Mos e dëmtoni reputacionin e zyrës suaj duke shpërndarë më shumë se sa që duhet me kolegët e punës. Gjithmonë duhet të jetë një vijë ndarëse . Mësoni se cilat tema duhet të shmangni në zyrë dhe si të qëndroni profesionistë duke qenë akoma miqësorë.
- Probleme pune të panevojshme ose të parëndësishme
Askush nuk e ka ditën e përsosur të punës. Sidomos kur filloni në një stazh ose një punë të parë, gabimet janë të pashmangshme. Është e rëndësishme të shprehni vetëm problemet që kërkojnë ndihmë nga jashtë. Në këtë mënyrë kolegët tuaj e dinë se është serioze. Nëse ankoheni gjithmonë për mënyrën se si funksionojnë gjërat në zyrë, askush nuk do të dijë kur t'ju marrë seriozisht.
- Thashethemet për kolegët
Thashethemet janë mënyra më e lehtë për të njollosur reputacionin tuaj në vendin e punës. Edhe nëse keni kolegë që ju atakojnë në mënyrë të gabuar, mbajeni për vete (përveç nëse, sigurisht, është një problem serioz, jeni në rrezik personal ose diçka e tillë). Të flasësh keq për kolegët e tu është gjithashtu një gjë negative dhe e padobishme për t'u bërë – pse të shpërndash energji të keqe në të gjithë zyrën?
- Çështje thellësisht personale
Edhe kur kolegët tuaj bëhen miqtë tuaj, është e rëndësishme të ruani kufijtë. Zbulimi i problemeve personale ose çështjeve serioze, veçanërisht gjatë orarit të punës, mund tu japë kolegëve tu një shije të keqe. Çështjet thellësisht personale duhet të ruhen për rrethin tuaj të ngushtë të miqve - jo për kolegët tuaj të zyrës. Nëse ndodh diçka shumë serioze, ka një moment të përshtatshëm për t'u treguar kolegëve tuaj, veçanërisht shefit tuaj, në një hapësirë private.
- Ankesat tuaja të përditshme
Nuk ka nevojë të ankoheni për udhëtimin tuaj, fqinjët tuaj apo ndonjë problem tjetër personal. Të gjithë kanë problemet e veta dhe nuk kanë nevojë të merren me të tuat krahas probleme me të cilat përballën ata vetë. Ju po përhapni negativitet dhe një qëndrim të keq ndaj njerëzve përreth jush.
- Shefi juaj
Të flasësh për kolegët e tu është e keqe. Të flasësh për shefin tënd është edhe më keq. Nëse keni një problem me menaxherin tuaj, ekzistojnë kanale të përshtatshme komunikimi ku mund ta adresoni atë.
- Jeta juaj e dashurisë
Në përgjithësi, lini romancën dhe jetën tuaj romantike në derë përpara se të hyni në zyrë. Edhe pse nuk ka nevojë të mbani sekret se me kë po dilni ose çfarëdo qoftë situata juaj, hyrja në detaje për gjithçka në të cilën po kaloni nuk shihet si e përshtatshme dhe mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme nga kolegët tuaj të zyrës. / AkademiPune