Udhëheqësit nuk janë gjithmonë të suksesshëm. Shumëkush ka shumë merita deri në momentin kur merr pozita të udhëheqësisë, në këtë moment gjithçka fillon ta merr tatëpjetën, sepse janë disa gjëra që ndikojnë që gjërat të mos shkojnë si duhet.
Le t’ua hedhim një sy shenjave të dështimit të udhëheqjeve.
Mospërputhje e rrezikut
Kur liderët kanë grumbulluar një numër suksesesh në të kaluarën, ata mund të fillojnë të ndjejnë frikë për dështime, gjë që i bën të punojnë në nivele të njëjta të performancës. Kjo frikë ju bën që të shmangni rreziqet, pavarësisht se sa të nevojshme mund të jenë. Në këtë mënyrë edhe sukseset to të fillojnë që të mungojnë, pra do të keni ngecje, duke ndikuar edhe në ekipin tuaj.
Nëse dëshironi që të jeni udhëheqës i suksesshëm duhet të filloni të largoheni nga zona e rehatisë, duke e sfiduar vetën.
Mungesë e komunikimit të hapur dhe transparent
Do të dështoni si lider, nëse nuk e keni idenë se çfarë jeni duke bërë, ose çfarë do të bëni më vonë. Mungesa e komunikimit bën që të keni vizion të paqartë për të ardhmen. Kjo do të thotë që nuk mund ta shpejgoni se çfarë qëllimet ose vizioni do të dëshironi që ta arrini. Sigurisht që ekipi nuk do të dijë se çfarë të bëjë nëse nuk u tregoni se çfarë planesh keni dhe çfarë mund të bëni më tutje.
Njerëzit janë të aftë mjaftueshëm që ta dallojnë kur nuk jeni të sinqertë me ta dhe kur tregoni gënjeshtra. Prandaj, nëse e bëni këtë te ekipi do ta humbisni besimin dhe do ta shkatërroni respektin. Këtu është edhe kulmi i shkatërrimit të karrierës si lider.
Si zgjidhje për këtë është që ta ruani transparencën sa më shumë që të jetë e mundur. Mund të jetë e vështirë nganjëherë, sidomos në rastet kur nuk keni përgjigje të duhura, ose keni për të dhënë informacione të vështira, por pikërtisht këtë herë është koha që të llogarisni në ta më së shumti. Komunikimi i hapur ndihmon që ta reduktoni frikën dhe ta humbisni respektin e besimin.
Mosanalizimi bashkë me ekipin
Nëse vazhdimisht keni takime në grup, por asnjëherë nuk e merrni mundin që ta takoni secilin pjesëtar të ekipit veç e veç, tregon që nuk kujdeseni mjaftueshëm për ekipin. Edhe pse kjo mund të mos jetë aspak qëllimi juaj, por do të merr krejtësisht kuptim tjetër nga qëllimi që keni.
Mund ta vendosni këtë në ndonjë rend ditë, duke i ndarë 15 minuta për secilin punonjës. Kërkoni nga ata që të ndajnë pak kohë në lidhje me reagimet, pyetjet, çëshjet që i mundojnë, qoftë edhe ato personale që po ndikojnë në punën e tyre. Kjo ju ndihmon që ta keni një ide, se ku po keni sukses dhe ku po dështoni si lider, pastaj do ta keni mundësinë që t’i rregulloni.
E keni rrethuar veten me “si urdhëron”
Edhe pse jeni lider, kjo nuk do të thotë që punonjësit janë të nënshtruarit tuaj. Përkundrazi ata janë kolegët, me të cilët keni për të biseduar gjatë gjithë kohës, kanë për të dhënë mendime dhe pa ta do të jetë pothuajse e pamundur që t’i përfundoni projektet dhe detyrat tjera.
Liderët duhet të kërkojnë dialogje objektive dhe të sinqerta me qëllime të mira. Nëse ju e bëni këtë, por në fund i shtyeni ose silleni ashpër, atëherë do të filloni të merrni vetëm miratime, por jo edhe mendime.
Liderët e suksesshëm e që kanë ndikim janë të vetëdijshëm që nuk dinë gjithçka e, do të jenë në gjendje që gjatë gjithë kohës të mësojnë nga të tjerët.
Dështoni t’i njihni dhe zhvilloni aftësitë e të tjerëve
Një shenjë tjetër i dështimit, është edhe mosnjohja e talenteve të veçanta që ka secili prej kandidatëve. Ju mendoni që jeni “koka” e grupit dhe as që ju shkon mendja që t’i paraqisni talentet e tyre.
Të gjithë punonjësit janë në gjendje që ta tregojnë atë që dinë ta bëjnë më së miri, prandaj do të ishin shumë mirënjohës nëse do t’ua jepnit hapësirën e duhur.
Kështu që, krijoni frymën dhe mjedisin që të jini mentorët e tyre, në këtë mënyrë do t’ju vlerësojnë, respektojnë, e pse jo edhe t’ju duan!
Udhëheqja me kokë e jo me zemër
Shumica e njerëzve udhëheqin me mendësinë “Bëj çfarë të them, kurdo që ta them”. Kjo mendësi zhvillohet nga një mendësi e kontrollit, duke shkuar gjithçka gabimisht. Udhëhiqni me zemer, respektoni punonjësit, besoni në ta, trajtoni me dinjitet!
Krijoni përfshirje emocionale në kulturën e kompanisë! Përfshini vullnetarizmin, emaptinë, çiltërsinë, mirënjohjen e të tjera ndjenja të mira! /Akademi Pune