Programi PowerPoint është shumë i rëndësishëm për pothuajse çdo herë kur bëhen prezantime për një audiencë të caktuar. Ky program përdoret shumë shpesh sidomos në takimet e bizneseve, apo për t’i bindur të tjerët për meritat e një kompanie. Duke qenë kështu është një përparësi shumë e madhe për bizneset kur kanë prezantime të mira përpara personave me të cilët është takuar. Ky program përveç në takime mund të përdoret edhe për klientët. Fotografitë dhe statistikat interesante mund të ndikojnë në sjelljet e klientëve për një biznes. Një certifikatë për këtë program është i rëndësishëm, por njohuritë për përdorimin e duhur mund të merren edhe në forma të tjera.
KËSHILLA RRETH PREZANTIMEVE NE POWERPOINT
Përdorni tiparin “Master Slide” për të krijuar një model të qëndrueshëm dhe të thjeshtë të dizajnit! Është mirë që prezantimi të mos jetë i njëtrajtshëm, por të ndryshojë përgjatë slide-ve (lista me pika kyçe, teksti me dy kolona, fotografi, grafikona etj.), por të jenë në përputhje me elementet e tjera si shkronjat, ngjyrat dhe sfondi.
Thjeshtësoni dhe kufizoni numrin e fjalëve në secilin slide. Përdorni frazat kryesore dhe përfshini vetëm informacione thelbësore. Kufizoni shenjat e pikësmit, përvecç kësaj shmangni edhe fjalët me shkronja të mëdha. Hapësirat e zbrazëta në slide e rrisin lexueshmërinë.
Ngjyra e tekstit me atë të prapavijës është mirë që të jetë e ndryshme. Më e mira është që teksti të jetë me ngjyra të hapura kur prapavija më e errët, edhe pse ka persona që nuk mund t’i lexojnë këto. Sfondet e modeluara e zvogëlojnë lexueshmërinë e rrjedhimisht edhe përqëndrimin e audiencës.
Shmangni detajet si shfletimet e tekstit në mënyrë automatike! Këto karakteristika në fillim mund të duken mbreslënëse në fillim, por janë diçka që më vonë bëhen shpërqëndruese. Përdorimi i shumtë i efekteve si psh., animacioni apo tingujt mund t’ua dobësojnë prezantimin tuaj, duke dhënë ndikim negativ dhe besueshmëri më të vogël tek audienca.
Përdorni imazhe me cilësi të mirë, e të cilat plotësojnë mesazhin tuaj! Sigurohuni që ai të ketë kualitet të lartë edhe pasi të projketohet në një ekran më të madh. Në rast se e ndërtoni tekstin në atë mënyrë që disa pjesë të tij të shafqen me klikim të miut, është mirë që përmbajtja të shfaqet në mënyrë të thjeshtë dhe të qëndrueshme. Për shembull, shfaqja e përmbajtjes nga lartë ose majtas është mënyra më e mirë. Kjo mënyrë nuk është e preferueshme në raste të tjera, përveç kur keni këni për të dhënë mendimin tuaj apo të kërkoni bashkëveprim me audiencën, sepse kjo ua ngadalëson prezantimin.
Kufizoni numrin e faqeve! Prezantuesit që janë zgjeruar shumë kanë të ngjarë të humbin audiencën e tyre. Më e mira është një faqe në një minut. Mësoni që të mos “lundroni” në faqet tuaja në mënyrë të ç’rregullt. PowerPoint e ka mundësinë që të zgjedhni një slide pa pasur nevoje të kaloni nëpër secilin prej tyre. Audienca shpesh kërkon që të ktheheni para apo prapa, kështu që është mirë që t’i mësoni vendndodhjen e secilit.
Nëse është e mundur, më e mira do të ishte sikur paraprakisht ta shfaqni prezantimin në ekranin që do ta përdorni ditën finale. Në këtë mënyrë ju do të siguroheni që përmbajtja të shikohet që nga karriget e audiencës. Përveç kësaj, imazhet tekstuale dhe grafike duhet të jenë të mëdha, por jo aq të mëdha sa t’u pengojnë sytë e pjesëmarrësve.
Pasi ta keni përfunduar gjithë prezantimin, merrni një mendim të sinqertë nga dikush tjetër rreth ngjyrave, dizajnit, përmbajtjes dhe imazheve tjera të përfshira! Më e rëndësishmja është që pasi të këni dalë përpara audiences, të mos lexoni gjithë çfarë shkruhet në prezantim. Ai është për audiencën dhe jo për prezantuesin. E sidomos qëndrimi trupor duhet të jetë i kthyer nga pjesëmarrësit dhe jo nga prezantimi.
Nuk është e nevojshme që të kërkoni falje për diçka në prezantim, në vend të kësaj është më mirë të mos i përfshini gjërat që janë të vështira për t’u kuptuar apo shqiptuar. Kur është e mundur ekzekutoni prezantimin tuaj nga një “hard disk”, sepse ekzekutimi nga “floppy disk” mund ta ngadalësojë prezantimin.
PIKA TË RËNDËSISHME PËR NJË PREZANTIM QË MBAHET MEND
|
Këshilla për përzgjedhjen e shkronjave:
|
|
Këshilla për imazhe brenda prezantimit
|