Nuk është larg që AI të zëvendësojë edhe shefat

30 Maj '25

Nuk është larg që AI të zëvendësojë edhe shefat
	 	 

Kur CEO-të fillojnë të përdorin avatarët e tyre në thirrjet me investitorët, hapi tjetër logjik është zëvendësimi i CEO-së me inteligjencën artificiale.

A jeni të sigurt se doni ta lini gjithçka në dorë të AI-së, madje edhe rolin tuaj si CEO?

A keni një listë të gatshme me gjërat që ju mund t’i bëni e që AI nuk mundet? Jo? Atëherë ndoshta është koha ta krijoni.

AI nuk mundet të bëjë atë që ju bëni – të paktën jo gjithmonë, dhe sigurisht jo më mirë se ju. Dy CEO – njëri nga Zoom dhe tjetri nga Klarna përdorën avatarët e tyre për të prezantuar rezultatet tremujore, sipas TechCrunch.

Nëse CEO-të nuk flasin më vetë në konferenca financiare që është thelbi i punës së tyre publike - çfarë mbetet?

Kriza e besimit ndaj CEO-ve

Kur je në sy të publikut, çdo lëvizje e gabuar shihet, dhe në fakt, shumë shpresojnë që të gabosh. Kështu funksionon suksesi.

CEO-të kurrë nuk kanë qenë shumë të dashur për publikun. Por vitet e fundit, roli i tyre është dëmtuar edhe më shumë nga skandale si FTX, Theranos apo ËeËork. Dhe kur në këtë kontekst ti vendos të zëvendësosh veten me një avatar AI, dërgon një mesazh shumë të keq.

AI nuk ka empati

Ndërkohë që kompanitë krenohen për sa punonjës po zëvendësojnë me AI, harrojnë se ato deklarata nuk i dëgjon vetëm bordi dhe investitorët – i dëgjojnë edhe punonjësit, klientët, familjet e tyre, komunitetet dhe publiku.

Këta janë njerëzit që e blejnë produktin tuaj, që mbajnë kompaninë gjallë. T’u thuash se AI po merr vendin e tyre nuk është aspak "cool". Është paaftësi për të treguar empati – një cilësi që çdo udhëheqës i mirë duhet ta ketë.

Edhe unë jam teknolog, edhe kapitalist. Por pa empati, asnjëra prej këtyre nuk ka të ardhme.

Parashikimi – një aftësi jetike

Të jesh udhëheqës do të thotë të shohësh më larg. Nëse AI mund të zëvendësojë zhvilluesit, shkrimtarët, dizajnerët… çfarë e ndalon të ju zëvendësojë edhe ju?

Një vit? Tre? Pse jo tani?

Nëse do ta ndërtoni kompaninë mbi burime kompjuterike dhe jo mbi burime njerëzore, atëherë hiquni edhe ju dhe lëreni AI-n të udhëheqë. Nëse është e gjithë kjo që kërkoni, logjika thotë se edhe CEO është një vend pune i tepërt.

Mos  i vini flakën vetvetes – vraponi!

CEO-ja i Duolingo u detyrua të tërhiqte komentet që supozonin se mësuesit do të shërbenin vetëm si “kujdestarë”, ndërsa AI do të bënte mësimdhënien. Normalisht që pati reagim – po sulmoni arsimtarët? Çfarë presioni më pas do u bëhet infermierëve, punonjësve të emergjencave apo kujtdo tjetër?

Këto nuk janë lëvizje të mençura. As nuk janë domosdoshmëri teknologjike. Janë zgjedhje pa ndjeshmëri dhe pa strategji.

Zgjidhja? Tregoni të vërtetën

Pse të mos dilni përpara dhe të jeni të parët që thoni të vërtetën? Që AI është një mjet i fuqishëm për të ndihmuar vendimmarrjen - jo për ta zëvendësuar atë. Dhe që roli juaj si lider mbetet i vlefshëm pikërisht sepse dini të merrni vendime të mençura, me empati dhe vizion – gjëra që AI nuk i ka.

Në fund të ditës, ky është argumenti më i fortë që keni për të mbajtur vendin tuaj kur AI të trokasë në derë.

Nëse ju pëlqeu ky mesazh, mirësevini në realitet. Nëse jo – atëherë, ndoshta nuk e keni lexuar deri në fund. Dhe për këtë, nuk kam çfarë t’ju them… përveç se: përgatituni./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC