Momenti më i keq për ta ndryshuar punën

26 Qershor '23

Momenti më i keq për ta ndryshuar punën
	 	 

A jeni të interesuar t’i jepni karrierës suaj një kahje tjetër? Kuptohet se shumë njerëz janë të shqetësuar për inflacionin. Për shkak të kësaj, sipas një sondazhi të Bamboo HR, 75% e punonjësve thonë se do të konsideronin të linin punën e tyre për një tjetër e cila ju ofron rritje page.

Për më tepër, efektet e Dorëheqjes së Madhe janë të vazhdueshme; njerëzit ende nuk ndihen plotësisht të vendosur me vendin e tyre të punës. Punonjësit sot duan një punë që përputhet më mirë me vlerat dhe stilin e tyre të jetesës. Pra, nëse po pyesni nëse tani është një kohë e mirë për të bërë një ndryshim apo nëse nuk është koha e mirë, këtu janë 10 rrethanat kur nuk ua rekomandojmë ndërrimin e punës.

  1. Gjatë një recesioni

Kur ka një recesion, kompanitë në përgjithësi nuk kërkojnë personel të ri. Në vend të kësaj, ata bëjnë gjithçka që munden për të ulur kostot e tyre. Kur ekonomia është në rënie, ka një treg më të ngushtë pune dhe më pak mundësi për ju për të gjetur një punë të re. Në vend që të kërkoni një punë të re gjatë një recesioni, kërkoni një rritje pozite në punën tuaj aktuale, veçanërisht nëse nuk keni marrë një rritje për një kohë të caktuar. Organizatat preferojnë të ruajnë talentin e tyre përpara sesa të punësojnë dhe trajnojnë dikë të ri. Thjesht bëjeni këtë në mënyrën e duhur dhe jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Gjithashtu, jini të përgatitur për të negociuar.

  1. Nëse jeni të shqetësuar vetëm për para

Një pagë më e lartë mund ta nxit çdokënd për ta ndryshuar punën dhe madje cilësohet si e nevojshme për të mbuluar nevojat e familjes suaj. Megjithatë ju nuk duhet të bëni një ndryshim pune thjesht për para. Nëse fokusoheni vetëm në pjesën financiare të punës, mund të përfundoni me pranga të arta dhe të pendoheni në planin afatgjatë. Paga nuk është elementi i vetëm që duhet të keni parasysh për t'u siguruar që të gjeni një punë që doni.

Pyesni veten: A përputhet përshkrimi i punës me vlerat e mia? A rezonon deklarata e misionit të kompanisë me atë se kush jam unë profesionalisht? A do të më ndihmojë kjo punë të ruaj ekuilibrin punë-jetë?

  1. Kur ndiheni monoton në punë

Monotonia në punë mund të jetë më e vështirë për t'u përballuar sesa konsumimi për shkak të mungesës së motivimit. Megjithatë, përpara se të lini punën tuaj, është e rëndësishme të pranoni se të gjitha punët, madje edhe ato të ëndrrave, do të kenë disa detyra të zakonshme. Dhe ka disa mënyra praktike që mund të luftoni monotoninë dhe të ndiheni më mirë për pjesët më pak emocionuese të punës suaj. Provoni këto këshilla për të mposhtur monotoninë përpara se të vendosni të hiqni dorë.

Ndajini detyrat tuaja të lodhshme. Ju mund ta bëni këtë duke punuar në detyrat tuaja të mërzitshme në ditë të ndryshme të javës. Ose, ndajeni kohën tuaj në blloqe për të punuar në këto detyre dhe futeni një pushim në mes.  

Identifikoni se çfarë ju pëlqen në punën tuaj. Pastaj mund të përfshiehni në ato detyra që ju i bëni me më qef dhe kështu do të ndiheni të motivuar gjatë ditës së punës. Gjeni një projekt që e bëni me pasion në mënyre që të nxitni mendimin tuaj krijues. Për shembull, një punonjës filloi një klub librash në vendin e tij të të punës dhe kjo e ka mbajtur të lidhur me kolegët që e kanë ndarë të njëjtin pasion.

  1. Kur ndiheni të mbingarkuar

Të gjithë profesionistët kanë përjetuar një mbingarkesë në punën e tyre në një moment ose në një tjetër dhe ka të ngjarë të kenë përjetuar ndjenjën e mbingarkesës dhe dëshirës për tu larguar sa më shpejt. Kjo mund të jetë vetëm një periudhë kalimtare andaj mos e bëni të ditur njoftimin që do të largoheni nga puna.

Shumë herë vendosja e prioriteteve dhe rregullimet në menaxhimin e kohës mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së punës së tepërt. Vendosni prioritetet për javën çdo të hënë dhe para fillimit të punës çdo ditë. Cilat janë gjërat më të rëndësishme që duhet të realizohen? Kërkojini menaxherit tuaj të identifikojë se cilat detyra janë të ndjeshme ndaj kohës për të ditur se ku duhet të kaloni shumicën e kohës tuaj.

  1. Kur po kaloni në një fazë tjetër të jetës

Është thënë se njeriu duhet të shmangë marrjen e vendimeve të rëndësishme kur është emocional ose i mërzitur. Ndryshimet e jetës – të tilla si martesa, lindja e një fëmije, humbja e një personi të dashur ose marrja e lajmeve të këqija nga mjeku juaj – në përgjithësi na bëjnë të ndihemi emocionalë.

