Cilat data janë pushim gjatë muajit Maj?

2 Maj '24

Cilat data janë pushim gjatë muajit Maj?
	 	 

Festat zyrtare që llogariten si ditë pushimi nga puna kanë shpesh origjinë në ngjarje historike, fetare, kulturore apo sociale, dhe shërbejnë si momente kur njerëzit ndërpresin detyrat e tyre normale dhe e fokusojnë kohën e tyre festuar, reflektuar, apo për të bërë aktivitete të tjera që i bëjnë të ndihem mirë. Në Kosovë, festat zyrtare pushimore mund të ndryshojnë ose të shtohen me kalimin e kohës. Disa nga festat kryesore që janë pjesë e kalendarëve pushimore  pushimore për këtë muaj janë:

Dita Ndërkombëtare e Punës: 1 Maji që shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punës më 01 maj i bie ditë e mërkurë dhe është në listën e festave zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pashkët Ortodokse: Ato festohen më 5 maj ditë e diel, kurse dita e pushimit bartet të hënën më 6 maj.

Dita e Evropës: 9 maj shënohet si Dita e Evropës dhe është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian. Kjo datë i bie ditë e enjte.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC