Pasi e keni parë një konkurs pune, e keni vlerësuar që është puna e duhur për ju, i keni bërë gati të gjitha dokumentet për aplikim, madje edhe keni pritur ndoshta një kohë të gjatë për intervistën e punës, por ndodhë që pa fajin tuaj të mungoni ditën kur do të mbahej intervista. Arsyet e mos shkuarjes në vendin ku do të mbahet intervista mund të jenë të ndryshme, mbase jeni sëmurë ju apo dikush i familjes, keni pësuar aksident, keni ngecur në trafik, apo nuk keni qasje në internet për ta shfrytëzuar për gjithçka që ju duhet të shkoni deri atje.
Mbase kur ju ka ndodhur më parë e keni pyetur veten “tani çfarë?” Për këtë Akademi Pune ka disa këshilla.
Informoni intervistuesit sa më shpejt që është e mundur
Jo të gjitha kompanitë i kontaktojnë kandidatët të cilët nuk kanë shkuar në intervistë për t’i ditur shkaqet, ose për ta ricaktuar një ditë tjetër. Prandaj, për të mos e lëshuar nga dora atë vend pune duhet ta merrni situatën në dorë në kohën më të shkurtër që është e mundur.
Komunikoni me intervituesin qoftë me email apo në telefon dhe tregoni gadishmërinë për të shkuar në intervistë sa më afër që është e mundur për ju! Gjatë bisedës jini të sinqertë dhe bindeni atë që intervista është shumë e vlefshme për ju dhe do ta dëshironit një mundësi të dytë!
Komunikimi i shpejtë me punëdhënësit u jep atyre të kuptojnë që ju e vlerësoni atë mundësi, por jeni përballur me rrethana të cilat kanë ndikur që të mungoni, por që gjithsesi jeni i interesuar për atë pozitë. Kjo është edhe një provë për të treguar sesi do t’i menaxhoni mungesat në takimet me klientë dhe bashkëpunëtorë. Kështu që nëse e menaxhoni atë mirë do të jetë një pikë pozitive për ju.
Si ta shpejgoni se çfarë ka ndodhur?
Edhe ishin rrethanat e papritura ato të cilat kanë ndikuar që të mos shkoni në intervistë, tregoni punëdhënësit që jeni të vetëdijshëm për përgjegjësitë tuaja dhe që dështuat në përmbushjen e obligimeve! Shpejgoni arsyen e mungesës, por sigurohuni që kur të largoheni punëdhënësi ta ketë kuptuar që jeni dikush që i kupton përgjegjësitë dhe i merr ato serioze!
Dërgoni një email përcjellës
Edhe pse keni arritur që ta ricaktoni një ditë tjetër për intervistë me bisedë telefonike, është ide e mirë ta shkruani edhe një email përcjellës për ta falënderuar punëdhënësin për mundësinë e dytë dhe ta konfirmoni kohën dhe datën e caktuar.
Një shembull si të shkruani një email të tillë
Subject: Emri juaj – Intervistë
I/e nderuar (emri i intervistuesit/ses)
Do të doja t’ju kërkoja shumë të falur për mungesën në intervistë në orën 9:00. Unë u përpoqa t’ju telefonoja që kur e kuptova se nuk do të vija në kohën e caktuar, por isha në gjendje të lija vetëm një mesazh vetëm. Një aksident në autostradë që përfshin një gjysmë kamion e ndaloi plotësisht trafikun për 30 minuta gjatë rrugës për në zyrën tuaj.
Gjithsesi ky nuk është justifikim, sepse do të duhej të dilja nga shtëpia me herët, që të mbërrija në kohë.
Si kompani e marrëdhënieve me publikun e kuptoj se sa vlerësohet profesionalizmi, në të cilin bën pjesë edhe çështja kohore. Qoftë në takim me stafin, qoftë konsultë me klientët, e kuptoj që prisni që punonjësit të jenë të përgjegjshëm dhe t’ju njoftojnë më herët për vonesën.
Pas kësaj, po i marr disa hapa që të sigurohem që të mos jem vonë e as të mos mungojë në takimin tjetër. E di që kam treguar mungesë të profesionalizmit sot, por do të doja t’ua kërkoja një mundësi të radhës për intervistë për këtë pozitë. Jam e sigurtë po ashtu që pavarësisht këtyre gabimeve jam kandidati ideal për pozitën, bazuar në përvojën time të gjatë gadishmërinë për të arritur rezultate cilësore për klientë e mi.
Mezi po pres që të takohem me ju, dhe t’ju tregoj pse jam një kanidat i mirë për këtë pozitë!
Gjitha të mirat.
Emri Mbiemri
Numri i telefonit
Email adresa