Shenjat që shefi po kërkon të ju zëvendësojë

6 Shtator '23

Shenjat që shefi po kërkon të ju zëvendësojë
	 	 

Vendi i punës mund të shndërrohet në një vend ku ju vazhdimisht ndihen të zhgënjyer, veçanërisht nëse vëreni se shefi ose menaxheri bëjnë sjellje që ju lenë të kuptojnë se ju më nuk nevojiteni për pozitën ku punoni.  Është mirë të mendosh se shefat dhe menaxherët brenda zemrës së tyre e mendojnë më të mirën për ju, por në realitet, ata kanë në mendje interesat më të mira të biznesit. Dhe kjo ka të bëjë edhe me njerëzit.

Pra, mos u dekurajoni nëse ndiheni të çuditshëm për shfaqjen e shenjave të zëvendësimit... Në vend të kësaj, mësoni të kuptoni 7 arsyet më të zakonshme pse ndodh kjo.

  1. Ju jeni vazhdimisht nën monitorim

Kjo është një nga shenjat më të zakonshme se vendimi për t'ju zëvendësuar tashmë është marrë ose që pritet të merret së shpejti. Sinjali nuk është një gjë që ndodhë brenda një dite. Ai ndodh me kalimin e kohës duke u rritur gjithnjë e më shumë derisa arrin në pikën ku menaxherët tuaj janë vazhdimisht mbi kokën tënde. Shpesh është e vështirë të vërehet, por kur ta bëni, bëhet e qartë se nuk po trajtoheni në mënyrë të drejtë.

Është një situatë e sikletshme e cila ua humb motivin për punë por mund ta zgjidhesh këtë. E para është të mbikomunikoni qëllimet tuaja më të mira dhe se si do t'i adresoni çështjet në fjalë.

Mbyllja e vetes për shkak të gjithë presionit është reagimi tipik që ndodhë, por nuk do të shërbejë shumë për një qëllim tjetër përveç përshpejtimit të faktit që shefi juaj mund të jetë duke ju zëvendësuar.

Në vend të kësaj, bëni këto gjëra:

Drejtpërdrejte hyni në këtë temë të diskutimit dhe tregoni se jeni përpjekur ta zgjidhni problemin se ku ka ngecur.

Nëse menaxherët mendojnë se nuk jeni përpjekur mjaftueshëm atëherë pyesni se ku mund të keni gabuar dhe si mund ta përmirësoni shpejt procesin në mënyrë që gjithçka të kthehet në normalitet.

Nëse menaxherët presin më shumë nga ju dhe mendojnë se po ngadalësoheni për çfarëdo arsye, tregoni se jeni të vendosur që me angazhimin tuaj doni të ktheheni në rrugën e duhur.

Nëse nuk mund të gjeni një arsye të mundshme pse po ju bëhet kaq shumë kontrollë atëherë shprehni shqetësimet tuaja me zë se si ndiheni dhe ku mund të çojë kjo.

Është më mirë të dini nëse vendimi për t'ju zëvendësuar tashmë është marrë për t'ju dhënë hapësirën mendore dhe fizike për t'u përgatitur për një punë të re pa pasur nevojë të nxitoni procesin.

  1. Komunikimi duhet i cuditshëm dhe i ftohtë

Kur mundoheni të komunikoni me menaxherin tuaj, ju duket sikur diçka është fikur mes jush. Ata thjesht nuk ju përgjigjen si dikur. Menaxherët janë të zënë, kështu që mund të ketë prioritete të tjera, por shqetësimi i tyre kryesor duhet të jetë ndërveprimi me punonjësit. Nëse nuk e bëjnë atëherë kjo është një sinjal për tu shqetësuar.

Arsyeja pse ndodh kjo është se menaxherët kanë takime të brendshme dhe dhe ashtu siç mendoni ata diskutojnë për performancën e punonjësve gjatë këtyre takimeve. Por, nëse gjërat nuk komunikohen qartë dhe ju ndiheni vazhdimisht në siklet atëherë është koha të mendoni të largoheni.

  1. Juve nuk ju besohen detyrat si në të kaluarën

Kur filloni një punë të gjithë mundohen të ndërveprojnë me ju duke ju dhënë detyra për të bërë përfshirë këtu menaxherët, kolegët, madje dhe shefi juaj sepse duan të din më shumë për mënyrën tuaj të të punuarit. Kjo vetëm duhet të përforcohet me sa më shumë përvojë që bëni. . Por kur nuk ju japin asnjë detyrë, do të thotë se nuk e shohin më vlerën në atë që bëni dhe kjo është një shenjë vërtet e keqe për stabilitetin e juaj në punë.

Ka një miliard arsye pse kjo mund të ndodhë, por merrni parasysh këtë:

Kur filloi kjo? Dhe a kishte ndonjë dukuri specifike që i bëri njerëzit më të kujdesshëm për punën që e bëni edhe ju apo erdhi nga hiçi?

Çfarë keni bërë në të kaluarën që nuk ju kërkohet të bëni më? A po ndryshojnë pozitat brenda kompanisë?

Kur flisni me menaxherët, si reagojnë ata ndaj detyrës që përmendet? A ngrisin supet apo janë të shqetësuar që ju të mos e merrni më këtë punë?

Nëse konotacionet negative të këtyre pikave kombinohen me komunikim të shkëputur, mos prisni që gjërat do të zgjidhen së shpejti.  Në vend të kësaj, prisni që një zëvendësues të jetë në rrugën e tij për në vendin tuaj të punës. Por, ju duhet të mos dorëzoheni. Mos e harroni, aftësitë tuaja janë të vlefshme dhe ka 1000 kompani që e dinë këtë. Vetëm se kjo kompani, në këtë kohë dhe në këtë mjedis, ka vendosur që nuk mund të punosh më me ta. Mënyra se si e rregulloni këtë është duke gjetur një punë më të mirë në një kompani më të mirë./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC