Hyperactive ofron një ambient dinamike që ofron eksperienca të personalizuara për ndërtimin e ekipeve (team building), duke kombinuar argëtimin, zhvillimin e lidershipit dhe përmirësimin e bashkëpunimit në një ambient kreativ - si në formë fizike, ashtu edhe virtuale. Si i tillë, ai ishte edhe partner ekskluziv i samitit të tretë me radhë “PowerToHR” që organizohet nga KosovaJob e që sivjet mblodhi mbi 800 pjesëmarrës në AMC Hall.
Në mesin e përfaqësuesve në këtë samit ishte edhe Aurora Sherifi, udhëheqëse e operacioneve në Hyperactive e cila e ftuar në PR Zone ndau perspektiven e saj mbi këtë bashkëpunim dhe mbi efektin që ka sjell Hyperactive në një mjedis më pozitiv pune tek të gjitha ekipet më të cilat bashkëpunojnë.
“Kemi nderim më marr pjesë në këtë samit, për neve është shumë e rëndësishme më u lidh me njerëzit e HR-it, edhe më tregu çka saktësisht bën Hyperactive për komunitetin e HR-it për organizime të ndryshme dhe më i shpalos idetë e ndryshme”, tha ajo në fillim të intervistës.
Ndikim i Hyperactive te ekipet dhe shtrirja përtej Kosovës
Për Hyperactive, lidhja me komunitetin e HR-it nuk është vetëm pjesëmarrje në një diskutim është pjesë e misionit për të kontribuar në mirëqenien e ekipeve brenda organizatave. Aurora dëshmon se në Hyperactive besojnë fort se mund të bëjnë ndryshimin në ekipe që funksionojnë jo vetëm mirë, por edhe me energji dhe përkushtim të përbashkët.
“Në anglisht është një shprehje shumë e mirë “njerëzit që luajnë së bashku qëndrojnë së bashku” dhe besoj kjo e përshkruan shumë mirë se sa e rrit motivimin një ekip i cili është i bashkuar që përveç punës që bëjnë së bashku (teamëork) edhe socializohen bashkë, e krijojnë një energji, e cila ata i përcjell jo vetëm në ambientin e punës, por edhe jashta ambienteve të punës e këtu vjen në rol kyc Hyperactive. Sthylla kryesore e jona është si më u fokusu që kompanive më ju ofru një team- retreat, team- bonding, energiser events që i kontribuojnë atyre që ta mbajnë ekipin të bashkuar dhe pozitiv. Përtej argëtimit, ne zhvillojmë aktivitete që nxjerrin në pah talentet, aftësitë për bashkëpunim, lidershipin dhe marrjen e iniciativës brenda ekipit. Kjo u mundëson kompanive të identifikojnë pikët e forta të anëtarëve të tyre dhe të forcojnë kulturën e bashkëpunimit. “Ne nuk ofrojmë vetëm argëtim – ne krijojmë eksperienca që ndihmojnë ekipet të rriten dhe të punojnë më mirë së bashku,” tha ajo gjatë intervistës në PR Zone në kuadër të samitit PowerToHR.
Prishtina është shndërruar në qendër të argëtimit dhe mirëqenies në punë, por hapësira për zgjerim mbetet e madhe. Kompanitë po vetëdijesohen se motivimi vjen edhe nga investimi në mirëqenien sociale. Me zgjerimin e Hyperactive, pritet që ky model të përhapet edhe në qytete të tjera brenda dhe jashtë Kosovës.
“Ka akoma hapësirë ku mundet më u shtri tutje. Prishtina veçse është njëri prej qyteteve që ka kontribuar më së shumti në pjesën e argëtimit dhe mirëqenien e punëtorëve, por definitivisht duhet të shtrihet edhe më tutje. Kompanitë veçse kanë filluar shumë të vetëdijesohen që për më e mbajtë një punëtor duhet shumë më kontribu në motivimin e tyre, motivimin i tyre nuk ndodhë si me metoda klasike vetëm përmes pagës apo incentivave të tjera, Ai ndodh edhe duke investuar në njerëzit që janë pjesë e atij ambienti. Për me pas një mirëqenie të mirë, ata duhet patjetër me kalu momente pozitive bashkë. Prandaj, besoj që kompanitë edhe jashtë Prishtinës, në qytetet tjera të Kosovës, shumë shpejt kanë me fillu me organizu team retreats, team bonding e aktivitete të ndryshme për stafin e tyre. Jo vetëm në HyperActive Prishtina, por edhe në vende të tjera, sepse ne po zgjerohemi edhe jashtë Kosovës.Besoj që shumë shpejt si koncept ka më u shtri edhe më gjerë se sa ka qenë deri tash”, ka shpjeguar Aurora.
Aurora: Stafi i Hyperactive është zemra e Hyperactive
Aurora ka folur edhe mbi rëndësinë dhe forcën lëvizëse që krijohet nga vetë stafi i Hyperactive të cilëve ua atribuon suksesin dhe tregon për metodat që përdorin që edhe ata vetë të ndihen të motivuar brenda ekipit dhe mbi të gjitha të ndihen të dëgjuar.
“Stafi i Hyperactive është zemra e Hyperactive, ne pa staf nuk kishim mujt më arrit këtu ku jemi. Mundohemi shumë me i angazhu, me i mbajtë ata të inkuadruar në krejt aktivitetet tona sepse duke qenë ata të inkuadruar na ndihmon që na më ec përpara në hapa të njëjtë bashkë me stafin. Organizojmë kampanja të ndryshme, evente argëtimi, darka, ekskursione, evente të cilat na ndihmojnë neve më u bashku si ekip, me pru ide të reja dhe gjithmonë diskutojmë me ta se si mundem më sjell edhe më shumë energji brenda për brenda ekipit”, ka shtuar tutje ajo.
PoëerToHR sivjet u zgjerua me 40 sesione inspiruese, me PR Zone, një aplikacion dhe një komunitet mbi 800 pjesëmarrës që krijuan standard të ri të organizimit për tema që na ndihmojnë rreth Burimeve Njerëzorë, Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale. / AkademiPune