Analisti i të Dhënave të Burimeve Njerëzore është një pozitë e cila mundëson mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave për të kuptuar tendencat në punësim, praktikat e punësimit dhe pajtueshmërinë ligjore. Kjo pozitë është integruar brenda Departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë IPKO. Arta Koka-Grubi - udhëheqëse e Departamentit të BNj në kompaninë IPKO ka treguar në një intervistë për AkademiPune se nevoja për këtë pozitë erdhi gjatë kohës së pandemisë dhe kjo ka ndikuar shumë në vendimmarrjen e tyre dhe planet e së ardhmes për të krijuar strategji më të mira të biznesit. Këtë hap deri tani, Arta e vlerëson transformues dhe nëse do të kishte një vlerë matëse nga 1 deri në 10, ajo do ta vlerësonte me 10.
AkademiPune: A na tregoni fillimisht më shumë për pozitën “HR Data Analyst”, çfarë nënkupton kjo?
Arta Koka Grubi: Në përgjithësi, HR Data Analyst apo Analisti i të Dhënave të Burimeve Njerëzore luan një rol vendimtar në mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave për të kuptuar tendencat në punësim, praktikat e punësimit dhe pajtueshmërinë ligjore. Megjithatë, në IPKO, ne synojmë të maksimizojmë potencialin e kësaj pozite përtej gjenerimit të raporteve. Respektivisht, Analisti i të Dhënave të Burimeve Njerëzore raporton apo ofron të dhëna të vlefshme mbi stafin, si rekrutimin, planifikimin e buxhetit dhe vlerësimin e performancës së punonjësëve. Mirëpo, për më shumë, tek ne Analisti i të Dhënave propozon politika për të përmirësuar kulturën tonë të punës dhe proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në përgjithësi. Këto raporte të detajuara dhe propozime ofrohen menaxherëve tanë të lartë për të përafruar të dhënat e burimeve njerëzore me objektivat afatgjata të kompanisë sonë.
AkademiPune: Prej kur keni integruar këtë pozitë në departamentin tuaj të Burimeve Njerëzore?
Arta Koka-Grubi: Unë fillova të kuptoj rëndësinë e analizës së të dhënave të burimeve njerëzore brenda departamentit tonë gjatë pandemisë. U bë e qartë se ekipi ynë i BNj’së nuk përdorte analizën e të dhënave për vendimmarrje. Kjo situatë më shtyu të kuptoj se si të dhënat e burimeve njerëzore mund të ndikojnë ndjeshëm në vendimet e strategjisë së biznesit. Pra, sfidat e sjella nga pandemia theksuan domosdoshmërinë imediate për analitikën në përgjithësi, duke çuar në një theks të shtuar në qasjet e drejtuara nga të dhënat brenda departamentit të burimeve njerëzore.
AkademiPune Si e ka ndihmuar kjo kompaninë “IPKO” dhe cilat procese i ka lehtësuar më së shumti?
Arta Koka-Grubi: Zbatimi i analizës së të dhënave në IPKO ka ndikuar ndjeshëm në operacionet tona ditore si dhe strategjitë afatgjate. Metodat tradicionale të burimeve njerëzore, të mbështetura në instinkt, u zëvendësuan me vendimmarrje të drejtuar nga të dhënat. Ky ndryshim mundësoi IPKO-n të marrë vendime të mirë-informuara bazuar në dëshmi konkrete. Përdorimi i analitikës së burimeve njerëzore mundësoi IPKO-n të parashikoj edhe më mirë planet buxhetore, përgaditë përshkrimet e punës, ofroj mundësi të mundshme të kursimit dhe përmirësimit të proceseve në përgjithësi.
Besoj se katër veçoritë kryesore mund ta ilustrojnë këtë transformim:

AkademiPune: Si ndikon kjo pozitë për të pasur një pasqyrë më të mirë të spektrit të punësimit brenda kompanisë?
Arta Koka-Grubi: Kjo pozitë ofron një kuptim gjithëpërfshirës të fuqisë sonë punëtore përmes njohurive të drejtuara nga të dhënat. Ne kemi analizuar qarkullimin, normat e mbajtjes, performancën, benefitet, menaxhimin e kohës, pushimet dhe shumë çështje tjera. Këto njohuri ofrojnë një pamje parashikuese, duke na ndihmuar të adresojmë në mënyrë proaktive sfidat tona. Në përgjithësi, kjo qasje gjithëpërfshirëse mbështet vendimmarrjen dhe ndërhyrjet e përshtatura në të gjithë spektrin tonë të punësimit.
AkademiPune: Nga ajo që keni parë deri më tani, sa mendoni që është e rëndësishme një pozitë e tillë edhe për kompanitë e tjera?
Arta Koka-Grubi: Të kuptuarit e pikave të forta dhe të dobëta të punonjësve kanë vlerë të jashtëzakonshme për kompaninë, veçanërisht në këto kohë të pasigurta. Kjo pozitë mundëson departementin e burimeve njerëzore të përgatitet për çdo sfidë që kompania mund të hasë. Pra, kjo pozitë informon drejtuesit e organizatës nëse praktikat apo politikat e BNJ duhet të mbahen, hiqen ose modifikohen. Nëse do ta vlerësoja rëndësinë e kësaj pozite në një shkallë nga 1 në 10, do të thoja me siguri se është 11.

AkademiPune: Çfarë dhe ju vetë keni mësuar nga ajo që është implementuar nga punët që janë realizuar në këtë pozitë?
Arta Koka-Grubi: Si Drejtuese e Burimeve Njerëzore, duke integruar një ekspert në analizën e të dhënave në departamentin tonë ka qenë vërtet transformuese. Një nga mësimet më domethënëse që kam marr është rëndësia kryesore e vendimmarrjes së drejtuar nga të dhënat në formësimin e strategjive të menaxhimit të burimeve njerëzore. Analiza e të dhënave të burimeve njerëzore ka dhënë njohuri në përsosjen e qasjeve tona për rekrutimin, si dhe mbajtjen e zhvillimin e talenteve, duke na mundësuar të marrim vendime më të informuara dhe strategjike. Eksplorimi i të dhënave të burimeve njerëzore ka hedhur gjithashtu dritë mbi potencialin e analitikës parashikuese. Na ka fuqizuar të parashikojmë tendencat e ardhshme, duke na lejuar të adresojmë në mënyrë proaktive sfidat e mundshme përpara se ato të ndikojnë në operacionet tona. Kjo pozitë ka lehtësuar zbatimin e strategjive të synuara për të përmirësuar ambientin e punës dhe produktivitetin e punonjësve, gjë që është thelbësore për suksesin e qëndrueshëm dhe zhvillimin organizativ.

AkademiPune: Çfarë prisni tutje të integroni brenda kompanisë IPKO?
Arta Koka-Grubi: Në të ardhmen, departamenti ynë i burimeve njerëzore ka plane të shumta. Sidoqoftë, dy procese kryesore që dallohen, duke shfrytëzuar ekspertizën e një analisti të të dhënave, përfshijnë: