Kthimi në punë mund të jetë një sfidë e madhe për nënat. Mund të jetë e vështirë psiqikisht për to që t’i lënë foshnjat e tyre për për 8 orë ose më shumë dhe t’i kthehen punës, megjithatë duhet ta bëjnë.
A i dinë nënat të drejtat e tyre sipas Ligjit të Punës në Kosovë? Akademi Pune ua ndriçon këtë pjesë e bashkë me të edhe këshillat se si t’i kthehen punës pas pushimit të lehonisë.
Pushimi i lehonisë sipas Ligjit në Kosovë
Femra e punësuar në Kosovë ka të drejtë që ta marrë pushimin e lehonisë për 12 muaj.
“Me prezantimin e certifikatës mjekësore femra e punësuar mund ta fillojë pushimin e lehonisë deri në dyzetepesë (45) ditë para datës kur pritet të lindë. Në periudhën prej njëzetetetë (28) ditëve para datës kur pritet të lindë, punëdhënësi me pëlqimin e femrës shtatzënë, mund të kërkojë që ajo ta fillojë pushimin e lehonisë, nëse punëdhënësi mendon se femra e punësuar nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat e saj.”, thuhet në nenin 49 për pushimin e lehonisë në Ligjin e punës në Kosovë.
Sipas këtij ligji, gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë. Ndërsa, tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë .
Por, femra e punësuar ka të drejtë që me këtë ligj ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj pa pagesë.
Si të ktheheni në punë pas pushimit të lehonisë?
Rilidhuni me zyren
Ka kohë që jeni shkëputur nga “jeta” e punës, duke u marrë gjatë gjithë kohës vetëm me veten dhe foshnjën. Prandaj, mundohuni që të lidheni më atmosferën atje, në mënyrë që kur të shkoni ta keni më të lehtë.
Telefononi ose ua dërgoni ndonjë email burimeve njerëzore
Nëse nuk jeni telefonuar fare nga burimet njerëzore, bëni këtë hap ju vetë! Në këtë mënyrë pjesëtarët e burimeve njerëzore, do të merren më këtë çështje duke ju dhënë detaje të rëndësishme si datën më të mirë të kthimit në zyrë, vendin kur do të ktheheni, ose edhe detajet të tjera të mira që do t’ju ndihmojnë ta keni më të lehtë kthimin në punë.
Programoni datën tuaj të kthimit
Synoni të ktheheni në zyrë në fund të javës! Rezitoni tundimit që të ktheheni në punë ditën e parë të javës! Një javë e tërë përpara do të jetë e vështirë për ju. Më mirë kjo të bëhet të enjten ose të premten, kështu që do ta keni më të lehtë ta programoni javën tuaj të ardhshme.
Flisni me shefin
Nëse nuk keni departament të burimeve njerëzore, tregoni menaxherit datën që e keni planifikuar të ktheheni në zyrë! Kjo është një mundësi e mirë për ta bërë ndonjë ndryshim në orar që mund t’ju ndihmojë në kujdes të familjes.
Caktoni një takim me shefin
Një takim me shefin përpara se të shkoni në zyrë do të ishte shumë ndihmues. Nëse punoni nga shtëpia, mund ta caktoni një takim online dhe të bisedoni.
Ky takim do t’ju lejojë të kaloni në rrjedhën e thashethemeve të punës, projekteve të reja dhe gjëra të tjera që do t’ju bëjnë të ndiheni më të përfshira.
Përgatiteni veten psiqikisht
Ashtu si ditët e para të “takimit” me beben që kanë qenë sfiduese, ditët e para pas lehonisë në zyrë mund të jenë po aq sfiduese. Mund të jeni plot emocione dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Mundohuni që të mendoni në mënyrë pozitive dhe ta planifikoni gjithçka që lidhet me beben për disa orë!
Bëni gati gjithçka rreth vetes
Kryesorja e të gjithave është që të planifikoni gjithçka që ka të bëjë me mirëqenien e bebes gjersa jeni në punë. Përgatiteni veten që foshnja do të sëmuret ndonjëherë gjersa jeni në orar të punës, prandaj jini të kujdesshme për gjithçka rreth saj!
Kontrolloni garderobën
Ashtu siç keni bërë gjithmonë, bëni gati veshjen e punës. Mos e lini për mëngjes, sepse mbase veshja e dikurshme nuk ju bën më! Lini gati për disa ditë me radhë, kështu që nuk do të keni nevojë t’i kushtoni kohë për një javë të tërë. /Akademi Pune