Puna nga shtëpia për disa punonjës është më produktive se sa me prezencë në mjediset e kompanisë. Të tillë persona janë gjithmonë në kërkim të një pune të cilën mund ta bëjnë nga shtëpia. Ndonëse numri i profesioneve që kanë kaluar në punë nga distanca është rritur që nga viti e kaluar për shkak të pandemisë, kompanitë kanë filluar përpsëri të kthehen në zyret e kompanisë që kishin dikur.
A ka një mënyrë për ta vazhduar, ose kërkuar punën nga largësia, pasi ka marrë vendim të ktheheni në zyrë? Po, por ju duhet një plan strategjik për t’ia ofruar atij. Jini të gatshëm të jeni fleksibil, kur negocioni për të punuar nga shtëpia, sa më shumë fleksibilitet aq më të mëdha shanset që të merrni përgjigje pozitive!
Përgatitni rastin tuaj
Krijoni një shpjegim bazuar në nevojat e biznesit: Sigurisht që ata të cilët kërkojnë të punojnë nga shtëpia kanë më shumë përfitime si: kursimi i parave, shkurtimi i kohës së udhëtimeve e të tilla të cilat do ta rrisin ekuilibrin. Por, mos filloni duke i treguar përfitimet tuaja, por ato të kompanisë! Fillon duke i numëruar përfitimet që do t’i ketë kompania! Theksoni kursimet e shpenzimeve, produktivitetin dhe gjëra të tjera që do t’i ndihmojnë kompanisë që të arrijë qëllimet e saj!
Mëso politikën e kompanisë: Punëdhënësi mund ta ketë tashmë një politikë të punës nga largësia, këtë duhet ta dini përpara se të uleni për të biseduar me të. Nëse manuali i punësimit nuk i referohet drejtpërdrejt opsioneve të punës fleksibile, merrni parasysh atë që keni parë me punonjësit e tjerë. A punojnë ata nga shtëpia, cilët punonjës, sa shpesh dhe si funksionon kjo?
Këshillë: Mos përmendni punonjës tjerë gjatë diskutimti me shefin! Diskutoni vetëm për situatën tuaj!
Krijoni një plan: Një propozim i shkruar mund të ndihmojë që shefi të fillojë ta shqyrtojë kërkesën tuaj. Pas kërkesës me shkrim, takimi me punëdhënësin nuk do të jetë befasues për të. Në këtë mënyrë do të keni kohë që të përgatiteni për t’ia shpjeguar arsyen përse nuk keni nevojë të gjitha orët e punës në zyrë.
Përdorni shembuj se si shkruhet një letër e tillë: Mënyra më e mirë pra është të bisedoni sy me sy me udhëheqësin, por letra apo emaili do t’ju ndihmojë po ashtu që t’i organizoni mendimet rreth rastit tuaj.
Subject: Kërkesë për punë nga shtëpia
E dashur Flora,
Siç e dini, ka pasur raste kur kam punuar edhe nga shtëpia. Gjatë kësaj kohe kam zbuluar që produktiviteti im është rritur ndjeshëm, pasi që ndërprerjet gjatë punës në shtëpi kanë qenë më të pakta dhe kështu isha e përqëndruar maksimalisht në aktivitetet e mia të punës.
Klientët po ashtu nganjëherë po ankohen për zhurmat e sfondit gjatë lidhjeve tona telefonike. Ky problem do të zgjidhet nëse punoj nga shtëpia, kështu që do t’iu ofrojë atyre shërbim më të mirë. Mos paraqitja ime në zyrën e kompanisë, do të nënkuptojë gjithashtu që nuk do të keni nevojë të shpenzoni për vend-parkimin tim. Si dhe do të isha në gjendje të punoja edhe orët shtesë, sidomos ato orë që i shpenzoja duke u bërë gati dhe udhëtuar.
A do të kishte pasur mundësi që të punoja nga shtëpia ime? E velrësoj kohën në zyrën e punës, por mendoj që do të ishte edhe më efektive nëse do të punoja nga ambienti i shtëpisë. Sigurisht unë do të jem fleksibile se kur do t’ju përshtatet juve dhe kompanisë. Gjithashtu, do të jem e gatshme që të jem e pranishme edhe në kompani se herë që ma kërkoni, kur dikush është i sëmurë apo për të marrë pjesë në ndonjë projekt, që do të ma kërkonte prezencën time!
Faleminderit shumë për vëmendjen,
Agimi
Kërkoni takim
Kërkoni ndonjë takim për ta diskutuar çështjen: Planifikoni që ta bëni këtë kërkesë në kohën kur shefi është më i lirë dhe ka kohë për ta shqyrtuar!
Përgatituni të adresoni çdo shqetësim: Ky i fundit do të jetë i madh nëse puna nga distancë nuk është praktikuar asnjëherë në atë kompani. Menaxheri mund të shqetësohet për produktivitetin, qasjen ose moralin e ekipit. Pra, duhet të jeni gati për përgjigjet, të keni qëllim bindjen, por pa u mbrojtur osë mbështetur në thirrje emocionale!
Tregoni që do te jeni të qasshëm: Angazhohuni për të qenë komunikues dhe të disponueshëm në çdo kohë! Në varësi të mënyrës sesi ekipi juaj komunikon, jini të gatshëm të dërgoni email raporte progresi në intervale të caktuara, ose të jeni të disponueshëm për bisedat e rregullta në ndonjë platformë online!
Kërkoni një periudhë prove: Ndoshta do të punoni nga shtëpia një herë në javë, ose dy herë në javë në dy muajt e ardhshëm dhe pastaj shefi e vlerëson produktitvitetin. Sugjeroni një periudhë prove që funksionon për ekipin tuaj dhe kompaninë tuaj dhe vendosni qëllime për punën!
Prisni për përgjigjen: Shefi juaj sigurisht që nuk t’ju jap përgjigjen gjatë takimit. Atij i duhet fillimisht të flasë më mbikqyrësit e tjerë apo departamentin e burimeve njerëzore. /AkademiPune