Ju ndoshta nuk jeni një dëgjues aq i mirë sa mendoni se jeni. Statistikisht, është e vërtetë për shumicën e njerëzve që koncentrimi gjatë dëgjimit shpesh është shumë i vogël. Shumë profesionistë besojnë se janë shumë të vëmendshëm, por 70% e tyre në fakt shfaqin zakone të dobëta të dëgjimit në vendin e punës, sipas një raporti të Universitetit të Kalifornisë Jugore të vitit 2020. Pra, duhet të jeni të zgjuar nëse doni të kapni vëmendjen e dikujt, thotë Matt Abrahams, një konsulent komunikimi dhe pedagog i sjelljes organizative në Universitetin Stanford.
Është një mësim që Abrahams e mësoi, pjesërisht derisa mbante ligjërata. Kërkesat e sjellshme për vëmendjen e studentëve të tij ranë në vesh të shurdhër, të cilët ishin të zhytur në "bisedat e tyre të çuditshme", thotë ai për CNBC Make It.
Këtu janë dy mënyrat që ai rekomandon të komandoni një dhomë në vend të kërkesave të sjellshme për vëmendje,
Ndaluni dhe mos thuani asgjë
Jeni në një dhomë takimesh, duke biseduar me kolegët. Një nga drejtuesit e kompanisë suaj shkon deri në pjesën e përparme të dhomës, qëndron pas një podiumi dhe shikon grupin. Gjasat janë që ju do të ndaleni së foluri.
"Një nga gjërat më të mira për të bërë për të tërhequr vëmendjen dhe për t'i bërë njerëzit të heshtin është të qëndroni përballë tyre dhe të mos thoni asgjë," thotë Abrahams. "Thjesht të ngrihesh fizikisht në një pozicion ku të gjithë mund të të shohin."
Duhen vetëm katër sekonda që heshtja të bëhet e sikletshme, sipas një studimi psikologjik holandez të botuar në vitin 2011. Mund të jetë e pakëndshme edhe për ju, por kjo është ngathtësia e vetme që "zakonisht do t'i tërheqë njerëzit", thotë Abrahams.
Derisa jeni duke pritur, mund të përpiqeni të kontrolloni frymëmarrjen ose të pastroni mendjen tuaj. “Është shumë e vështirë të qëndrosh në heshtje, por kjo mund të jetë shumë e dobishme,” shton ai.
Bëni një deklaratë, përsëriteni nëse është e nevojshme
Të thuash diçka ndikuese ose provokuese pa paralajmërim mund të ketë një efekt të ngjashëm, thotë Abrahams. Ai sugjeron që ndonjëherë përsëritja e një fjalie e cila nuk ka marr mjaftueshëm vëmendje është mënyra më e mirë për t’i bërë të tjerët të ju dëgjojnë.
E thënë thjesht, mos kërkoni kontroll - thjesht demonstrojeni atë. Ju gjithashtu mund të provoni taktika të tjera si fillimi i një prezantimi të madh me një pyetje, ose të lëshoni muzikë përpara se të fillojë një ngjarje, gjë që sinjalizon se diçka tjetër do të ndodhë, thotë Abrahams.
“Thjesht ushtrimi i atij kontrolli, qoftë duke bërë një pyetje, duke qëndruar në heshtje ose duke bërë një lloj fjalie deklarative që është provokuese, do t'i ndihmojë njerëzit [të dëgjojnë],” thotë ai. "Ju mund të duhet të përsërisni veten një ose dy herë, por kjo është ajo që bëj”. /AkademiPune