Si ta mbani sekret që jeni duke kërkuar punë tjetër?

6 Nëntor '23

Si ta mbani sekret që jeni duke kërkuar punë tjetër?
	 	 

Ju mund të keni disa përfitime nëse i tregoni shefit tuaj se jeni duke kërkuar për një mundësi tjetër pune pasi që ata mund t'ju ofrojnë një rritje page si një përpjekje për t'ju mbajtur pranë. Por,  të qenit i hapur se po kërkoni punë mund të ju dëmtojë pasi që të shiheni si rrezik që mund ta lini punën në çdo moment atëherë kjo mund të ketë një efekt negativ në reputacionin tuaj.

Ju mund të shiheni si më pak të besueshëm dhe që nuk mund  të krijohen plane afatgjate. Në këtë rast, shefi juaj mund të bëj një referencë të dobët për ju. Ata madje mund të vendosin të ndërpresin kontratën tuaj përpara se të gjeni një punë të re, duke ju lënë plotësisht të papunë - gjë që dëmton jo vetëm llogarinë tuaj bankare, por edhe shanset tuaja për të marrë një pozicion të ri.

Kjo është arsyeja pse duhet të tregoheni të kujdesshëm për të mbajtur sekret kërkimin tuaj të punës - gjë që është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Disa gabime shumë të vogla, në dukje të parëndësishme mund të çojnë në zbulimin.

  1. Mos i beso askujt

Njerëzit janë të tmerrshëm në mbajtjen e sekreteve. Hulumtimet tregojnë se mbajtja e sekreteve është një burim shqetësimi mendor dhe fizik dhe sa më i madh të jetë sekreti, aq më i vështirë është ta mbash. Nëse ndani sekretin tuaj të kërkimit të punës me një koleg të ngushtë, ekziston një shans i arsyeshëm që ky sekret të ndahet me dikë tjetër. Sekretet janë gjëra të brishta; është më mirë ta mbani për vete kërkimin tuaj të punës nëse doni të jeni të sigurt që shefi juaj nuk e merr vesh. Nuk ka rëndësi se sa i besoni kolegëve tuaj. Miku juaj më i ngushtë mund ta ketë një moment ku sekreti juaj zbulohet.

  1. Planifikoni intervista jashtë orarit të punës kurdo që të jetë e mundur

Nëse jeni duke marrë një ditë ose një gjysmë dite pushimi për të shkuar në intervistë, menaxheri juaj ka të ngjarë të bëhet i dyshimtë. Kjo do të thotë që ju duhet të maskoni aktivitetin tuaj të intervistës dhe të mbuloni gjurmët tuaja.

Nëse është e mundur, përpiquni të planifikoni intervista jashtë ditës suaj të punës - mëngjeset e hershme, mbrëmjet, fundjavat, madje edhe gjatë kohës së pauzës.  

  1. Mos bëni ndonjë ndryshim radikal në punë

Kur jeni të fokusuar në gjetjen e një pune të re, mund të jetë e lehtë të mos angazhoheni në punë. Kjo mund të çojë në një rënie të dukshme të performancës. Mund të filloni të humbisni afatet për të kryer detyra dhe të mos merrni pjesë në aktivitete sociale ku janë kolegët tuaj.

Nëse menaxheri juaj vëren ndryshime në punën ose zakonet tuaja, ata mund të pyesin veten se çfarë po bëni. Mundohuni të vazhdoni me punën si zakonisht sa më shumë që të mundeni.​

  1. Mos e përditësoni profilin tuaj të mediave sociale

Nëse keni shtuar ndonjë nga kolegët ose shefin tuaj në mediat sociale, ata do të marrin njoftime për përditësimet e profilit tuaj. Nëse papritmas postoni një foto të re, me pamje profesionale, ndryshoni titullin e punës ose përmendni kërkimin tuaj të punës në mediat sociale, në thelb ju do po i bëni problem vetes.

  1. Mos e ndryshoni kodin tuaj të veshjes

Ju mund të dukeni tejet të dyshimtë nëse shkoni punë me veshjen tuaj të intervistës. Edhe nëse ju duhet të ndërroni në palestër, në makinë ose në një tualet publik, sigurohuni që të mos vishni veshjet tuaja të intervistës në punë. Asnjëherë!

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC