Argëtimi pas punës, 7 gjërat e duhura që mund t’i bëni me kolegët

26 Tetor '21

Argëtimi pas punës, 7 gjërat e duhura që mund t’i bëni me kolegët
	 	 

Puna në ekip është e rëndësishme për të pasë lidhje më të mira me kolegët, por nganjëherë përballja çdo ditë për 8 orë me radhë me ta për të njëjtat gjëra di të jetë e mërzitshme. Prandaj, është shumë e nevojshme që ekipet të mendojnë për gjëra të tjera argëtuese që mund t’i bëjnë pas punës. Në këtë mënyrë nëse të gjithë ndihen rehat me praninë e të tjerëve, vendimet bëhen më të lehta, shumë zëra dëgjohen dhe buzëqeshjet që shkëmbehen mes vete bëjnë mrekulli!

Akademi Pune po i rënditë për ju disa aktivitete argëtuese që mund t’i bëni pas punës.

Një stil më ndryshe të darkave

Shumë restorante sot po japin shumë më shumë sesa ushqime të mira, ata po japin përvoja. Për shembull, disa restorante kanë mundësinë për të pasur grill në secilën tavolinë. Këtu konsumatorët janë përgjegjës për ta përgatitur ushqimin e tyre. Pse kjo është e rëndësishme për darka të punës, sepse një përvojë e tillë e të ngrënit ka më shumë bashkëveprim sesa ai individual, sepse bërja e ushqimit ndikon më shumë në punën ekipore.

Përballje

Kompanitë mund të përfitojën shumë nga lojëra si ping-pong, kickball, basketball apo edhe ndonjë zgjedhje tjetër. Secila kompani ka dikë që është gjithmonë duke bërë shaka dhe duke i ngacmuar pa dëm kolegët e tjerë, por dallim nga zyra disa punonjës janë në gjendje ta kthejnë këtë shakak kur janë jashtë ambienteve të saj. Këto aktivitete nxitin moralin dhe janë një mënyrë për të ndërtuar lidhje të mira të punës.

Karting

A jeni gati që të ktheheni edhe njëherë në vitet e fëmijërisë, ku nuk ju shqetësonte asgjë dhe ishit të lirë nga obligimet. Kartingu jua mundëson këtë. Por si ndikon në marrëdhëniet e punonjësve? Kartingu i lejon punonjësit që të garojnë me dikë tjetër për ta fituar një titull apo edhe ndonëj trofe, por gjithmonë duke i mbajtur ata të argëtuar. Kujtimet e mëvonshme në këto momente janë edhe më argëtuese. Prandaj, të tilla gara mund të ofrojnë ambient të shoqërueshëm edhe pasi të ktheheni në punë.

Karaoke

Kjo është njëra ndër përvojat që do të ndiheni më të lirë se asnjëherë më shumë. Punonjësit do ta njohin një anë tjetër më të lirë të kolegëve të tyre. Secili e ka ndonjë këngë përzemër që e di gjithë tekstin nga fillimi deri në fund. Ajo se çfarë duket si një aktivitet jo i zakonshëm dhe pamje më ndryshe e kolegëve mund të përfundojë si një shoqëri e mirë me dikë.

Ngjarjet sportive

E kur nuk jeni mirë ose në gjendje për të marrë pjesë vetë në ndonjë lojë, atëherë një mundësi tjetër e mirë është që të shkoni si shikues në një ngjarje profesionale sportive. Atje mund ta rezervoni një pjesë për të gjithë pjesëtarët e kompanisë që do të shkojnë me mundësi të ngrënjes dhe pirjes. Atje do ta shijoni gjithë energjinë që mund ta transmetojë një lojë e mirë dhe me shumë njerëz të rinjë.

Vullnetarizmi

Të gjithë kolegët ndonjëherë mund të mblidhen të bëjnë diçka vullnetare pas punës. Ndjenja dhe energjia e mirë që do të krijohet nga vullnetarizmi do të bëjë që shumë kolegët t’i njohësh më mirë dhe të kesh ndjenja të tjera, përvec punës.

Ngjarjet lokalet

A e dini që mund të jeni turistë edhe në vendin tuaj? Qytetet zakonisht kanë koncerte, muzikë, festivale apo edhe shfaqje teatrale apo të filmit. Shihni se çfarë është organizuar afër jush dhe shkoni së bashku me kolëgt pasi ta keni përfunduar punën! /AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC