Podcastët po vazhdojnë të rriten në mesin e dëgjuesve, një mënyrë për qenë në rrjedhë me të gjitha llojet e çështjeve. Në mesin e çështjeve të shumta që flitet, janë më shumë se 100 podcaste në iTunes me fjalën lidership në titullin e tyre. Disa janë të përqendruara në interesa special si shitja, feja ose çështje që kanë të bëjnë me gratë në veçanti, por janë edhe disa të tjera që qëndrojnë larg nga të tjerat. Autorja dhe liderja Lolly Daskal ka ndarë disa prej tyre si më të mirët nga gjithë kjo dyzinë.
“Leadership and Loyalty”, mikëpritës Dov Baron
Ky podcast flet për një formë të udhëheqjes që bazohet në intelegjencë emocionale dhe ndershmërinë e patrembur. Baron i interviston autorë, konsulentë dhe udhëheqës nga të gjitha llojet e organizatave në një formë të udhëheqjes që e frymëzon besnikërinë e madhe.
“The Go-Giver” nga Bob Burg
Koncepti kryesor vjen nga libri best-seller me të njëjtin emër, i cili thotë që nëse përqendroheni në sigurimin e vlerave të të tjerëve, kjo është mënyra me përfituese dhe më e përmbushur për të jetuar dhe punuar. Secili episod fillon me një mendim të shkurtër të ditës, ndjekur nga 15 minuat intervistë.
“This is your life” nga Michael Hyatt
Përqendrohet në ndihmën për t’i arritur “të gjitha të mirat” në punë, sukesin në jetë dhe udhëheqjen me vetëbesim. Hyatt i diskuton edhe pikat më të holla të udhëheqjes, produktivitetin, influencën, zhvillimin personal dhe vendosjen e qëllimeve në “show-n” e tij. This is your life përfshinë mençurinë, humorin dhe mësimet për liderët e rinj dhe elitën profesionale. Si përfundim shfaqja e tij është ndikuese dhe më shumë kuptim.
“The Nice Guys on Business” nga Doug Sandler
Në këtë podcast ndahen tregime te jetës reale, sukseseve, dëshpërimeve, dështimeve dhe mundësive të dhëna. Secili eposid është bisedë rreth jetës. Rregulli kryesor i shfaqjes është shumë i thjeshtë: Nuk ka asnjë rregull dhe asgjë nuk është brenda limiteve. Ai është sfidë e madhe për audiencën e tij për t’i “fikur” gjërat negative që po “lundrojnë” në kokat e tyre dhe për t’i drejtuar drejt një jete më pozitive. Duke i mbushur ato me mirësi pa fund, empati absolute dhe dhembshuri si mjete kryesore. Ky nuk është një podcast vetëm për “djemt e mirë”.
Coaching for Leader” mikëpritës Dave Stachowiak
“Liderët nuk janë të lindur, ata bëhen”, është filozofia e “Coaching for Leader”, me këshilla të botës së vërtetë nga ekspertë të ftuar nga Dave.
“Dose of Leadership” nga Richard Reirson
I njohur si intervistues përfshirës dhe unikë, Reirson sjellë mysafirë si trajnerë, sipërmarrës, drejtorë ekzekutivë, investitorë dhe autorë. Ndërsa pjesa e veçantë “best of” sjellë pika kryesore nga arritjet e tij katër vjeçare.
“Accelerate” nga Andy Paul
Pikësëpari i cakton liderët e shitjes, por prekë gjithashtu edhe fusha të tjera të udhëheqjes. Çështjet më të shpeshta kanë të bëjnë me shitjen dhe marketingun, neuroshkencën e vendimarrjes dhe si t’i bëni më atraktive të ashtuquajtura “telefonatat e ftohta”. Me “accelerate” 6 ditë në javë, keni shumëçka për të mësuar.
“The LEADx Show” nga Kevin Kruse
“Shitësi më i mirë” i librit “Employee Engagement 2.0” në “New York Times”, i interviston ekspertët më të mirë për lidership pesë ditë në javë. Në fund të çdo episode mysafiri i sfidon dëgjuesit, për t’u përmirësuar 1% duke e provuar një ide nga shfaqja. Pra, nëse dëshironi këshilla ditore nga trajnerët më të mirë në botë, ky është podcast është i duhuri!
“Engaging Leader” nga Jesse Lahey
Në shekullin 21, ata të cilët po e ndryshojnë botën nuk janë vetëm liderë, janë angazhues. Secili episod ka këshilla për kultivimin e një ekipe që është plotësisht e angazhuar me qëllimet e organizatës. Pikat themelore përfshijnë komunikimin, produktivitetin, kulturën, përgjegjësinë etj.
“Leaders in the Tranches” nga Gene Hammett
Hammett me diskutimet e tij të thella bashkë me liderët e shkëlqyeshëm që i kishte përzgjedhur janë mahnitës në mënyrën sesi i ndihnmojnë dëgjuesit për të ndërtuar styrategji të reja për sukes dhe duke e ndarë dijën e tyre të udhëheqjes, marketingut dhe shitjes.
“Eternal Leadership”, mikëpritës John Ramstead
Eternal Leadership u përgjigjet pyetjeve pse, çka dhe më e rëndësishmja si udhëheqja shkon përtej ndikimit.
Leadership Biz Café, mikëpritës Tanveer Naseer
Ky podcast krijon ndjesinë sikur jeni ulur për të pirë kafe me dy ekspertë të udhëheqjes për të mesuar sesi të bëheni liderë të atullë që u duhet punonjësve. /Akademi Pune