Për të pasur sukses në një intervistë pune, duhet të punohet edhe me anën psikologjike. Ka shumë njerëz të cilët kanë CV shumë të mira apo kualifikime të duhura, mirëpo në intervista të punës nuk ia dalin mbanë. Kjo sepse në intervistë kanë tingëlluar pesimistë, kanë pasur stres apo edhe kanë humbur përqëndrimin gjatë intervistës.
Kësisoj, para se të shkoni në një intervistë pune, mundohuni të bëni përgatitjen e duhur psikologjike. Mendoni rreth pyetjeve të mundshme dhe si do të mund të përgjigjeshit më së miri, hulumtoni rreth kompanisë dhe nënvizoni informacionet kryesore, mendoni edhe ju disa pyetje që mund t’ia bëni punëdhënësit, relaksohuni dhe mos mendoni nëse intervista mund të shkojë keq. Një qasje pozitive iu ndihmon shumë sepse edhe e ulë stresin por edhe iu krijon vetëbesim.
Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm sepse një kandidat me vetëbesim është aktiv në intervistë dhe arrin të përçojë pozitivitet edhe tek punëdhënësi. Ndërkaq, duke u treguar pasivë, mund të jepni mesazhin se ndjeheni të pasigurtë.
Një metodë tjetër që mund të ndikojë mirë tek ju para se të shkoni në intervistë është vizualizimi. Paramendojeni veten sikur keni shkuar në intervistë dhe keni pasur një performancë shumë të mirë - truri reagon në atë mënyrë sa që ju ndjeheni sikur vërtetë keni pasur përvoja pozitive në intervistë.
KosovaJob sjellë disa teknika të cilat mund t’i përdorni në një intervistë pune:
Një këshillë e vyeshme: Para intervistës, kujtoni momentet kur jeni ndjerë të suksesshëm në jetë, kjo do të rrisë vetëbesimin tuaj dhe gjasat për ta fituar vendin e punës.