Ndërsa fokusi juaj do të jetë i kuptueshëm në jetën tuaj personale gjatë këtyre ndryshimeve të jetës, shumë organizata ofrojnë ndihmë për punonjësit e tyre. Pra, në vend që të lini punën në ato momente, kontaktoni departamentin tuaj të burimeve njerëzore për të zbuluar se çfarë ndihmash janë në dispozicion për ju. Njoftoni menaxherin tuaj se çfarë po ndodh për të parë se si ekipi juaj mund të jetë në gjendje t'ju mbështesë.

  1. Kur jeni duke u zhvendosur

Keni vendosur të zhvendoseni? Kërkimi i një vendi të ri për të jetuar dhe lëvizja mund të jetë mjaft rraskapitëse. Në vend që të përpiqeni të kërkoni një punë dhe një shtëpi në të njëjtën kohë, jepni përparësi se cila është më e rëndësishme për ju. Nëse vendosni të vazhdoni me kërkimin e një shtëpie, prisni të ndërroni punën derisa të jeni vendosur. Përveç kësaj, mos supozoni se duhet ta lini punën vetëm sepse po lëvizni jashtë qytetit.

Puna në distancë është bërë më e zakonshme që nga pandemia. Nëse ndiheni të sigurt se mund ta bëni punën tuaj nga distanca, përgatitni një prezantim dhe kërkoni të flisni me shefin tuaj. Tregojuni atyre planin tuaj për të punuar në vendndodhjen tuaj të re dhe pyesni se cilat opsione janë të disponueshme me kompaninë tuaj. Nëse me pozitën tuaj nuk mund të punoni në distancë atëherë shikoni për një pozitë tjetër të cilën mund ta kryeni nga larg.

  1. Para se të shkoni në pushime.

Pavarësisht nëse është një udhëtim familjar ose një muaj mjalti, nuk është ideja më e mirë të jesh në kërkim pune ose të ndërrosh punë në mes të një pushimi të planifikuar. Kjo nuk është e drejtë për punëdhënësin tuaj. Prisni derisa të ktheheni nga pushimet tuaja për të filluar kërkimin tuaj të punës, ose caktoni datën e fillimit të punës tuaj të re pasi të keni filluar të punoni pas pushimeve. Ju do të jeni në gjendje t'i shijoni plotësisht pushimet tuaja dhe më pas t'i kushtoni vëmendjen tuaj të plotë kërkimit të punës pas kthimit tuaj. Nëse po filloni një punë të re pas një pushimi, mund të ndiheni më mirë të pushuar dhe energjik për të filluar përsëri.

  1. Pasi që keni pasur një ditë të keqe

Të gjithë kemi pasur një ose dy ditë të këqija në punë. Pavarësisht nëse është një projekt i gabuar ose një mosmarrëveshje me një bashkëpunëtor, mund të duket se mënyra më e lehtë është të hiqni dorë. Por, para se ta bëni këtë, pranoni se të mësoni se si të menaxhoni konfliktin dhe të riktheni projektet në rrugën e duhur është thelbësore për suksesin profesional në çdo pozitë. Merrni frymë thellë, bëni diçka relaksuese dhe filloni ditën tjetër të punës të freskët. Pastaj bëni një plan se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja drejtuese dhe zgjidhjen e konflikteve në punë.

Nga ana tjetër, nëse keni ditë të këqija në punë rregullisht për një periudhë të gjatë kohore, kjo është shqetësuese. Identifikoni vlerat tuaja profesionale për të parë nëse puna juaj përputhet me ato vlera.

  1. Ju sapo e keni filluar këtë punë

Shumë profesionistë po ndërrim të punës edhe pasi kanë filluar një punë të re gjatë Dorëheqjes së Madhe. Ky term i referohet fillimit të një pune të re dhe më pas të kuptuarit se nuk është ajo që prisnit. Ndonëse nuk duhet të qëndroni në një punë ku jeni vërtet të pakënaqur, por edhe kërkimi i punës nuk është gjithmonë mënyra më e mirë e veprimit. Kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj profesional me kalimin e kohës dhe në fakt ta bëjë më të vështirë për ju gjetjen e një pune nëse menaxherët e punësimit nuk janë të sigurt se do të qëndroni për një kohë të gjatë.

Nëse mundeni, qëndroni në punën tuaj aktuale për të paktën një vit. Përqendrohuni në aspektet pozitive të punës suaj dhe në cilat aftësi mund të mësoni ose përmirësoni në këtë pozicion që do t'ju përgatisë për punën tuaj të ardhshme.

  1. Kur nuk keni një plan karriere

Raporti i Tremujorit të dytë të Punës të Shteteve të Bashkuara për Tregun e Punës 2022 të Joblist zbuloi se më shumë se një në katër persona që lanë punën e mëparshme gjatë Dorëheqjes së Madhe pendohen për vendimin e tyre. Para se të bëni një lëvizje në karrierë, është e rëndësishme të keni një plan karriere. Cila është karriera juaj ideale? Ku dëshironi të jeni në karrierën tuaj pas 10 vitesh? Këto lloj pyetjesh do t'ju ndihmojnë të bëni një ndryshim më strategjik të punës në vend që të përfundoni në një punë tjetër që nuk ju pëlqen. Punoni me një mentor ose një trajner karriere për t'ju ndihmuar të krijoni një plan strategjik karriere dhe të gjeni një punë që ju pëlqen./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC