Menaxhimi i emocioneve është një gjë e vështirë për t’u bërë. Si shkak i kësaj, shumë njerëz mund të kalojnë edhe në sjellje negative. Sjelljet negative në vendin e punës mund të krijojnë përshtypjen se jeni një person negativ apo i vrazhdtë dhe mund të çojnë drejt ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Vonesat. Ky zakon mund t’ju dëmtojë shumë në vendin tuaj të punës. Vonesat për në punë apo vonesat në dorëzimin e detyrave të punës mund të ndikojnë në shtyerjen e projekteve dhe si rrjedhojë kompania mund t'ju largojë nga roli juaj.
Thashethemet. Të gjithë ndjehemi keq kur dëgjojmë se dikush ka thënë fjalë të pakëndshme prapa shpinës sonë. Thashethemet për bashkëpunëtorët tuaj mund t’ju ndikojnë negativisht në qëndrimin tuaj në një vend pune.
Deklaratat paragjykuese. Ndonëse jemi të lirë të flasim, duhet të kemi kujdes se çka themi. Deklaratat raciste apo paragjykuese, që tregojnë jotolerancë ndaj të tjerëve, janë shumë të dëmshme. Një gjë e tillë mund të ndikojë negativisht tek pjesa tjetër e stafit dhe në raportin tuaj me punëdhënësin.
Ngacmimi. Kjo jo vetëm që ndikon në performancen e punës por mund edhe të ndikojë që punëtorët të ndjehen të rrezikuar. Shumica e njerëzve i ngacmojnë të tjerët duke abuzuar me fuqinë që mund të kenë. Personat që ngacmojnë të tjerët jo gjithmonë kanë një rrugëtim të gjatë në një kompani.
Gënjeshtrat. Një tjetër gjë cila mund të çojë drejt humbjes së vendit të punës, janë gënjeshtrat. Abuzimi me të ardhurat e kompanisë, vjedhja e punëdhënësve, kolegëve, keqpërdorimet e ndryshme, mund të nxisin edhe gënjeshtrën dhe të çojnë në humbjen e vendin të punës.
Komunikimi i dobët me email. Komunikimi me e-mail mund të përfshijë shumë gjëra, ndër to është injorimi i emaileve. Nëse jeni prej atyre personave që nuk i ktheni emailet, i ktheni shumë me vonesë apo harroni të përgjigjeni, mund të jeni duke tingëlluar si joprofesionistë dhe ta rrezikoni punën tuaj.
Joefikasiteti. Zakonet e këqija si mungesa e organizimit apo të qenit shumë llafazan, mund t’ju bëjnë një koleg jo shumë efikas dhe të padëshiruar në kompani. Kështu që, mos e shpenzoni kohën në mënyrë jo të duhur dhe me gjëra që nuk lidhen me punën.
Mungesa e vëmendjes. Një zakon shumë i keq e që mund ta kenë shumë punonjës është edhe mungesa e vëmendjes. Një gjë e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për karrierën tuaj sepse asnjëherë nuk do të arrini ta vlerësoni siç duhet kulturën e vendit të punës. Njohuritë e dobëta rreth vendit të punës, mund t’ju bëjnë një person më pak të dëshiruar për një kompani.