të zhgënjyer dhe të pafuqishëm kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Këmbëngulja e vazhdueshme do të thotë që një shitës i suksesshëm nuk lejon që një situatë negative të ndikojë në performancën e tyre të përgjithshme.
Komunikativ
E vërteta është se dëgjuesit e mirë aktiv janë po ashtu shitësit më të mirë. Kryesorja është të bëni pyetje të hapura që lejojnë klientët të ndajnë ankesat, sfidat dhe qëllimet e tyre. Përtej të qenit dëgjues aktiv, profesionistë të shkëlqyeshëm të shitjeve ndjekin rregullisht klientët e kaluar dhe të tanishëm, për të mbajtur kontakt dhe për t'u siguruar atyre burime të vlefshme.
Pasionant
Shitësit e shkëlqyeshëm nuk e duan vetëm mbylljen e marrëveshjes, ata gjithashtu e duan punën e tyre. Ata janë të apasionuar pas misionit të biznesit dhe mënyrës se si përpjekjet e tyre të shitjes bëjnë ndryshimin. Të jesh i pasionuar si përfaqësues i shitjeve jo vetëm që nxit shitjet, por ndikon në moralin e ekipit dhe ndihmon në përcaktimin e kulturës së shitjeve të një organizate.
Shumica e këtyre tipareve jo vetëm që janë të nevojshme për të patur sukses në shitje, por kërkohen nëse doni të korrni sukses edhe në industri tjera./Akademipune