Mendoni për të gjitha mbledhjet joproduktive të ekipit që keni marrë pjesë. Takime ku një person mbizotëroi bisedën, ku tema të ndryshme vetëm përsëriteshin dhe e gjitha ajo mund të kishte qenë lehtësisht një email.
Udhëheqja e një mbledhje efektive nuk duhet të jetë edhe aq e komplikuar. Sidoqoftë, shumica e menaxherëve janë ende duke zhvilluar takime ekipore që nuk organizohen si duhet, janë tepër të gjata dhe nuk rezultojnë të suksesshme.
Akademi Pune ju sjell disa këshilla për të zhvilluar takime ekipore që janë të dobishme dhe efektive.
Krijoni një axhendë për mbledhje dhe inkurajoni të gjithë të përgatiten para kohe
Mbledhja që të jetë sa më efektive, preferohet që menaxheri ashtu edhe anëtarët tjerë të ekipit të përgatiten paraprakisht. Prandaj, para mbledhjes dërgoni paraprakisht një email te personat që janë të ftuar në mbledhje për t'i njoftuar me temat që do të diskutohen.
Dëgjoni më shumë
Kur dëgjoni, mësoni. Shkathtësitë e të dëgjuarit janë pjesë thelbësore e çdo takimi. Ju duhet të jeni në gjendje të dëgjoni këndvështrime të tjera dhe t'i interpretoni ato. Një udhëheqës duhet të dëgjojë gjithmonë anëtarët e ekipit, të jetë i çasshëm dhe të shfaq interes nëse dikush ka një ide ose çështje për diskutim.
Jepni hapësirë të gjithë anëtarëve të kyçen në bisedë
Një nga praktikat më të rëndësishme që mund të përvetësoni si udhëheqës është të veproni kur ka vetëm një ose dy individë që dominojnë bisedën. Prandaj, bëni zakon të:
Jepni lëvdata
Menaxherët e mirë lavdërojnë në publik dhe kritikojnë në mënyrë private. Kjo është arsyeja pse duhet t'i aplikoni lëvdatat për të ngritur moralin e punonjësve gjatë mbledhjeve. Kësisoj, ata do të ndihen më të motivuar pasi shohin se puna e tyre po vlerësohet.
Pyesni për komente rreth mbledhjes
Kur ka qenë hera e fundit që keni pyetur punonjësit për komente dhe reagime në lidhje me takimet e ekipit tuaj?
Kjo duhet të merret parasysh pasi kur merrni komente nga ta, do të jeni në dijeni rreth kërkesave që kanë bashkëpunëtorët tuaj në lidhje me mbledhjet që mbani dhe kësisoj do të përmirësohet cilësia e mbledhjeve në vazhdim.