Si të jeni komunikues të mirë në 5 hapa?

2 Mars '22

Si të jeni komunikues të mirë në 5 hapa?
	 	 

Aftësitë e komunikimit janë thelbësore, për të pasur sukses në biznes, në çfarëdo industrie. Kjo u provua sidomos gjatë pandemisë, kur për shumë kohë në periudha të ndryshme, njerëzit u detyruan që të punojnë nga largësia. Fatkeqësisht, përmes kësaj forme për shumëkë u bë e vështirë që t’i shprehnin nevojat dhe dëshirat e tyre. Prandaj, nuk ka qenë asnjëherë koha më e mirë për të dhënë këshilla sesi të bëheni komunikues i mirë.

Në raportin “Kostoja e komunikimti të dobët”, David Grossman, anketoi 400 kompani me 100,000 punonjës secila dhe gjeti një humbje mesatare për kompani prej 62.4 milionë dollarë në vit për shkak të komunikimit të dobët me dhe midis punonjësve.

Ndiqni hapat që po jua mëson Akademi Pune, për t’i mbrehur aftësitë tuaja të komunikimit!

Premtoni vetëm kur mund t’i mbani

Në një farë mënyrë të thoni gjithnjë “amin” mund t’ju shërbejë mirë në karrierë, por nëse e bindni veten duke thënë “më duhet t’i kënaqë të gjithë”, atëherë mund të mbingarkoheni. Mos i shtrini këmbët më shumë se që jua mbërrinë jorgani!

Mos harroni që veprimet flasin më shumë sesa fjalët! Jini të qëndrushëm, duke e bërë gjithmonë atë që thoni! Nëse thoni që do ta përfundoj një prezantim deri të premten, atëherë bëjeni! Por, nëse nuk mund ta bëni, atëherë nuk duhet. Është më mirë t'i thuash jo diçkaje paraprakisht, sesa të mos e përfundosh detyrën. Nga besueshmëria fitohet respekti në punë.

Mos prisni derisa të ndiheni të mbingarkuar

Të gjithë punonjësit ndihen nganjëherë të mbingarkuar. Por, mos prisni që të shfaqet në krizë përpara së t’i praktikoni aftësitë tuaja të komunikimit! Flisni me mbikëqyrësin ose menaxherin tuaj, sapo të mendoni se keni nevojë për ndihmë ose nuk mund të përmbushni afatet tuaja! Shihni nëse mund të merrni ndihmë për t’i përfunduar detyrat, ose për t’jua zgjatur afati!

Ndani informata të rëndësishme më kolegët

Dëshironi të njiheni si një punonjës i informuar, i interesuar që kujdeset për të tjerët? Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është t'u transmetosh lajme përkatëse njerëzve me të cilët punoni. Nëse jeni duke dëgjuar ndonjë podcast, duke lexuar një artikull ose thjesht duke lundruar në Twitter, nëse po mësoni diçka që mund të jetë e dobishme ose interesante për ekipin tuaj, transmetojeni atë informacion!

Drejtoni komunikimet duke krijuar një listë për gjërat për t’i biseduar

Një nga parimet kryesore se si të jesh komunikues më i mirë e përfshin organizimin. Në vend që t'i dërgoni kolegut tuaj email sa herë që keni nevojë për ndonjë përgjigje, përpiquni t'i ruani të gjitha pyetjet tuaja për një bisedë, ose edhe një email!

Për të ndihmuar më organizmin dhe shqyrtimin e mendimeve tuaja, bëni një bisedë me një listë që e keni bërë me bashkëpunëtorët tuaj! Krijoni detyra, duke ua përmendur filimisht emrin secilit dhe pastaj bashkëngjitni gjithçka që duhet t’u thoni!

Bëni pyetje të hapura

Komunikimi i mirë nuk është thjesht ta shprehni veten, por edhe t’i bëni pyetjet e duhura, në mënyrë që ta merrni informacionin e nevojshëm, që po e kërkoni. Një mënyrë e mirë për të qenë komunikues të mire, është që të bëni pyetje të hapura. Këto janë pyetjet që fillojnë me kush, çka, kur, pse, ku dhe si.

Pyetjet në të cilat duhet bashkëbiseduesit të përgjigjen me “po ose jo” nuk preferohen shumë, sepse nuk tregojnë shumë. Bëhuni gati edhe që të merrni edhe ju pyetje! Në këtë mënyrë do të jetë një komunikim efikas. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC