Aftësitë e të folurit publik janë shumë të dobishme. Ndonëse mund të jeni prej atyre njerëzve që nuk bëni rregullisht prezantime para një grupi, aftësitë e të folurit në publik janë prapë së prapë të nevojshme. Zhvillimi i aftësive të të folurit në publik, mund t’i kontribuojë rritjes së vetëbesimit dhe kapërcimit të pengesave që mund të hasni në komunikimin e përditshëm me njerëz.
Shumicës së njerëzve ju ndodhë që para një fjalimi apo prezantimi të kenë stres dhe ankth. Mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë është përgatitja. Duke u përgatitur paraprakisht, do të mund të largoni frikën dhe t’i jepni fjalimet ashtu siç dëshironi.
Një ndër praktikat e para është të shikoni disa herë gjatë ditës materialin që keni për ta prezantuar. Mirëpo, janë edhe disa gjëra që duhet t’i keni parasysh në mënyrë që të përmirësoni të folurit në publik.
1. Kontrolloni zërin
Gjatë të folurit në publik, zëri ka një rëndësi të posaçme. Këshillohet që para një fjalimi të praktikoni të merrni frymë, shumë dhe thellë. Kjo praktikë mund t’ju ndihmojë që zëri juaj të jetë më potent si dhe të shmangni mungesën e frymëmarrjes që zakonisht mund të ndodhë nga stresi që shkaktohet para dhe gjatë një fjalimi.
Këshillë: Para një fjalimi, merrni frymë thellë dhe mbani dorën në stomak. Numëroni deri në numrin 10 ndërsa merrni frymë dhe e lëshoni frymën.
2. Keni parasysh rëndësinë e gjuhës së trupit
Gjuha e trupit është po ashtu shumë e rëndësishme për realizimin e një fjalimi të suksesshëm. Është një kombinim i shprehjeve, gjesteve dhe lëvizjeve që përçojnë tek audienca atë që është në mendjen tuaj edhe pa përdorur shumë fjalë.
3. Njiheni audiencën tuaj
Para se të filloni shkrimin e një fjalimi apo përgatitjen e një prezantimi, keni parasysh se kujt i dedikohet ai prezantim, pra kush është audienca juaj. Kjo mund t’ju ndihmojë në përzgjedhjen e fjalëve, informacioneve, modelin e prezantimit, etj.
4. Lidhuni me audiencën
Një folës i mirë në publik nuk qëndron para një grupi dhe të flasë vetëm ai për një temë. Një folës i mirë krijon ndërveprim me audiencën. Disa nga këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë që të lidheni me audiencën tuaj.
5. Niseni ndryshe fjalimin dhe jeni të qartë
Pak humor apo ndonjë storje në fillim të prezantimit tuaj, do të ndikojë që të rrëmbëni vëmendjen e audiencës suaj. Publiku, në përgjithësi pëlqen ndonjë rrëfim apo ngjarje personale gjatë një fjalimi.
Mirëpo, pavarësisht nëse gjuha juaj e trupit, zëri apo nisja është mirë, një prezantim nuk do të jetë i suksesshëm në rast se audienca nuk arrin të kapë mesazhin. Ne ju sjellim disa këshilla që të përçoni më mirë mesazhin tuaj tek audienca.