11 mënyra sipas psikologëve që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe stresin në punë

11 Tetor '21

11 mënyra sipas psikologëve që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe stresin në punë
	 	 

Nëse po ndiheni në ankth dhe stres, ta keni parasysh që nuk jenit ë vetmit. Gallup e pati shpallur vitin e kaluar si “vitin më stresues në historinë e fundit” , me një rekord prej 40% të të rriturve , në gjithë botën, që kishin thënë se kishin përjetuar më shumë stres sesa një ditë më parë. Kjo madje ishte një rritje prej 5% nga viti 2019 që ishte 35%. Kjo shifër përfaqëson 190 milionë njerëz më shumë në nivel global që kanë përjetuar stres.

Çfarë duhet të bëni për t’i menaxhuar “ndjenjart e këqija” në vendin e punës?

Ndryshoni mënyrësn sesi jetoni!

Njerëzit me ankth duhet që të mos e kufizojnë veten, por ta shmangin atë. Kështu ka thënë Marla Deibler, psikologe klinike e licencuar për BusinessInsider. Sipas sa,j këta persona duhet që të luftojnë me ankthin përmes pjesëmarrjes në jetë, pavarësisht sesa janë dërrmuar fizikisht. Duke i pranuar këto përvoja si mendimet, ndenjat, njedjat fizike etj. dhe duke vepruar në atë mënyrë që është e rëndësishme për ta, do t’i çojë në prehje.

Aktivitet si joga dhe meditimi dhe forma të tjera bëjnë që personat të ndihen që janë plotësisht të pranishëm në atë moment.

Mos e shtypni ankthin tuaj!

Fshehja e ndjenjave ka kundërefekt. Deibler thotë se të githë përjetojnë ankth, prandaj në vend që të mundoheni që ra largoni, është më mirë që ta pranoni atë. Tentimi për ta larguar shpesh i hedh gjërat jashtë kontrollit dhe rezulton të jetë më e kotë dhe më e mbingarkuar. Sipas psikologes, nëse i jepni hapësirë ankthit gjatë punës, do ta bëni më pak shqetësues në plan më afatgjatë.

Jini të kujdesshëm!

Kontrolloni veten herë pas here! Jini kurioz kur keni ankth, thotë psikologia. Si ta bëni këtë? Duke ia bërë vetes disa pyetje: Çfarë vëreni kur shfaqet, çfarë mendoni dhe ndjeni?

Ftojeni ankthin për ta bërë një “gjiro”!

Përballuni me shqetësimet që i keni! Nëse jeni nervozë për të folur në një audiencë më të gjerë, atëherë përballu me të në takimin ose mbledhjen e radhës! E nëse keni frikë të flisni me kolegët, përpiquni të filloni bisedën, duke e marrë hapin të parë! Ekspozimi ndaj këtyre situatave, në vend që t’i shmangni, ndihmon që ta shihni se është fare e lehtë që të përballeni met o, kështu që kjo e rritë vetëbsimin.

Praktikoni vetëkujdesin 

Mos e harroni veten! Ajo që mendoni se po bëni për trupin, në fakt e bëni për shënetin mendor. Ushqimi i mirë, gjumi dhe stërvitja janë të rëndësishme për mirëqenien, elasticitetin dhe menaximin e shëndetshëm të stresit.

Mendja juaj nuk është gjithnjë këshilltarja juaj më i mirë

“Unë i besoj vetes” kjo është njëra nga shprehjet më të shpeshta kur njerëzit flasin për veten, por Deiler thotë që kjo nuk është bash kështu. Mendjet tona thotë ajo, janë gjithmonë në kërkim të historive, analizimieve, gjykimeve, të japin këshilla, të kritikojnë, por nganjëherë këto janë shumë të padobishme për ne. Duhet që të vendosni nëse mendimet janë të denja për vëmendjen tuaj!

Pushoni!

Ndryshimi i ritmit ose vendit tuaj të zakonshëm herë pas here ndihmon në menaxhimin e ankthit. Dielli dhe shëtitja në gjelbërim është mënyra më e mirë për t’i bërë vetes dhuratë në këtë kohë.

Provoni relaksim progresiv të muskujve!

Angazhohuni në ushtrime që e relaksojnë trupin tuaj dhe e bëjnë mendjen tënde më të qetë. Frymëmarrja diafragmike, meditimi, relaksimi i muskujve, ushtrimet e drejta të trupit, joga etj., mund ta zvogëlojnë stresin duke ndihmuar në nxitjen e reagimit.

Lini kafenë

Kur bëhet fjalë për luftimin e ankthit, një kafe e fortë në mengjes nuk është mikesha juaj. Psikologia këshillon që konsumimi i kafeinës të mbahet në minimi, sepse mund t’i rrisë rrahjet e zemrës dhe simptomat fiziologjike të ankthit.

Qëndroni në lidhje

Duke qëndruar në vetmi vetëm sa do të izoloheni në botën tuaj dhe do të mendoni se gjithçka jashtë po punon kundër jush. Mbështjetja sociale është jetike për menaxhimin e stresit. Lidhjet familjare dhe miqësore dhe biseda me ta krijon një botë më të mirë.

Kërkoni ndihmë profesionale

Kujtoni që nuk jeni vetëm dhe nuk do ta kaloni vetëm! Nganjëherë këto periudha thellohen dhe nuk mund të kalojnë pa ndihmë profesionale. Psikologët klinikë mund t’i ndihmojnë këta persona që ta kuptojnë ankthit dhe të ndryshojnë marrëdhënien e tyre kundrejt ankthit dhe stresit. Kolegët dhe pundhënësit e shqetësuar mund të zgjedhin që të shprehin shqetësimin e tyre për ndonjë nga kolegët dhe që të ndihmojnë në normalizimin e përvojës dhe ta inkurajojnë personin që të kërkojë ndihmë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC