Gjatë kohës sa jeni duke kërkuar për punë, është më e lehtë të përqendroheni në platformat e punë për të gjetur pozita dhe vende pune të përshtatshme, por i harroni mënyrat tjera të të kërkuarit punë.
Për një numër arsyesh nuk do t’i gjeni të gjitha pozitat e hapura në internet. Disa kompani mund t’i shpallin disa pozita brenda, përpara se t’i postojnë ato në publik, ose të bazohen në referimet e punonjësve të tyre për pozitat e hapura.
Nëse uleni dhe prisni që t’ju shfaqen pozita të përshtatshme në platforma të punës, do të mund ta humbisni mundësinë për të ndërtuar diçka të re.
Ku të gjeni punë të pashpallura?
Sipas, Jobvite Job Seker Nation Report 2021, gati 60% e punëkërkuesve mësojnë për pozicionet e hapura në mediat sociale, nga miqtë ose ish-kolegët, ose në faqet e internetit të punëdhënësve. Ndërkohë, pak më shumë se një e katërta e kandidatëve kërkojnë ose mësojnë rreth hapjeve në bordet e punës në internet.
Edhe pse, mund të mendoni që është më e shpejtë dhe më e lehtë për të kërkuar punë përmes faqeve të punës, do të jetë më e vlefshme nëse përdorni edhe burime të tjera.
1. Aplikoni drejtpërdrejt në faqet e kompanisë
Kushton mjaftueshëem për reklamat, kur ka pozita të hapura. Prandaj, shumë kompani i publikojnë shpalljet në faqet e tyre të kompanisë, sepse kjo është papagesë. Kështu që, mos harroni që t’i vizitoni këto faqe!
2. Përdorni rrjetin tuaj të njohjeve
Sipas sondazheve të fundit, deri në 85% të vendeve të punës plotësohen përmes rrjeteve të njohjeve. Pra, nëse jeni duke kërkuar për punë, gjëja më e mirë që mund të bëni është t'i njoftoni njerëzit. Investoni në rrjetin tuaj të karrierës, i cili përfshin të njohurit, mësuesit dhe njerëzit në komunitetin tuaj, si dhe bashkëpunëtorët, klientët dhe menaxherët aktualë dhe të mëparshëm. Lërini kontaktet tuaja t'ju lidhin me vende pune, mundësi për të planifikuar intervista informative dhe informacione të tjera!
3. Përdorni rrjetet sociale
Lidhuni me punëdhënësit, rekruterët dhe kontaketet e tjera përmes LinkedIn, Twitter, Instagram dhe rrjete të tjera sociale! Mbajeni praninë tuaj online sa më profesionale dhe, mos harroni që, rrjetëzimi është më shumë sesa gjetje a e një vendi të hapur pune! Është po ashtu, një mundësi për ta zhvilluar reputacionin tuaj profesional.
4. Përdorni rekruterët
Lidhja me rekruterët mund t’ju ndihmojë ta gjeni një pozitë të pashpallur ende dhe të jeni në listen e personave që janë të interesuar për punë.
5. Punëdhënësit e targetuar
A e keni një listë të punëdhënësve më të cilët do të dëshironit të punonit? Nëse ende ajo, atëherë mendoni ta krijoni një! Pasi ta keni një listë me punëdhënës në mendje, është më e lehtë të përdorni rrjete sociale për t’u lidhur me ta për të gjetur mundësi të mira pune, në kompanitë e ëndrrave.
6. Puna e pavarur
Puna e pavarur është po ashtu një mënyrë për punë përpara se të merrni ndonjë vendim. Duke punuar si të pavarur do t’ju ndihmojë t’i zhvilloni aftësitë, të ndërtoni përvojë dhe të gjeni mundësi të reja në karrierë.
7. Panairet e punës
Panairet e punës mund t’ju ndihmojnë të bisedoni me një pnumër punëdhënësit në një kohgë të shkurtër. Këto ngjarje janë të organizuara nga kompanitë, organizatat profesionale dhe kolegjet e universitetet.
8. Vullnetarizmi
Kjo është një rrugë e shkëlqyeshme për ta ndërtuar CV-në, të krijoni kontakte, madje edhe të gjeni punë në organizata që kanë domethënie për ju. Që ta arrini shkallën si përvojë pune, trajtojeni punën vullnetare sikur të ishte punë: jini profesionalë, të përgjegjshëm dhe të përshtatshëm. /Akademi Pune