Si t’i përgjigjeni pyetjes “Na trego për një moment kur keni gabuar”, në një intervistë pune

7 Nëntor '20

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Na trego për një moment kur keni gabuar”, në një intervistë pune
	 	 

Përpara një interviste zakonisht përgatitemi për disa nga pyetjet më të zakonshme që bëhen pothuajse në të gjitha intervistat e punës. Ne i përsërisim ato me veten tonë, për t’u përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, ndodhë që papritmas na bëhet një pyetje që na tingëllon “e çuditshme” dhe për një çast mund të ngecim, duke mos ditur se cila do të jetë përgjigja e duhur që duhet ta themi. E tillë është pyetja që vjen nga intervistuesit: "Na trego për një moment kur keni gabuar”.

Askush nuk dëshiron që të tregojë gabimet që dikur ka bërë. Por duhet të jetë e qartë nga kandidatët, se intervistuesit nuk duan vetëm për sukseset tuaja, por dhe për gabimet. Kjo nuk nuk ndodhë pa një arsye: ata duan të dinë sesi secili kandidatë e ka menaxhuar një gabim dhe si është përballur me të.

Mund të duket e thjeshtë, por është pikërisht një përgjigje jo e duhur që mund ta përcaktojë fatin në karrierë, apo mund të mos jeni pjesë e kompanisë që gjithmonë keni ëndërruar.

Bob McIntosh, trajnues për karrierë, thotë se intervsituesit e mirë bëjnë pyetje të tilla në intervista pune. Në rast se një kandidat mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve sfiduese, për përvojat e tyre negative, ata nuk japin thjesht një përgjigje. Nëpërmjet saj intervistuesit mund ta kuptojnë sesa i vetëdijshëm është kandidati për gabimin e gjithashtu edhe intelegjencen e tij emocionale.

Ai madje tregon katër hapa për t’i ndërmarrë, kur përgjigjeni pyetjeve të intervistës në lidhje me gabimet dhe dështimet tuaja.

Parashikoni këto pyetje

Gjithmonë përfshini edhe këto lloje të pyetjeve në mesin e të tjerave që i përgatitni. Për shembull, nëse në konkurs kërkohet dikush me përvojë në drejtimin e ekipeve dhe trajnimin e konflikteve dhe ju dikur keni qenë menaxher i një projekti, e dini se zgjidhja e konfliktve është komponent kyç për suksesin tuaj. Duke qenë se kërkohet pikërisht kjo gjë për pozitën në të cilën keni aplikuar, ju duhet të përgatiteni që do të ju bëhet një pyetje në lidhje me atë sesi i keni përballuar situatat e krizave gjatë përvojave tua të mëparshme.

Në këtë situatë, ju duhet të reflektoni në disa raste kur ka pasur konflikte të brendshme në mes të anëtarëve të ekipit. Zgjedhni një histori që demonstron disa gabime që keni bërë në gjykimin tuaj në lidhje me situatën, por jo shumë prej tyre. Mos tregoni një histori që përqëndrohet në gabimet e dikujt tjetër, sepse këtu po ju kërkohet vetë-ndërgjegjësim, duke pranuar që një kohë keni bërë gabime.

Mbani shembullin tuaj të shkurtër

Bob McIntosh, rekomandon që historinë në lidhje me një gabim ta përmbledhni në një kohë prej 30 sekondash. Ai thotë se disa njerëz flasin shumë dhe duke vepruar kështu, japin shumë informacione, të cilat bëjnë që gabimet e tyre të tingëllojnë më keq sesa kanë qenë në të vërtetë.

Mbani përgjigjen tuaj të shkurtër, duke iu përmbajtur formatit të; Problemit, Veprimit, Rezultatit (PAR). Për shembull:

Problemi: Më kujtohet një kohë, kur një anëtar i ekipit tonë nuk po e bënte punën e tij si duhej dhe një anëtar tjetër u përball me të.

Veprimi: Unë nuk veprova menjëherë. Si rezultat, kishte një bllokim që zgjati për shumë muaj.

Rezultati: Ne ishim në gjendje të përmbushim afatin për projektin që na ishte ngarkuar dhe unë u vlerësova nga menaxhmenti për shpërndarjen e një produkti cilësor në kohën e caktuar dhe nën vlerën e buxhetit të ndarë.

Shpjegoni se çfarë keni mësuar nga gabimi juaj

Historia jote mund të ketë edhe fund të lumtur, por nuk do të përkojë mjaftueshëm me pyetjen nga intervistuesi, nëse nuk tregoni që jeni i vetëdijshëm që projekti mund të shkonte edhe ndryshe.

Në shembullin e mësipërm, ju mund të thoni diçka si:

Edhe pse ekipi që unë drejtova dha me sukses projektin, nuk më ra mirë që dy nga shokët e mi të skuadrës ishin në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Unë u takova me ta pasi projekti përfundoi dhe ndihmova në zgjidhjen e konfliktit, por tani e di që duhet ta kisha adresuar atë më herët.

Ky shembull përmbush tre objektiva. Së pari, ajo shpjegon problemin dhe atë që keni bërë për të adresuar problemin. Së dyti, tregon se si e arritët suksesin pavarësisht nga problemi. Së treti, demonstron vetëdijen tuaj duke përshkruar atë që keni mësuar nga përvoja.

Jini të gatshëm për pyetjet vijuese

Intervistuesit shpesh dëshirojnë të dinë më shumë rreth situatës, të tilla si: Sa serioz ishte konflikti? A kërcënonte të prishte aktivitetet e ekipit? Pse nuk veprove më shpejt? Në kohën kur u takuat më në fund me dy anëtarët, si e trajtuat atë?

Mos u habitni nëse një intervistues përpiqet të gërmojë pak më thellë. Kjo është vetëm një shenjë se ata duan të dinë më shumë. Përgjigjuni çdo pyetje vijuese me qetësi. Gjithmonë ju duhet të jeni të sinqertë, por nuk duhet ta rrisni madhësinë e gabimit.

Në fund McIntosh, këshillon që këto lloje të pyetjeve nuk duhet të merren personalisht, sepse ata duan të dinë më shumë për kandidatët dhe kjo është një gjë e mirë./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC