Mënyra se si komunikohet thotë shumë. Komunikimi është pjesë integrale e jetës së njeriut mirëpo shumë njerëz e mendojnë atë vetëm në formë verbale.
Gjatë jetës suaj, do t'iu duhet të shkruani shumë, prandaj rëndësia e drejtshkrimit nuk është e vogël. Drejtshkrimi bën që tekstet e shkruara të kuptohen drejtë apo gabimisht. Në çdo fazë të punësimit, drejtshkrimi mbetet ndër elementet kryesore.
Nëse gjatë një aplikimi, CV-të dhe letrat motivuese nuk qëndrojnë gramatikisht mirë, rëndësia e tyre zbehet qoftë edhe nëse përmbushën kriteret e tjera. Gabimet drejtshkrimore në një aplikim pune mund të shtyejnë një punëdhënës t'i shqyrtojë disa gjëra.
Gabimet gramatikore po ashtu mund të ndikojnë që punëdhënësi i ardhshëm të mendojë se ju nuk keni lexuar mjaftueshëm, apo nuk jeni i përgatitur sa duhet dhe si rrjedhojë nuk do të tregoni sukses në punë.
Ndër metodat më të mira për të mësuar drejtshkrimin është leximi. Në mënyrë indirekte, leximi ndikon në mësimin e drejtshkrimit apo rregullave gramatikore. Leximi i vazhdueshëm i librave mund t'ua përmirësojë lehtësisht aftësitë gramatikore.