Ndiheni sikur keni dhënë gjithçka nga vetja në kërkim të një pune, mirëpo përkundër përpjekjeve tuaja të njëpasnjëshme, për ndonjë arsye cilado qoft ajo ju nuk mund të gjeni një punë.
Është vërtetë zhgënjyese, ndoshta edhe situatë e sikletshme për ju, megjithatë nuk duhet të dëshpëroheni. Ju duhet të bëni çmos për të mbajtur shpresën dhe të qëndroni të motivuar, pasi kjo është mënyra më e mirë duke refuzuar të dorëzoheni. Ja çka duhet të ndërmerrni nëse jeni duke pasur vështirësi në gjetjen e një pune:
Bëni kërkimin e punës top prioritetin tuaj
Së pari, gjetjen e një pune të re duhet ta listoni si prioritet kryesor. Është e rëndësishme t'i përcaktoni qëllimet ditore, javore dhe mujore. Kjo do t'ju ndihmojë të qëndroni në hap me kohën edhe nëse ende nuk e keni gjetur një vend pune. Nëse dëshpëroheni kur aplikoni për ndonjë pozitë pune dhe nuk merrni ndonjë ofertë, kërkoni nga dikush të shikojë CV-në tuaj, si dhe kërkoni këshilla nga miq apo ndonjë ekspert rreth CV-së dhe intervistave të punës.
Ndryshoni formën e të menduarit
Është e vërtetë se mund të ndjeheni të lodhur nëse kërkoni punë për një kohë të gjatë dhe ende nuk keni ndonjë rezultat. Ndoshta ju nuk po bëni përpjekjen e duhur në secilin aplikacion për punë. Apo ndoshta keni mendime negative si: "Unë nuk do ta marr atë pozitë pune gjithsesi, kështu që pse të bezdisem të shkruaj një letër motivimi të re?" Me këso qëndrimesh demotivuese normalisht që zvogëlohen gjasat që ta fitoni vendin e punës për të cilin keni aplikuar. Prandaj, mundohuni ta shtoni entuziazmin dhe vetëbesimin tuaj për secilën punë për të cilën aplikoni.
Takoni sa më shumë njerëz
Rrjetëzimi është i domosdoshëm për karrierën tuaj. Mund edhe të jetë e vështirë të "shesësh" veten për secilin person që takon në ndonjë event, mirëpo rrjetëzimi mbetet akoma një nga mënyrat më të mira për të takuar njerëz të rinj dhe për të gjeneruar drejtime të reja.
Rishikoni CV-në tuaj
Ju duhet të kujdeseni që CV-ja juaj të jetë e përditësuar dhe t'i përfshijë informatat e kërkuara për pozitat e punës ku aplikoni. Preferohet t'ja dërgoni CV-në tuaj dikujt për shqyrtim përpara se ta dorzoni atë për aplikim për punë. Ky person mund të jetë një anëtar i familjes, mik apo ekspert që mund të shikojë CV-në tuaj dhe t'ju njoftojë nëse ka ndonjë gabim të mundshëm që ka nevojë të korrigjohet.
Praktikoni aftësitë tuaja të intervistimit (Lexoni artikullin → këshilla rreth intervistave të punës nga profesionistë kosovarë)
Paraqitja që bëni në intervista të punës ndikon drejtërdrejt në vendimin e intervistuesve nëse do t'ju përzgjedhin apo jo. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përpiqeni të përmirësoni aftësitë tuaja të intervistimit. Ju mund të praktikoni me anëtar të familjes apo miq, të cilët mund të jenë në gjendje të ofrojnë këshilla se çfarë po bëni mirë si dhe ku keni nevojë për përmirësime.
Nëse keni një shef të dikurshëm me të cilin jeni miq, mund t'i pyesni nëse mund të bëjnë një intervistë testuese me ju. Në këtë mënyrë, kur të vie koha e intervistës, do të jeni më të përgatitur./AkademiPune