A jeni një introvert që nuk i pëlqen ta bëjnë një punë ku duhet të ndërveprojnë me shumë kolegë, klientë dhe menaxherë. Atëherë mundësia më e mirë për ju është të fokusoni në ato punë ku nuk keni nevojë ta ndani hapësirën me dikë. Ju mund të kënaqeni me një punë ku punoni vetëm ose punoni në shtëpi.
Dizajni grafik, programimi kompjuterik dhe shkrimi i pavarur janë profesione që të gjitha ofrojnë mundësi pune për njerëzit që duan të punojnë vetë nga shtëpia ose në internet.
Introvertët përbëjnë rreth 50% të popullsisë, megjithatë shumë vende pune janë të dizajnuara për ekstrovertë. Kjo e bën të vështirë për introvertët të kenë sukses dhe të vështirë të gjejnë punë me stres të ulët.
AkademiPune ju tregon disa punë për personat introvertë që u mundëson atyre të punojnë në mënyrë të pavarur nga shtëpia derisa kalojnë kohën në paqe dhe qetësi. Nëse preferoni të punoni në heshtje pa u penguar nga muhabetet, këto janë punët ideale për ju!
- Bloger
Kjo është puna më e mirë për ju. Nëse filloni një blog ju po ashtu mund të jeni shefi i vetes suaj dhe mund t’i menaxhoni gjërat ashtu siç ju përshtaten më së miri. Ju nuk keni nevojë të prisni për aprovimin e askujt dhe as t’i raportoni dikujt për përmbajtjen në blogun tuaj. Juve ju duhet vetëm një kompjuter me internet, disa aftësi në të shkruar dhe hulumtim dhe rrjete sociale ku mund ta promovoni punën tuaj.
- Artizan
Nëse keni aftësi për të punuar punime të veçanta punëdore atëherë ju mund të punoni vetëm dhe atë brenda një ambienti shumë kreativ. Kështu edhe mund ta zhvilloni hobin tuaj dhe ta ktheni në diçka profitabile. Kështu ju mund të zhvilloni biznesin tuaj nga shtëpia dhe veçmas tash kur ka shumë mundësi për t’i shitur produktet tuaja online. Krejt çka ju duhet është aftësia për të bërë punime dore dhe më pas t’i përdorni rrjetet sociale për të promovuar punën tuaj në mënyrë që të arrini sa më shumë klientë.
- Kopshtar
Kjo është një mundësi ideale edhe për të kaluar më shumë kohë në natyrë. Larg çdo ambienti zyreje. Nga disa kërkohen vetëm aftësi bazike për të prerë barin ndërsa nëse dini të punoni me dizajnë në bari kjo është akoma një mundësi më e mirë për t’ua hapur dyert. Krejt çka ju duhet është pasioni për këtë punë dhe dëshira për të punuar në natyrë.
- Dërgues i porosive
Nëse ju pëlqen të punoni vetëm dhe të jeni vazhdimisht jashtë zyrës atëherë pozita dërgues i porosive është ideale për ju. Në kohën kur njerëzit po përdorin porositë “online”, kjo pozitë po kërkohet gjithnjë e më shumë dhe për dërgimin e ushqimit në shtëpi. Juve ju duhet vetëm të keni aftësi të mira në menaxhim të kohës që t’i dërgoni porositë me kohë.
- Fotografët
Si fotograf, ju do të shkrepni momentet më të mira të jetës së njerëzve të tjerë. Po ashtu mund edhe t’i shitni fotografitë “online” që të tjerët të mund t’i blejnë. Ju mund të paguheni për secilën fotografi që bëni. Për këtë profesion duhet të jeni kreativ si dhe të dini të punoni me dritën në apartin tuaj fotografik, po ashtu duhet të keni aftësi të mirë edituese për fotografitë. Gjithashtu aftësitë e mira komunikuese do të ju ndihmojnë shumë pasi që kështu klientët do të ndihen më rehat para aparatit tuaj fotografik dhe do të krijojnë një ndjenjë besimi me ju.
- Mirëmbajtësit/ Pastruesit
Mirëmbajtësit e shtëpive i ndihmojnë njerëzit që ta mbajnë shtëpinë e tyre të pastër përderisa vetë nuk kanë kohë për ta pastruar atë. Në këtë punë ju keni mundësi t’i sistemoni punët tuaja vetëm, nëse pastroni ndonjë objekt pune kur orari të ketë përfunduar për pjesën tjetër po ashtu ju mundëson ta kryeni punën e vetme. Juve ju nevojiten aftësitë e mira të komunikimit dhe të shërbimit për këtë punë në mënyrë që njerëzit të krijojnë një ndjenjë besimi ndaj jush. Për ta kryer punën sa më mirë, ju duhet tu kushtoni vëmendje të madhe detajeve.
- Përkthyesit
Nëse dini shumë gjuhë dhe ju pëlqen të mësoni për kulturat e huaja atëherë puna e përkthyesit është ideale për juve. Ju duhet të keni aftësi të shkëlqyera për gjuhen në të cilën përktheni dhe të dini teknikisht të përdorni në mënyrë korrekte fjalitë dhe të mos bëni gabime teknike. Duke bërë këtë punë do të mësoni jashtëzakonisht shumë nga përmbajtja që përktheni dhe nga kultura që lidhet me gjuhen në të cilën përktheni.
- Programues i kompjueterëve
Programuesit e kompjuterave përdorin gjuhë të ndryshme programimi si C++ dhe të tjera për të krijuar programe për qëllime të ndyrshme. Për ta bërë këtë punë ju duhet të kuptoni llojet e ndryshme të gjuhëve të programimit, si dhe të njiheni me strukturat e kodimit dhe parimet e projektimit. Shumë kompani nuk kërkojnë ndonjë diplomë zyrtare në programim, por do të duan të ju të tregoni se keni ndjekur një kurs online për të mësuar këto aftësi ose jeni shumë kompetent nëse jeni autodidakt./ AkademiPune