Si të shkruani një letër falënderimi pas intervistës?

21 Janar '21

Si të shkruani një letër falënderimi pas intervistës?
	 	 

Shkrimi i një letre falënderimi, apo edhe email pas intervistës së punës është shumë e rëndësishme, paçka nuk përdoret shumë tek ne. Intervistuesit do të mbajnë mend më shumë ata kandidatë që kanë dërguar letër falënderimi, se sa ata që nuk e kanë marrë mundin fare. Rekruterët janë në kërkim të punonjësve entuziastë, por sigurisht, kjo nuk do të thotë të shkruani një letër apo email që nuk përfundon. Për të kuptuar gjithçka rreth kësaj lloj letre Akademi Pune, ju sjellë të gjitha informacionet e nevojshme.

Pse është e nevojshme një letër falënderimi?

Dërgimi i shënimeve falënderuesve, pjesërisht është një mirësjellje tradicionale pas intervistës. Kjo “e njofton” punëdhënësin që ju jeni i sjellshëm dhe profesionist. Kjo është gjithashtu një mënyrë për t’ua kujtuar punëdhënësve se kush jeni, kur ata fillojnë t’i marrin vendimet për punësim. Por, më e rëndësishmja është që, një letër apo email falënderimi jep edhe një mundësi për t’i ritheksuar arsyet përse jeni punonjësi i duhur për pozitën.

Një shënim i tillë është gjithashtu një mundësi për t’i “përmirësuar” disa momente të mangëta gjatë intervistës. Psh, mund ta sqaroni ndonjë përgjigje që i keni dhënë shumë frymë personale, ose mund të shtoni më shumë detaje rreth përvojës apo aftësive që nuk i keni përmendur gjatë intervistë.

Kur ta shkruani dhe dërgoni shënimin falënderues?

Menjëherë pasi ta keni përfunduar intervistën shënoni disa gjëra dhe përshtypje që keni fituar gjatë saj. Kujtoni pyetjet, që ju janë bërë dhe cilat aftësi ishin në cakun e rekruterëve! Në rast se nuk do ta përdorni këtë praktikë, atëherë ndodhë që këto përshtypje të harrohen shpejt, prandaj është mirë t’i shkruni dikund. Më pas dërgoni shënimin menjëherë pas intervistës, me email apo të shkruar, brenda 24 orëve që është bërë intervista!

Formati i shënimit faleminderues

Shumica e punëdhënësve ndahen të kënaqur me një shënim falënderimi që dërgohet me email, por ka ende disa prej tyre që kanë përshtypje të mira për letrat që dërgohen me postë. Por, si ta dimë këtë? Merrni parasysh kulturën organizative dhe raportin që keni ndjerë gjatë intervistës! Nëse intervista ishte mjaft informale dhe keni pasur raport ndryshe me intervistuesin, edhe një shënim i shkruar me dorë mund të jetë një mundësi. Nëse, intervista ka qenë më zyrtare, atëherë merrni parasysh një shënim të shtypur që dërgohet me postë, apo email.

Këshillat për të shkruar një letër falënderimi

Mbani në mend audiencën tuaj: Në intervistat e radhës bëhuni të kujdesshëm dhe vini re shqetësimet e intervistuesit! Nëse intervistuesi bën pyetje në lidhje me kualifikimet tuaja, përmendni ato! Nga ana tjetër, nëse keni biseduar me atë për ndonjë temë specifike, përmendi atë në shënimin tuaj, kjo do t’i ndihmojë atij t’iu kujtojë kush jeni.

Konsiderojeni këtë shënim si melmesë të atij punësimi: Përveç falënderimit, ky shënim është një mundësi për të përmendur edhe njëherë: pse e doni punën, cilat janë kualifikimet tuaja, si do të jepni kontribute të rëndësisihme për atë pozitë etj. Pra, e keni mundësinë që edhe t’i diskutoni të gjitha gjërat që i keni “neglizhuar” gjatë intervistës, duke dhënë përgjigje jo aq të hollësishme sa keni dëshiruar.

Të jetë e shkrurtër: Kur shkruani letër falënderimi mos shkruani gjatë, sepse qëllimi mund t’ju kthehet kundër. Kjo letër duhet të jetë e përqëndruar.

Tërhiquni me respekt:  Edhe nëse nuk e dëshironi punën, shkruani një letër falënderimi duke tërhequr me respekt kërkesën tuaj të punësimit. Bëhuni të sjellshëm, sepse nuk i dihet kurrë se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Korrigjoni gabimet: Përpara se ta dërgoni letrën kontrolloni edhe njëherë atë, përmirësoni drejtshkrimin, kontrolloni emrat, apo titujt e rekruterëve! Në rastet kur dyshoni mund të telefononi në kompani për t’i pyetur për pozitat.

Letër në grup: Nëse jeni intervistuar nga më shumë se dy intervistues, atëherë mund të dërgoni edhe një letër falënderimi për të gjithë në të njëjtën kohë. Por, në këtë rast duhet të mendoni se cilat kanë qenë pikat e përbashka për të gjithë ata. Prandaj, është më e preferueshme të ndani edhe pak kohë, që të dërgoni nga një letër për secilin.

Shembull:

I nderuar/e nderuar z./znj. Mbiemrin

Faleminderit shumë që ndatë kohë për t’u takuar me mua sot. Jam shumë i interesuar për pozitën e shërbimeve ndaj klientit dhe e vlerësoj kohën që keni marrë për ta diskutuar këtë pozitë me mua. Unë do të isha i/e lumtur në qoftëse do të isha anëtar i ekipit tuaj!

Përvoja ime në shërbimet ndaj klientit, së bashku me aftësitë e mia të komunikimit, do të më bënin një kandidat të gatshëm kurdoherë për këtë pozitë.

Përsëri, faleminderit shumë për intervistën! Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje, apo nëse mund të jap ndonjë informacion shtesë!

Sinqerisht,

Emri Mbiemri juaj

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC