Si të mbështeten të rinjtë në karrierë?

20 Prill '23

Si të mbështeten të rinjtë në karrierë?
	 	 

Mbështetja e të rinjve, veçmas në hapat e parë të karrierës konsiderohet si shumë e rëndësishme për të besuar në vizionin e tyre. Krijim i një karrierë kur nuk keni përvojë di të jetë shumë i vështirë. Udhëzimi dhe mentorimi konsiderohet si shumë i rëndësishëm për të mbështetur të rinjtë që të jenë më këmbëngulës në vizionet e tyre, veçmas kur fillojnë të zhvillojnë një projekt i cili mund të jetë baza më e mirë për avancimin në një kompani të suksesshme.

Valbona Rracin, zyrtare e lartë dhe eksperte për tregun e punës dhe orientimin për karrierë në projektin “Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) thekson se mentorimi dhe këshillimi për rritjen e biznesit është tejet i rëndësishëm për të krijuar profesionistë dhe lider të suksesshëm në tregun vendor dhe më gjerë.

“Të gjithë të rinjtë kanë ëndrra, kanë shkathtësi inovative, kanë kreativitet por sigurisht në atë fazën e fillimit të karrierës së tyre iu nevojitet një mbështetje, një mentorim nga dikush i cili para atyre ka kaluar në fazën e zhvillimit të karrierës. Mendoj se në Kosovë duhet më tepër të mbështeten të rinjtë përmes procesve të mentorimit nga njerëz që janë në nivele seniore apo që kanë përvoja të ndryshme”, ka thënë ajo për AkademiPune.

Në një intervistë në kuadër të samitit të parë për burime njerëzore, “Poëer to HR” të organizuar nga KosovaJob, ajo është shprehur e emocionuar për dy arsye. Ajo ka kujtuar fillimet e parë të KosovaJob, e cila sot është platforma numër #1 e punësimit në Kosovë.

“Unë kam sot shumë emocione për shkak se Arionin dhe KosovaJobin prej kohës kur është regjistruar në vitin 2013 ka qenë në njëfarë forme si nxënësi im dhe kam qenë pjesë e zhvillimit të hovshëm të kësaj kompanie. Nuk kam mundur ta imagjinoj që pas një dekade do të jetë në këtë stad si kompani me një brend të njohur në Kosovë e që vlerësohet shumë lart prandaj sot kam emocione që janë të ndërlidhura direkt me Arionin dhe kompaninë dhe për vetë ngjarjen që është madhështore”, ka thënë tutje ajo.

“Prespektiva më e mirë e të rinjve është në Kosovë se sa jashtë”

Përveç diskutimeve të shumta në “Power to HR” se si të krijohet një ambient punë më i shëndetshëm ku punëtorët ndihen të motivuar dhe të vlerësuar, Valbona Rraci ka thënë se një rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet edhe edukimit të punëkërkuesit dhe kjo duhet të bëhet veçmas nëpërmjet platformave edukative që prodhojnë artikuj informues dhe edukues mbi mundësitë për tu përshtatur me tregun e punës.

“Ata duhet të dinë ku ta kërkojnë vlerën, ku ta kërkojnë perspektiven e vetë. Mendoj që perspektiva e të rinjve më e mirë është në Kosovë se sa të dalin jashtë. Ka aq shumë hapësirë pune, ka aq shumë mundësi për zhvillim të karrierës që kur krahasohet me kohën time në vitin ’84 kur jam punësuar ka qenë temë tabu një femër e profileve inxhinierike të punojë në industri. Sot kanë të gjitha mundësitë vetëm një ambicie, një përkrahje nga shoqëria dhe familja”, ka thënë tutje ajo.

Mentorimi në disa hapa

Kur udhëzohen profesionistët e rinj gjithmonë është e rëndësishme të dini për përvojën e tyre aktuale dhe të kaluar, si dhe të mësoni për aspiratat e tyre. Bazimi i një marrëdhënie mentorimi në pozitivitet dhe ndihmë është thelbësore. Këtu janë disa fusha me interes profesional që një mentor mund të fokusohet për të ndihmuar.

Strategjia: si të jeni strategjik në karrierën tuaj, duke menduar për hapat e ardhshëm të karrierës, cilat pozicione janë të disponueshme dhe të arritshme në kompaninë e tyre specifike ose në fushën e tyre të punës.

Rrjetëzimi: me kë të bisedoni, me cilat grupe të bashkoheni dhe në cilat ngjarje të merrni pjesë - ka shumë ngjarje inkurajojnë ndërveprimin, si dhe grupe të rrjeteve virtuale duke përfshirë një shumëllojshmëri të gjerë apo grupe që përfshijnë profesionistët e fushës e cila ju intereson të zhvilloheni.

Udhëheqja: si ta poziciononi veten si një udhëheqës potencial, praktikat më të mira rreth komunikimit të suksesshëm, libra për të lexuar, njohuri dhe mësime

Qëllimet: Vendosja e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata, mbajtja e përgjegjësisë, si t'i përmbushni qëllimet tuaja, duke shkruar qëllimet.

Progresi në karrierë: si të kërkoni një rritje ose promovim dhe si të identifikoni kur është e përshtatshme duke u përgatitur për rishikime të performancës ose duke kërkuar për të marrë detyra të reja për ekspozim.

Përshtatja: si të filloni një punë ose pozitë të re, si të punoni me kolegë të rinj të ekipit ose një shef të ri, si të jeni një menaxher i suksesshëm, si të përshtateni kur pozita juaj ndryshon për shkak të ndërrimeve të mëdha ./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC