Kur je i lindur për të qenë sipërmarrës?

13 Tetor '21

Kur je i lindur për të qenë sipërmarrës?
	 	 

Sot shumëkush mund të bëhet ndërmarrës, duke u falënderuar burimeve dixhitale të shumta që janë gjatë gjithë kohës aty. Sidoqoftë, shumë prej tyre heqin dorë, sepse nuk e kanë me aq pasion dhe përfitimi tentohet që të bëhet shpejt. Kjo nuk duhet të ndodhë me një ndërmarrës të lindur që ka qetësi, plan afatgjatë dhe pasion për t’i çuar gjërat deri në fund. Krijimi i një brendi kërkon kohë dhe durim të madh, e shpesh nuk është diçka që bëhet me një të lëvizur të dorës.

Kjo pjesë u bë më e vështirë sidomos pas kohës së pandemisë. Sipas Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës, gjatë kësaj kohe janë mbyllur 761 biznese në vend. Gjithsesi në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti pati biznese të reja që u hapën.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në tremujorin e vitit 2021 janë regjistruar 2941 ndërmarrje. Bazuar në raportin e tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak ka rritje për 27.26% të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë.

Ndërsa, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë regjistruar 2813 ndërmarrje. Edhe pse pati një rënie prej 4.55% me tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 “ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raportin e ASK.

E për të mos pasur luhatje të madhe e për t’i përballuar edhe krizat duhet pasion dhe plan afatgjatë. Kush janë pra personat që janë të lindur për të qenë sipërmarrës të sukesshëm? Mësoni shenjat e tyre që i karakterizojnë ata që vegjëli!

Gjithnjë kërkoni për më shumë

“Uria” për të pasur më shumë është diçka që shihet në secilin ndërmarrës të suksesshëm, thuhet nga Enterprenuer. Personat që e kanë ndërmarrësinë në zemër nuk ngurrojnë që ta bëjnë çfarëdo pune qoftë, që prej moshës së tyre të hershme. Ata nuk zgjedhin punë, por tentojnë që ta marrin “ajkën” nga secila prej tyre.

I zgjidhni problemet

Kur të krijoni një biznes apo produkt të ri, gjithmojnë dueht të filloni nga pika më e dhimbshme. Çfarë i mungon asaj industrie që gjithmonë ke dashur që ta krijosh apo të ndryshosh? A ka ndonjë proces që mund ta thjeshtësoni apo ta zgjidhni me produktin dhe shërbimin? Pra, gjithmonë ka një mënyrë për t’i çuar gjërat në një nivel tjetër. Kështu që, nëse identifikimi dhe krijimi i zgjidhjes për “pikën e dhimbshme” vjen në mënyrë të natyrshme te ju, shansat janë të bëheni ndërmarrës të mëdhenjë.

Jeni vetëfillues

Kur të vjen momenti për të menduar që ta hapni biznesin tuaj personi i vetëm që mund t’ju shtyej është vetja juaj. Sipërmarrja është punë e vështirë dhe nuk është për të zbehurit. Nëse nuk keni motivimin për të udhëhequr kompaninë tuaj, për të qëndruar gjatë nëpër netëve të gjata dhe për të marrë vendime të vështira, ka të ngjarë që biznesi juaj nuk do të lulëzojë. Sipërmarrësit e vërtetë e kuptojnë që fati i tyre është pikërisht në duart e tyre dhe e përdorin atë si motiv për ta shtyer veten për të qenë më të mirët për biznesin e tyre. /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC