Pasi të jeni përgjigjur në një mori pyetjesh në ndonjë intervistë pune, zakonisht intervistuesit pyesin nëse ju keni ndonjë pyetje për ta. Shumica e kanidatëve ngecin në këtë pyetje, duke qenë se pothuajse të gjitha gjërat janë “shoshitur”, gjatë intervistimit, apo mbase ata janë nisur me idenë që nuk janë ata të cilët do të bëjnë pyetje. Por, gjithmonë duhet të jeni të përgatitur të bëni pyetje edhe ju, në të kundërtën do t’u krijoni përshtypje intervistuesve sikur nuk jeni sa duhet të angazhuar në bisedë, apo nuk jeni mjaftueshëm i interesuar për të ditur në lidhje me pozitën që pretendoni ta keni.
Është mirë që para se të shkoni në një intervistë pune të hulumtoni në lidhje me kompaninë, pozitën apo të tjera rreth asaj që keni kandiduar. Pasi të keni hulumtuar krijoni një listë pyetjesh, tentoni t’i rikujtoni ato kur ju bëhet kjo pyetje dhe modifikoni ato sipas situatës dhe asaj që keni biseduar me intervistuesit. Nëse jeni duke u takuar me dikë nga burimet njerëzore, për shembull, pyetjet tuaja mund të përqendrohen në procesin e intervistimit ose në organizimin e përgjithshëm të kompanisë. Nëse jeni duke u takuar me personin i cili do të jetë menaxheri juaj, ju mund të bëni pyetje specifike në lidhje me rolin tuaj e synuar ose në lidhje me procesin e punësimit për punonjës të rinj.
ÇFARË DUHET TË PYESNI?
Pyetjet tuaja duhet ta bëjnë të qartë që keni qenë të vëmendshëm gjatë gjithë intervistës dhe keni kuptuar shpejt një kuptim të qëllimeve dhe përparësive të asaj kompanie.
Këshillë: Synoni që gjithmonë të bëni pyetje të hapura dhe pyetje të cilat përfundojnë me “po” ose “jo”!
Pyetjet rreth pozitës
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth asaj që do të bëni, nëse nuk është trajtuar plotësisht në pjesën e mëparshme të intervistës. Pyetjet mund të përfshijnë:
Pyetjet rreth kompanisë apo intervistuesve
Këto pyetje janë një mundësi e mirë për ta njohur më shumë kulturën e kompanisë dhe se çfarë paraqitje ka ajo.
Pyetjet rreth teje
Mund ta përdoni këtë moment, që ta kuptoni sado pak se çfarë përshtypje ka fituar intervistuesi gjatë intervstës në lidhje me juve. Me këto pyetje, mund të shprehni entuziazmin për pozitën që do të keni, mandej në bazë të reagimeve që do të merrni mund të bëni pyetje të tilla si:
ÇFARË TË MOS PYESNI?
Nuk janë vetëm pyetjet e mbyllura ato që nuk preferohen të bëhen në intervistat e punës. Mësoni më poshtë se cilat janë disa nga pyetjet që nuk preferohen të bëhen!
Aktivitetet jashtë punës: Është mirë të pyesni në lidhje me kulturën e kompanisë por jo edhe me aktvitetet që nuk lidhen drejtpërdrejt me punën, si: daljet për t’u argëtuar, dreka, apo pushimet. Ky lloj pyetjesh ju bëjnë të dukeni të painteresuar për ta bërë punën, prandaj nuk është përshtypja më e mirë që do të leni tek rektuterët. Mos pyesni as se sa orë do t’ju duhet të punoni çdo ditë!
Jeta perosnale e intervistuesit apo thashethemet e zyrës: Jepni për intervistuesit të njëjtin respekt, që do të dëshironit që t’ju japin edhe juve! Në këtë mënyrë mos pyesni për familjen e tyre, mënyrën e jetesës apo thashethemet për personat që njihni të dy!
Gjëra që mund t’u përgjigjesh vetë: Mos bëni pyetje që ju bëjnë të dukeni sikur nuk keni hulumtuar aspak në lidhje më kompaninë që do të punoni! Rekruterët presin që tashmë të jeni familjarizuar me disa infomacione rreth kompanisë.
Paga dhe përfitimet: Në intervistën e parë, pyetja në lidhje me pagën dhe përfitimet, ju bën të dukeni sikur nuk jeni i interesuar për punën, por më shumë jeni përqëndruar tek vetja juaj. Në ndërkohë nëse ata ju pyesin për pagën, këtu janë disa këshilla se si të përgjigjeni!
Pyetje shumë të komplikuara: Bërja e shumë pyetjeve përnjëherësh mund ta mbingarkojë intervistuesin. Bëni fillimisht vetëm një pyetje, sepse gjithmonë ekziston mundësia që në ndërkohë të bëni edhe ndonjë pyetje tjetër gjatë bisedës. Në të tilla raste synoni që të jetë më shumë një bisedë, se sa moment pyete-përgjigjesh!
Këshillë: Mos bëni shumë pyetje! Gjithmonë jini të gatshëm që t’i përfundoni ato kur intervistuesit fillojnë ta shikojnë orën, t’i mbledhin letrat, apo të ndezin ekranin e kompjuterit që tashmë është fikur.
Mos i bëni këto pyetje: